Lajme nga rajoni
Balla shkon në Hagë: Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë tek Çlirimtarët e Kosovës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla për festat e Pavarësisë dhe çlirimit ka vizituar Çlirimtarët e Kosovës në Hagë.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin social facebook Balla i shoqëruar nga deputeti i PS-së Arben Pëllumbi shfaqen duke u futur në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Lajme nga rajoni
Nesër në mesnatë afati i fundit/ Palët nuk gjejnë marrëveshjen, Kosova në prag të zgjedhjeve të reja
Të martën në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Pa zgjedhjen e tij vendi shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, të tretat pas atyre në shkurt e dhjetor.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, u ofroi së fundi partive opozitare Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që t’i paraqesin së bashku tre kandidatë jopartiakë për president. Partia në pushtet bëri një deklaratë në rrjetin social Facebook, ku tha se do t’i tërhiqte kandidatët e vet nga gara për president të propozuar më parë, “zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku”, nëse dy partitë opozitare i sjellin tre emrat e kërkuar.
Opozita e cilëson ofertën e Vetëvendosjes “jo serioze”
Po këtë qëndrim pati edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili tha se “çështja e zgjedhjes së presidentit është shumë serioze sesa për t’u diskutuar përmes rrjeteve sociale”. Megjithatë, ai tha se “nëse Kurti dëshiron marrëveshje politike me LDK-në, duhet ta bëjë vetëm me LDK-në”, dhe shtoi se oferta e Vetëvendosjes “duket më shumë si manovër politike”.
Abdixhiku, duke iu drejtuar Vetëvendosjes, tha se “nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”.
LDK ka vetëm 15 ulëse në Kuvend. Javën e shkuar, kryeministri Kurti i kishte ofruar LDK-së postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ndërsa Partisë Demokratike të Kosovës postin e kryeparlamentarit, në mënyrë që presidenti të mbetej nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht njëri nga kandidatët e saj, Glauk Konjufca apo Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Të dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, refuzuan ofertën e Albin Kurtit, duke e akuzuar atë që po synon t’i kontrollojë institucionet kryesore në vend.
Për kryeministrin Albin Kurti oferta e Vetëvendosjes për partitë politike opozitare ishte “gjeneroze”, duke paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të njëpasnjëshme për faktin që asnjë parti politike nuk mund t’i sigurojë 80 deputetë sa janë të nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit.
Ngërçi i tejzgjatur për zgjedhjen e presidentes/it
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy raundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që procesi i zgjedhjes së presidentit të mund të vazhdojë. Lëvizja Vetëvendosje, me partnerët në qeverisje, pakicat jo serbe, ka vetëm 66 ulëse në Kuvend, nga 120 vende sa i ka parlamenti i Kosovës. Pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit si presidente dhe dështimit të Kuvendit që ta zgjedhë presidenten/in e ri, më 4 prill, sipas Kushtetutës, ushtruese e detyrës së presidentes u emërua kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk mund ta ushtrojë këtë post më shumë se gjashtë muaj.
Vetë Haxhiu, e cila vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, disa herë u ka bërë thirrje partive politike për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Të martën në mesnatë (28.04.) përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës; në të kundërtën vendi duhet të mbajë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, që do të ishin të tretat pas atyre në shkurt dhe në dhjetor të vitit 2025./DW
Lajme nga rajoni
Spiunonte për BIA-n serbe, ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë dënohet me 6 vite burg
Gjykata Themelore të Prishtinës ka dënuar me 6 vjet burg ish-punonjësen e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq për spiunazh.
Ajo akuzohej se gjatë ushtrimit të detyrës së saj si zyrtare e OSBE-së në Kosovë ka përcjellë informacione te agjenti rezident i BIA-s, Aleksandër Vlajiq. Këto informacione, sipas Prokurorisë, më pas janë transmetuar te zyrtarë të lartë të BIA-s në Beograd.
Në aktakuzë gjithashtu thuhet se në ditën kur ka ndodhur sulmi ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në vitin 2022, ka pasur komunikim mes Gjukanoviq dhe Vllajiq, i cili tashmë është dënuar në shkallë të parë për të njëjtën vepër penale.
Sipas prokurorisë, Gjukanoviq ka ndihmuar BIA-n duke dërguar përmbajtje sensitive që lidhet me çështje politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Lajme nga rajoni
Të burgosurit i vënë zjarrin qelive dhe tentojnë arratisjen, por plani u dështon në minutën e fundit! 12 prej tyre…
Një zjarr shpërtheu pak para orës 11:00 të ditës së sotme (27 prill) në ambientet e Paraburgimit të Shtabit të Policisë së Magnezisë në rajonin e Thesalisë në Greqi, duke mobilizuar menjëherë Departamentin e Zjarrfikësve të Volosit, i cili nxitoi në vendngjarje me automjete për të shuar zjarrin.
Por sipas informacioneve, incidenti u shkaktua nga një grup prej 12 të burgosurish, të cilët i vunë flakën mbeturinave dhe çarçafëve, përfshirë një batanije.
Gjatë transferimit të tyre për arsye sigurie në një qendër paraburgimi të përkohshëm, ata u përpoqën të arratiseshin, por nuk ia dolën dot.
Plani i tyre dështoi si pasojë e masave të lartë nga autoritetet, ndërsa dyshohet se kanë pasur një plan paraprak të mirëorganizuar për arratisjen.
-
Lajme nga bota1 month ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni1 month agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport1 month agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!


