Connect with us

Lajme nga vendi

Në Sofje do të nënshkruhen marrëveshje mes muzeve të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Serbisë

Published

on

Marrëveshjet për aktivitete të përbashkëta ndërmjet Institutit kombëtar arkeologjik dhe Muzeut të Akademisë bullgare të shkencave, Muzeut arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Muzeut kombëtar të Serbisë do të nënshkruhen sot në Ministrinë e Kulturës së Bullgarisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Muzetë do të përfaqësohen nga drejtorët e tyre. Në ngjarje do të marrin pjesë ministri i Kulturës së Bullgarisë, Velisllav Minekov dhe ambasadorët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Sofje, Agneza Rusi Popovska dhe Zhelko Joviq.

Qëllimi kryesor i marrëveshjeve është zbatimi i një projekti të përbashkët ndërmjet tre instituteve kombëtare me qëllim të prezantimit të një ekspozite të përbashkët në Shkup, Beograd dhe Sofje. Ekspozita duhet t’i tregojë materialet dhe historinë e hulumtimit të nekropolit antik, i zbuluar në vitin 1918 afër Trebenishtes në bregun verior të liqenit të Ohrit gjatë aktiviteteve të ndërtimit të njësive inxhinierike bullgare, ndërsa më vonë i eksploruar nga arkeologë bullgarë, serbë dhe maqedonas në dekada të ndryshme të shekullit të 20-të.

Qëllimi i ekspozitës dhe projektit nuk është vetëm mbledhja e gjetjeve përfaqësuese që tani për herë të parë pas 100 vjetësh mbahen në muzetë në Shkup, Ohër, Sofje dhe Beograd, por edhe të tregojë vullnetin e përbashkët për bashkëpunim dhe miqësi mes tri vendeve.

Advertisement

Lajme nga vendi

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën e SPB Shkup. Krimet e dhunshme u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024, me një rritje prej 13.6% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 1,943 raste. Ndërkohë, vrasjet ranë me 13%, me gjithsej 20 raste, pesë prej të cilave lidhen me dhunën në familje. Edhe vetëvrasjet pësuan rënie prej 13.5%, me 83 raste, kryesisht te burrat mbi 30 vjeç. Në fushën e aksidenteve dhe lëndimeve në punë, u regjistruan 241 raste, ku 36 persona humbën jetën dhe 59 u plagosën rëndë, më së shumti në SPB Tetovë. Këto të dhëna dalin nga raporti vjetor për vitin 2024 i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Tentim vrasjet shënuan rritje alarmante

Ajo që bie më shumë në sy është rritja alarmante e tentativave për vrasje, me 116% më shumë raste se vitin e kaluar, gjysma e tyre të kryera me armë zjarri dhe shumica në zonën e SPB Shkup.

“Një rritje e konsiderueshme prej mbi 116% këtë vit u regjistrua edhe në veprat penale të “tentativës së vrasjes”. U regjistruan gjithsej 52 vepra penale, gjysma e të cilave duke përdorur armë zjarri. Sipas vendndodhjes, shumica e tyre janë në zonën e SPB Shkup (25), dhjetë janë në zonën e SPB Tetovë, pesë në zonat e SPB Strumicë dhe SPB Kumanovë, tre në zonën e SPB Ohër, dy tentativa janë në zonën e SPB Manastir dhe nga një në zonat e SPB Veles dhe SPB Shtip. Është karakteristike se mbi 100% rritje është regjistruar në zonat e SPB Shkup, Tetovë, Ohër dhe Kumanovë. Sa i përket autorëve, janë marrë masa kundër 64 personave, gjashtë prej të cilëve janë fëmijë”, thuhet në raportin e MPB-së.

Vetëvrasje me shkaqe të panjohura për institucionet 

Edhe vetëvrasjet shënuan ulje me 13.5%, me 83 raste, kryesisht te burrat mbi 30 vjeç. Ajo që bie në sy është fakti se në shumicën e rasteve, institucionet nuk kanë arritur të zbulojnë motivet e vërteta që çuan personat në këtë të ndërmarrin këtë akt.

“Numri i vetëvrasjeve shënoi një rënie prej 13.5%. Gjatë vitit 2024, u regjistruan gjithsej 83 (96) raste, nga të cilat numri më i madh ishte në zonën e SPB Shkup – 25, ku u regjistrua rritje prej mbi 56%, pasuar nga zonat e SPB Manastir me 15 vetëvrasje dhe SPB Shtip – 14, SPB Strumicë – 10 dhe në një masë më të vogël në zona të tjera”, thuhet në raport.

Advertisement

Shumica e vetëvrasjeve (59) këtë vit janë kryer nga burra kryesisht mbi moshën 30 vjeç, dhe tetë persona ishin midis moshës 18 dhe 30 vjeç. Në shumicën e rasteve, shkaqet e vërteta nuk janë përcaktuar plotësisht, por në një përqindje të konsiderueshme, çrregullimi nervor përmendet si motiv i vetëvrasjes. Sipas mënyrës së kryerjes së veprës penale, në 49 raste personat kryen vetëvrasje duke u varur, gjashtë persona përdorën armë zjarri, në 17 raste bëhej fjalë për kërcim nga lartësia, dhe në një numër më të vogël rastesh helmimi me substanca toksike dhe mbytje në ujë.

 

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bexheti për raportin: Kjo Qeveri është vetëm një vit e gjysmë në pushtet, nuk mund të presim reforma fundamentale

Published

on

Kryetari i Këshillit Fiskal, akademik Abdylmenaf Bexheti, pa ndonjë koment të detajuar, e vlerësoi raportin më të ri të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, duke theksuar se Qeveria është shumë pak kohë në pushtet për t’u pritur ndryshime thelbësore.

“Nuk kam ndonjë koment të veçantë. Kjo Qeveri është një vit e gjysmë në pushtet, ndërkohë që kemi pasur edhe dy procese zgjedhore. Nuk mund të priten kush e di çfarë reformash fundamentale e strukturore në një periudhë të tillë” deklaroi Bexheti në emisionin Biznis21 në TV21.

Ai theksoi se vërejtjet në raport janë, në masë të madhe, të njohura edhe për institucionet vendore.

“Është fakt që mungojnë politika për forcimin e ekonomisë dhe për ndryshime strukturore. Kjo nuk është diçka që nuk e dimë. Përkundrazi, prej kohësh jemi të vetëdijshëm për këto dobësi,” shtoi ai.

Bexheti vlerëson se, përveç aspekteve ekonomike, është e rëndësishme të ruhet edhe stabiliteti politik dhe të vazhdohet me proceset integruese.

Advertisement

“Kjo është e domosdoshme nëse duam t’i mbajmë të rinjtë në vend,” theksoi akademiku.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Trafiku zhvillohet pa pengesa, në pikat kufitare nuk ka pritje

Published

on

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat