Lajme nga vendi
Aggeler: Korrupsioni po pengon përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe po kërcënon rininë e këtij vendi
Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, ka mbajtur fjalim me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me ç’rast tha se korrupsioni vazhdon ta ndalojë zhvillimin ekonomik, social dhe arsimor.
“Në 20 vitet e fundit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është rritur në autonomi, dukshmëri, burime dhe efektivitet në luftën kundër korrupsionit. Komisioni ka një zë të rëndësishëm të pavarur për të luftuar plagën që është korrupsioni sistemik. Nëpërmjet punës së tij, ai mund të jetë i dobishëm në ndryshimin e sjelljeve, pritshmërive, dhe numrin e këtij kanceri mbi njerëzit, shoqërinë, ekonominë e këtij vendi. Maqedonia e Veriut është një histori suksesi. Që nga pavarësia juaj 31 vjet më parë, ju jeni anëtarësuar në NATO; ju jeni në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian; dhe ju keni ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, multietnike në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, edhe sot, korrupsioni po pengon përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe po kërcënon pasurinë e saj më të madhe natyrore – rininë e këtij vendi”, deklaroi Aggeler.alsat.
Lajme nga vendi
Mexhiti: VLEN është fitues i zgjedhjeve lokale

Kryetari në ardhje i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, është humbësi më i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 19 tetor.
Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mexhiti ka theksuar se Ahmeti, i cili qeveriste në 90% të komunave, ka përfunduar me vetëm një komunë të fituar, Likovën.
“Qëllimisht apo jo, Ahmeti dhe BDI-ja kanë fokusuar rëndësinë kryesore te Tetova dhe posaçërisht te Çairi, ndërsa komunat e tjera i kanë konsideruar më pak të rëndësishme. Ne e pranuam këtë sfidë dhe sot Çairi u mbyll në raundin e parë. Tetova ka një epërsi mbi 4 mijë vota, kështu që është çështje e kryer. Gjithashtu, ne vetëm në raundin e parë kemi fituar 5-6 komuna. Kam deklaruar edhe më parë se humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është Ali Ahmeti, i cili qeveris në 90% të komunave, dhe në mbrëmjen kur të numërohen votat, BDI-ja do të ketë fituar vetëm një apo dy komuna rurale, pra BDI ka fituar vetëm në Likovë”, ka deklaruar ai.
Sipas Mexhitit, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur t’i japin shansin një gjenerate të re për qeverisje, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal.
“Shqiptarët në Maqedoni kanë vendosur të japin mundësinë për një gjeneratë të re për qeverisje, për hir të konkurrencës dhe demokratizimit të skenës politike. Pas tre apo katër viteve që kanë mbetur, çdo qytetar shqiptar në Maqedoni do të ketë mundësinë të bëjë krahasimin ndërmjet këtij dhe tjetrit tabori, duke i vlerësuar në bazë të punës dhe programeve. Deri më tani kjo mundësi nuk ka ekzistuar, pasi ka pasur një lloj monopoli politik ose skena ka qenë shumë e shpërndarë”, është shprehur Mexhiti.
Lajme nga vendi
Varg me marihuanë në oborr të shtëpisë, arrestohet 54-vjeçari

Personi u mbajt në Stacionin Policor të Gjevgelisë, u njoftua prokurori nga Prokuroria Themelore e Gevgelisë, dhe pas dokumentimit të rastit, gjatë ditës do të paraqitet kallëzim penal.
“Më 21.10.2025, rreth orës 13:00, zyrtarët e policisë nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli arrestuan A.R. (54) nga Bogdanci. Bazuar në urdhër gjyqësor, u krye bastisje në shtëpinë e tij, ku u gjetën rreth 1 kilogram e 100 gramë marihuanë, katër bimë të mbjella kanabis, mbetje të degëve me marihuanë dhe objekte me mbetje të marihuanës”, thonë nga MPB.

Lajme nga vendi
Paraburgim 6 persona dhe masa kujdesi për 15 të tjerë, shkak keqpërdorime në spital

Prokuroria e Prilepit ka kërkuar paraburgim për gjashtë persona dhe masa kujdesi për 15 të tjerë të arrestuar në lidhje me rastin e Spitalit të Përgjithshëm të Prilepit.
“Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prilepit propozime për paraburgimin e gjashtë personave, për 15 masa kujdesi dhe për gjashtë deri në shtatë persona juridikë nga Prilepi, Manastiri dhe Shkupi, si dhe propozim për ndalesë nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimeve publike,” tha Jasmina Shishkovska, kryetare e Gjykatës Themelore në Prilep.
Personat e arrestuar pritet të dorëzohen gjatë ditës në Gjykatën e Prilepit. Më shumë se 10 persona u arrestuan mbrëmë dhe sot nga policia e Prilepit gjatë një aksioni të Drejtorisë së Policisë Financiare, e cila ndërmori bastisje në disa lokacione në kuadër të hetimeve për keqpërdorime financiare në spital.
Sipas Prokurorisë, që nga prilli i këtij viti zhvillohet një procedurë parahetimore për shkak të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” lidhur me operacionet financiare të spitalit. Drejtori aktual i Spitalit të Përgjithshëm të Prilepit, Borka Taleski, ka deklaruar vitin e kaluar se pas marrjes së detyrës ka vërejtur parregullsi financiare dhe se institucionit i është trashëguar një borxh prej rreth 193 milionë denarësh.