Connect with us

Lajme nga rajoni

Kurti: Këtë javë Kosova dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë kësaj jave, autoritetet do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Siç e dini, ne jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që po aplikojmë për Bashkimin Evropian edhe pse jemi vendi i parë në këtë rajon për sundimin e ligjit, lirisë dhe demokracisë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 13 dhjetor.
Sipas tij, ka ardhur koha që statusi potencial kandidat, “që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë zyrtarisht në status kandidat, duke kaluar në një fazë të re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian”.

Më herët gjatë këtij viti, Kosova ka treguar se po përgatitet të aplikojë për anëtarësim në BE.

“BE-ja është vend i paqes, sigurisë, barazisë dhe prosperitetit, andaj edhe Kosova e ka vendin natyrshëm në këtë shtëpi të përbashkët si një vend paqedashës e demokratik”, tha Kurti.

Kosova deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Advertisement

Nga 27 shtetet anëtare të bllokut, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Shtetet mosnjohëse janë: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë përparim drejt anëtarësimit në bllok, pasi deri më tani kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjatë këtij viti nisën procesin e bisedimeve, ndërkaq Bosnjë e Hercegovina këtë javë pritet të marrë statusin e vendit kandidat. Kosova po ashtu është shteti i vetëm që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në./Rel

Advertisement

Lajme nga rajoni

Ganimete Musliu: Donika Gërvalla u refuzua për qëndrimet e saj, jo si vajzë e heroit Jusuf Gërvalla

Published

on

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas mos zgjedhjes së Donika Gërvallës në krye të Kuvendit të Kosovës, duke sqaruar arsyet pse ajo nuk mori përkrahjen e deputetëve. Musliu theksoi se Gërvalla nuk është refuzuar si vajzë e heroit Jusuf Gërvalla, por për shkak të rrugës që ajo ka zgjedhur të ndjekë në kundërshtim me vlerat për të cilat luftoi i ati. Ajo u shpreh se Donika Gërvalla, përmes qëndrimeve dhe veprimeve të saj politike, ka fyer sakrificën e dëshmorëve dhe ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale kundër luftëtarëve të UÇK-së. Sipas Musliut, ky qëndrim bie ndesh me parimet që përfaqësonte Jusuf Gërvalla, ndërsa vlerësoi se emrat e mëdhenj nuk mbrohen me mbiemra, por me vepra. Ajo shtoi se refuzimi nuk ishte akt urrejtjeje, por një akt respekti ndaj historisë dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Pas Prishtinës, edhe në Hagë do të mbahet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së.

Protesta do të mbahet më 14 shtator, me fillim nga ora 14:00, raporton KosovaPress.

Në njoftim thuhet se protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Kosovë/ Pas Haxhiut, as Donika Gërvalla nuk i merr votat për kryetare të Kuvendit

Published

on

Pas dështimit të propozimit të parë, LVV propozon Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit

Pasi në propozimin e parë të seancës së sotme ku e propozuar ishte Albulena Haxhiu, Lëvizja Vetëvendosje për herë të dytë propozoi Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.

As Gërvalla nuk i mori votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Continue Reading

Më të lexuarat