Connect with us

Lajme nga vendi

Viti 2022 i zymtë, popullata e RMV-së nuk i zë besë gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit ka dështuar

Published

on

Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut edhe gjatë vitit 2022 ka vazhduar të jetë në shënjestër të kritikave serioze për shkak të vendimeve skandaloze, të cilat kanë krijuar me të drejtë perceptimin te qytetarët se në këtë vend të vogël, ndëshkohen vetëm të pafuqishmit. Lufta kundër korrupsionit ka dështuar, prandaj ndërkombëtarët edhe këtë vit e kanë qortuar RMV-në, derisa të rinjtë po largohen për të gjetur një vend ku shteti të gjithë i trajton në mënyrë të barabartë, shkruan Portalb.mk.

“Miqësia” mes gjyqësorit dhe korrupsionit

Ata të cilët shpallin vendime në emër të popullit, besimin e popullit nuk e kanë. Në anketën e fundit të IRI-it të realizuar në shtator-tetor 2022 vetëm 4% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kanë besim të plotë në gjyqësor. Qytetarët, edhe gjatë vitit paraprak, gjegjësisht 2021, deklaruan se nuk i besojnë gjyqësorit. Sipas anketës së “Eurothink”, vetëm 8% prej tyre kanë besim në gjyqësor.

Kjo tregon se vendi nuk po i bën reformat dhe hapat e mjaftueshme për kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili ka humbur ndër vite, si rezultat i politikës së mosndëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Edhe gjatë vitit 2022, gjyqësori u përfol më së shumti në kontekst të bashkëpunimit me krimin dhe korrupsionin, se sa të luftimit të tyre. Jo rastësisht, ambasadorja amerikane, me të ardhur në RMV, si njollë të zezë të vendit e përmendi korrupsionin dhe për këtë, paralajmëroi ekip special amerikan për të vështruar në mënyrë më agresive funksionarët e korruptuar, të cilët e vizituan vendin, por nuk dihet se si do të veprojnë më tej.

Por, sipas Komisionit për Antikorrupsion ardhja e këtij ekipi nënkupton dështim për politikën e Maqedonisë së Veriut, pasi ne nuk i kemi kryer detyrat. “Të të vijë në atë nivel ekip nga Amerika, është ta prekësh fundin”, thanë nga Antikorrupsioni.

Advertisement

Edhe StevoPendarovski, gjatë fjalimit vjetor në Kuvend u ndal te ardhja e ekipit amerikan, i cili tha se, realiteti është se askush nga jashtë nuk do ta çrrënjos korrupsionin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse institucionet tona dhe përfaqësuesit e zgjedhur politikë të qytetarëve nuk e bëjnë këtë. Ai theksoi se nuk do të ketë drejtësi derisa kriminelët nuk i vendosim në burgje të mbyllura dhe derisa gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar janë në liri.

“Nëse natyra do të ishte e korruptuar, kështu do të dukeshin mollët”, foto arkiv nga një aksion gueril në Shkup

Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, publikuar në prill të këtij viti, Maqedonia e Veriut u radhit në grupin e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion. Nuk ka përmirësime.

Organizata Transparency International në janar të këtij viti, nxori raportin e vitit për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë në të cilin theksohej se Maqedonia e Veriut ka një indeks 39, së bashku me Kosovën, dhe është në gjysmën e fundit të tabelës së 180 vendeve në botë.

Pikërisht për shkak të shkallës së korrupsionit, katër nga dhjetë të rinj do ta braktisnin shtetin, ndërsa çdo person i tretë i ri konsideron se pikërisht korrupsioni është motivimi kryesor që të inkuadrohet dhe të kontribuojë në luftën kundër veprimeve korruptive. Vetëm katër përqind e të rinjve mendojnë se gjendja e këtillë i detyron të bëhen pjesë e zinxhirit të korrupsionit. Këtë e tregon analiza e bërë nga ana e Youth Alliance në të cilën kanë marrë pjesë mbi 440 të rinj nga i gjithë vendi.

Shtrembërimi i drejtësisë

Nuk kaluan as dy javë nga Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, gjyqësori shkaktoi një kaos të vërtetë, për çka reaguan thuajse i gjithë kreu i shtetit, pavarësisht betimit të tyre se nuk përzihen në vendimet e tyre.

Një grusht gjyqtarësh të Apelit, “nuk e kanë kuptuar” aktgjykimin e shkallës së parë të lëndës “Target-Fortesa“, për përgjimin e paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve dhe kanë miratuar vendim për shfuqizimin e aktgjykimit dhe kthimin e lëndës në rigjykim. “Rastësisht”, në këtë lëndë është i dënuar me 12 vjet burg, ish shefi i Policisë Sekrete Sasho Mijallkov i cili gjatë kohës së regjimit të Nikolla Gruevskit, vendoste se kush do të bëhet gjyqtar.

Advertisement

Rikthimi nga e para e lëndës “Target-Fortesa” hapë mundësi reale që Mijallkov dhe të akuzuarit tjerë të shpëtojë nga përndjekja penale për përgjimet masive, për çka u formua dhe Prokuroria Speciale Publike, pasi që në fillim të vitit 2025, apo për dy vite, veprat penale vjetërsohen.

Ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov
Ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov

Gjasat janë edhe më të mëdha që të Mijallkov t’i ikë përndjekjes penale, duke e pasur parasysh se vetëm për miratimin e aktgjykimit të parë u nevojitën më shumë se tre vjet, pasi që ekipi i avokatëve të Mijallkovit e zvarriste procedurën gjyqësore.

Vetëm dhjetë ditë përpara vendimit skandaloz për rastin e përgjimeve, gjyqtarët e Apelit, e kanë shfuqizuar edhe aktgjykimin e shkallës së parë në rastin “Thesari” në të cilin, edhe këtu, rastësisht Sasho Mijallkov u dënua me 8 vjet burg.

Kështu, Mijallkovi i cili është i dënuar në dy lëndë me gjithsej 20 vjet burg, Apeli për 10 ditë e pastroi dhe ua hodhi fajin kolegëve të tyre nga shkalla e parë se “kanë bërë shkelje thelbësore të dispozitave të Ligjit për procedurë Penale, me çka është sjellë në pikëpyetje gjendja faktike dhe zbatimi i rregullt i Kodit Penal”.

Vetëm 4-5 muaj para këtyre dy rasteve skandaloze, Prokuroria arriti marrëveshje me Mijallkovin në një rast tjetër, të quajtur “Perandoria”, një rast i cili u hap nga ish Prokuroria Speciale dhe u bë shkak që kjo Prokurori në krye me Katica Janevën të fundoset për shkak të “reketit”. Sasho Mijallkov bëri marrëveshje me Prokurorinë pasardhëse, e pranoi fajin për larje parash dhe ia dha shtetit 36 milionë euro të fituara nga krimi, me qëllim që të ketë zbutje të ndëshkimit. Për këtë, Gjykata e dënoi me 3 vite burg, të cilat, duhet t’i mbajë në Burgun e Strugës, pasi e ndryshoi adresën nga Shkupit, për shkak se burgu i Strugës është i hapur dhe “vizitohet” nga “elitat”, siç ishte rasti me Orce Kamçevin.

Ashtu si miku i tij Mijallkov, edhe Kamçev “e bleu” drejtësinë me para. Për ta mbyllur ndjekjen e tij në rastin “Perandoria”, Kamçev dha 5.1 milion euro dhe pranoi të mbajë 1 vjet burg – të cilin në fakt nuk e mbajti të plotë, pasi u lirua 4 muaj më herët.

Advertisement

Prej gjithsej 19 personave që kanë qenë në procedurë parahetimore të “Perandorisë”, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në fund të dhjetorit dorëzoi akuzë vetë kundër Cvetan Pandeleskit, Zoran Mitrevkit dhe Jovançe Taskovskit. Të tjerët kanë bërë marrëveshje me Prokurorinë.

Në ndërkohë, në rastin “Parcelat”, azilanti Nikolla Gruevski u dënua me 7 vjet burg, Sasho Mijallkov me 1 vjet e 3 muaj, ndërkaq Orce Kamçev me 1 vjet burg.

Akuza për zgjedhje të personave partiak

Padyshim që këtë vit bujë më të madhe ka shkaktuar zgjedhja e prokurorit për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazit nga Kërçova, i cili u akuzua në opinion për afërsi të tij me funksionarët e BDI-së, për çka u publikuan edhe disa fotografi. Për zgjedhjen e tij edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shkup deklaroi se është e habitur me procesin, ndërkaq Abazi mohoi çdo lidhje të tij me BDI-në.

Vilma Ruskoska dhe Islam Abazi
Vilma Ruskoska dhe Islam Abazi

Zgjedhja e tij erdhi pas ngjarjeve mes prokurores Vilma Ruskovska dhe drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Ruskovska u suspendua për shkak të bastisjes në Policinë Financiare, ndërkaq Muaremi dha  dorëheqje një ditë pas skadimit të mandatit 6-mujor të ushtruesit të detyrës së drejtorit.

Në ndërkohë pritet që të zgjedhet dhe shefi i Prokurorisë së Lartë të Shkupit. Prokurorët Burim Rustemi dhe Fatime Fetai, pasi kandiduan u tërhoqën nga gara, për ta lënë në garë të vetëm Mustafa Hajrullahin i cili udhëhoqi me Prokurorinë e Lartë katër vite.

Aleanca për Shqiptarët dhe Levica e akuzuan prokurorin Hajrullahi si të afërt me funksionarët e BDI-së, për shkak udhëheqjes së rastit “Tiranik 3”, ku të akuzuar janë Ismet Guri dhe Ejup Halimi nga BDI-ja. Megjithatë, ai i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Advertisement

Në fillim të këtij viti, Gavrill Bubevski u emërua shef i Prokurorisë Publike të Shkupit.

Gjatë këtij viti, Gjykata Kushtetuese është përballur me mungesë të gjykatësve si pasojë e pensionimit të tyre dhe mosplotësimit të vendeve për shkak të bllokadave të opozitës në Kuvend.

Në fund të nëntorit, Pavlina Cërvenkovska, dha dorëheqje nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor dhe theksoi që “shpreson që kryetari i ardhshëm do të jetë i përshtatshëm për këtë elitë biznes-gjyqësore”. Megjithatë, pasi u rikthye në Këshillin Gjyqësor si anëtare, Cërvenkovska, nuk foli më se kush është elita biznes-gjyqësore.

Gjatë dhjetorit, Natasha Gaber-Demjanovska u rizgjodh në detyrën e drejtoreshës së Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë.

Aktgjykime gjatë vitit 2022

Pas disa vitesh gjykim, këtë vit u shpall dhe aktgjykimi i shkallës së parë edhe për rastin “TNT”, gjegjësisht shkatërrimin e kompleksit banesor “Kosmos” të Fijat Canovskit. Më saktësisht, ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me 9 vjet burg, ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski me 4 vjet, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve me 3 vjet burg, ndërkaq Elizabeta Najdovska me 4 vjet burg. Të akuzuarit gjithashtu duhet t’ia kthejnë Canoskit mbi 11 milionë euro.

Advertisement

Gjatë këtij viti u shpall dhe aktgjykimi edhe për rastin e ndërtimit pa leje të pallatit të bardhë të VMRO-DPMNE-së. Në këtë rast, Gruevski u dënua me 6 vjet burg, ndërkaq sekretari i atëhershëm i partisë Kirill Bozhinovski u dënua me burg kusht.

Në ndërkohë u shpall dhe vendimi për rastin “Toplik” në të cilin shkalla e parë, e dënoi ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski me 3 vjet e gjysmë burg.

Ilustrim, gjykata
Ilustrim, gjykata

Janakieski, gjithashtu u dënua me katër vjet e gjysmë burg edhe në rastin “Titanik”, aty ku Gordana Jankulloska u dënua me dy vjet e gjysmë burg. Në ndërkohë në rastin “Dizajn” për autobusët kinezë, Janakieski u dënua me burg me kusht.

Gjykata Penale, këtë vit i dënoi me 52 vjet burg tre të akuzuarit për vrasjen e hendbollistit, Denis Tot.

Duke pritur drejtësinë në burg për rastin “Alfa”, këtë vit, ndërroi jetë Rexhail Qerimi, i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një policit të Njësitit “Alfa” në vitin 2008-të. Qytetarët në Shkup mbajtën marsh protestues ku disa prej tyre deklaruan se vdekja e Qerimit në burg është e dyshimtë dhe kërkuan “hetim ndërkombëtar për të gjitha rastet e montuara”.

Gjykata e Apelit këtë vit, i hodhi poshtë ankesat e të akuzuarve për rastin “Monstra”, ndërkaq Gjykata Supreme i hodhi poshtë ankesat e të akuzuarve për rastin “Kumanova”.

Advertisement

Themeluesi i grupit “Dhoma Publike” ku shpërndaheshin materiale pornografike të grave nga Maqedonia e Veriut pa lejen e tyre, u dënua me 4 vjet burg, ndërsa po aq, është dënuar edhe administratori Mihail Panevski.

Procese të papërfunduara

Pavarësisht se kanë kaluar 3 vite, gjyqësori ende nuk e ka mbaruar gjykimin për rastin tragjik të Llaskarcës ku humbën jetën 16 persona.

Procesi gjyqësor për djegien e Spitalit Modular të Tetovës në vitin 2021 ku humbën jetën 14 persona, ka filluar, por vazhdimisht anulohet.

Njëkohësisht, ka nisur procesi gjyqësor për “Besa Transin”, autobusi i të cilit u aksidentua dhe u dogj në një autostradë të Bullgarisë dhe ku humbën jetën 45 persona. Pronari akuzohet se ka falsifikuar licencën e autobusit, ndërkaq gjykimi sapo ka filluar, 1 vjet pas aksidentit. Në ndërkohë Prokuroria bullgare e përfundoi hetimin për aksidentin tragjik dhe sipas tyre shoferi ka humbur kontrollin e autobusit.

Gjatë vitit 2022, Prokuroria ngriti aktakuzë kundër ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Lidija Dimova dhe dy personave tjerë, pasi që dyshohet se kanë shpërdoruar 320.000 euro para evropiane.

Advertisement

Pas Dragi Rashkovskit i cili vazhdon të ndodhet në bankën e të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare të sekretarit të Qeverisë, edhe sekretari pasardhës i Qeverisë, Muhamed Zekiri dha dorëheqje nga pozita e sekretarit të Qeverisë pasi Prokuroria ngriti procedurë hetimore dhe më pas akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gazetarët hulumtues të IRL-së e publikuan dokumentarin “Gjaku i pistë” në të cilin thuhej se Klinika “Zhan Mitrev” ka bërë eksperiment të paligjshëm me pacientët dhe i ka “rrjepur” financiarisht qytetarët. Për këtë Prokuroria ngriti procedurë hetimore.

Policia Financiare ka dorëzuar padi penale kundër shtatë personave për shitjen e parcelave EVN-së në Dellçevë për ndërtimin e centraleve fotovoltaike. Shtatë personat, dy prej të cilëve drejtues në EVN, janë mes vete familjarë dhe miq. Ata, një tokë që kushtonte 35.000 euro ia kanë shitur EVN-së 1.6 milion euro.

Ndryshe, nëse ndiqen kritikat e Raportit të Komisionit Evropian në raportin vjetor 2022 ku ka theksuar se buxheti për gjyqësor është i pamjaftueshëm dhe kjo cenon pavarësinë dhe pavarësinë e tij, atëherë mund të pritet dhe rrijte të buxhetit. Ata gjithashtu kanë obliguar autoritetet e vendit që të ndërmarrin veprime për përmirësimin e gjendjes me burimet njerëzore në gjyqësor.
Gjatë vitit të ardhshëm, gjithashtu autoritetet duhet të ndërmarrin masa edhe për efikasitetin e gjyqësorit që lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të RMV-së. “Vetingu” apo verifikimi i gjyqësorit është një prej “zgjidhjeve” për pastrimin e tij, i cili ndër vite përmendet nga aktorët në vend, por ende nuk ka ndonjë angazhim konkret në praktikë.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

BDI dhe VLEN ndahen me vetëm 0,8 pikë përqindjeje, çfarë tregojnë anketat e tetorit?

Published

on

Vetëm 0,8 pikë përqindjeje e ndajnë Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) nga koalicioni VLEN në mbështetjen e qytetarëve, sipas rezultateve të përmbledhura të tri anketave të realizuara gjatë muajit tetor në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të prezantuara nga kryeministri Hristijan Mickoski në një takim me gazetarët, BDI-ja ka mbështetje prej 7,9 për qind, ndërsa VLEN-i 7,1 për qind, duke treguar një diferencë të ngushtë mes dy subjekteve kryesore politike shqiptare.

Në nivel shtetëror, VMRO-DPMNE prin me 24 për qind të mbështetjes, e ndjekur nga LSDM-ja me 8,5 për qind. Pas tyre renditen BDI-ja me 7,9 për qind, VLEN-i me 7,1 për qind, Levica me 6 për qind dhe ZNAM-i me 2 për qind.

Të dhënat janë përmbledhje e tri anketave të realizuara nga tri agjenci të ndryshme, me porosi të VMRO-DPMNE-së. Dy prej tyre janë zhvilluar përmes anketimit në terren, ndërsa njëra përmes telefonit.

BDI ruan mbështetjen, VLEN shënon rritje

Advertisement

Krahasuar me anketën e muajit prill, BDI-ja ruan të njëjtin nivel mbështetjeje prej 7,9 për qind, ndërsa VLEN-i ka shënuar rritje nga 6,2 në 7,1 për qind.

Në të njëjtën periudhë, VMRO-DPMNE ka zbritur nga 25,7 në 24 për qind, ndërsa LSDM-ja ka shënuar një rritje të lehtë, nga 8,3 në 8,5 për qind.

Të dhënat krahasuese nga shkurti deri në tetor tregojnë se mbështetja për partitë ka qenë relativisht stabile. VMRO-DPMNE ka lëvizur nga 24 deri në 25 për qind, LSDM-ja nga 8 deri në 9,3 për qind, BDI-ja nga 7,5 deri në 8 për qind, ndërsa VLEN-i nga 6,5 deri në 7 për qind. Levica ka regjistruar mbështetje nga 5 deri në 6 për qind, ndërsa ZNAM-i nga 2 deri në 2,5 për qind.

Korrupsioni dhe ekonomia, shqetësimet kryesore të qytetarëve

Anketat kanë përfshirë edhe perceptimet e qytetarëve për problemet kryesore me të cilat duhet të merret Qeveria. Korrupsioni dhe kriminaliteti renditen në vendin e parë me 33 për qind, ndërsa ekonomia dhe standardi jetësor pasojnë me 27 për qind.

Advertisement

Sa i përket integrimit evropian, sipas rezultateve të prezantuara, rreth dy të tretat e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, në të njëjtën kohë po rritet kundërshtimi ndaj ndryshimeve kushtetuese që kërkohen në kuadër të procesit të integrimit evropian. Ky kundërshtim është veçanërisht i theksuar te qytetarët e komunitetit maqedonas, ku rreth 80 për qind shprehen kundër ndryshimeve kushtetuese, ndërsa prirja e kundërshtimit po rritet edhe te komunitetet e tjera etnike.

Rezultatet janë prezantuar nga kryeministri Mickoski, ndërsa bëhet fjalë për anketa të porositura nga VMRO-DPMNE-ja dhe jo për një hulumtim të vetëm të realizuar nga një institucion i pavarur.(INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Filipçe: Qeveria e LSDM-së nuk e miratoi shitjen e aksioneve të Alta bankës

Published

on

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i ka bërë thirrje Prokurorisë Themelore Publike që të hetojë rolin e kryeministrit Hristijan Mickoski në procesin e hyrjes së Alta Bank në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar sqarime për atë që e cilësoi si deklarata të pavërteta dhe manipulim të opinionit publik nga ana e kreut të Qeverisë.

Në një konferencë për media të mbajtur sot në Kuvend, Filipçe tha se prezantimi i, siç pretendoi, dokumenteve qeveritare të keqinterpretuara gjatë seancës dëgjimore mbikëqyrëse ngre dyshime shtesë për përpjekje të Mickoskit për të shmangur përgjegjësinë dhe për t’ia atribuar atë qeverisë së mëparshme.

„Kjo është mënyra se si ata komunikojnë me publikun, sepse duan ta largojnë të gjithë përgjegjësinë nga vetja. Por kjo nuk do të jetë e mundur. Kjo është edhe një arsye tjetër që Prokuroria Themelore Publike të përfshihet dhe të hetojë plotësisht pse kryeministri ka nevojë të gënjejë dhe të manipulojë publikun në këtë mënyrë”, deklaroi Filipçe.

Ai akuzoi kryeministrin Mickoski se, në vend që të jepte përgjigje konkrete para trupit parlamentar, kishte paraqitur pretendime të pavërteta lidhur me vendimet e qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja në vitin 2023, për gjoja krijimin e marrëdhënieve afariste me Alta Bankën e Serbisë.

„Këtë herë ai shkoi shumë larg, sepse bëri një akuzë serioze. Prezantoi një dokument të cilin nuk e lexoi, por vetëm e citoi në mënyrë të pretenduar dhe të pasaktë. Qëllimi i kësaj konference për media është të sqarojmë se kryeministri sot, gjatë seancës dëgjimore mbikëqyrëse, tha një gënjeshtër të hapur. Ai pretendoi se Qeveria e LSDM-së në vitin 2023 kishte marrë vendim për të hyrë në marrëdhënie biznesi me Alta Bankën e Serbisë”, tha Filipçe.

Advertisement

Duke prezantuar dokumentacionin përkatës, lideri i LSDM-së theksoi se Qeveria e atëhershme nuk i kishte dhënë Davor Macurës pëlqimin për blerjen e aksioneve që ishin në pronësi të Ministrisë së Financave të Maqedonisë së Veriut.

Filipçe kërkoi që institucionet kompetente të shqyrtojnë të gjitha rrethanat e rastit dhe të përcaktojnë përgjegjësinë eventuale për procesin e hyrjes së Alta Bank në tregun maqedonas.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: TË PËRKUSHTUAR NDAJ PËRMBUSHJES SË PREMTIMEVE TË DHËNA!

Published

on

Përmbushja e premtimeve programore, provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe miratimi i Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ishin disa nga çështjet kryesore të diskutuara në mbledhjen që mbrëmë realizoi Kryesia Qendrore e VLEN-it.

Nga ky subjekt thonë se mbeten të përkushtuar në realizimin e zotimeve të dhëna para qytetarëve, ndërsa partneritetin qeveritar e vlerësojnë si stabil.

“Miratimi në Qeveri i propozimit për provimin e jurisprudencës përbën një hap historik, me të cilin për herë të parë parashihet dhënia e provimit edhe në gjuhën shqipe. I dëgjuam studentët dhe u angazhuam që kjo çështje të marrë zgjidhje institucionale.”

Një tjetër prioritet i VLEN-it siç thonë, mbetet miratimi i Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, përmes të cilit synohet që kjo e drejtë, e paraparë me Marrëveshjen e Ohrit, të garantohet me ligj.

Nga VLEN akuzojnë opozitën për bllokimin e këtij procesi, ndërsa theksojnë se paralelisht po angazhohen edhe për transformimin e kontratave të përkohshme në marrëdhënie të rregullta pune.

Advertisement

“Është absurde të thirresh në Marrëveshjen e Ohrit dhe njëkohësisht të bllokosh avancimin e saj. Përgjegjësia për përmbylljen e këtij procesi u takon të gjitha subjekteve parlamentare që deklarohen në mbështetje të Marrëveshjes së Ohrit.”

Sipas njoftimeve, në mbledhje është diskutuar edhe tema e decentralizimit, mbështetja financiare për komunat me shumicë shqiptare, si dhe raporti i fundit i Komisionit Evropian.

/Tv Koha – Shkup/

Continue Reading

Më të lexuarat