Lajme nga vendi
Shpallet thirrje për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në karrierë në titullin mentor
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se në ueb portalin www.karierenrazvoj.mon.gov.mk është publikuar thirrje e përsëritur për aplikim për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në titullin “mentor”, që siç thonë nga MASH, është mundësi e re për avancimin në karrierë të mësimdhënësve të shkollave fillore.
“Në thirrje mund të paraqitet mësimdhënësi i shkollës fillore i cili i plotëson kushtet në përputhje me Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, gjegjësisht të ketë së paku 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe t’i plotëson standardet profesionale për mësimdhënës – mentor. Në vetë thirrjen gjendet lista e komunave dhe shkollave të cilave i referohet e njëjta”, thuhet në kumtesën e sotme të MASH-it.
Paraqitja zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit www.karierenrazvoj.mon.gov.mk , ku në shtojcë të aplikimit bashkëngjitet dokumentacioni përkatës si dëshmi për përmbushjen e kushteve të shënuara. Afati i fundit për aplikim është 20 shkurt 2023.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje të gjithë mësimdhënësve nga shkollat fillore publike të shënuara në thirrjen, nëse i plotësojnë kushtet, të paraqesin aplikimin e tyre brenda afatit të përcaktuar, për të ushtruar të drejtën e përcaktuar me ligj për avancim në titullin ” mentor”, ndërsa me këtë edhe të sigurojnë të ardhura personale më të larta.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

