Lajme nga vendi
Rekord historik/ Në vitin 2022 u shkatërruan 10 ton drogë dhe 12 grupe kriminale
Një vit 2022 i suksesshëm sa i përket luftës kundër kontrabandimit me drogë. Vitin e kaluar u konfiskuan gjithsej 2.4 ton drogë, e cila do të arrinte vlerën prej 6 milion eurove në treg, informon Zhurnal.
Për këtë sot ka informuar ministri i brendshëm Oliver Spasovski, i cili tregon se pjesa më e madhe e drogës së konfiskuar është marihuanë, heroinë, kokainë, amfetamina dhe hashash.
Madje, janë shkatërruar edhe 12 grupe të organizuara kriminale të përbëra prej 51 anëtarëve. Janë zbuluar mbi 700 vepra penale, për të cilat akuzohen mbi 800 kryerës.
“Këtu janë edhe konfiskimet e 20 ton prokursorë të ndrshëm, me qëllim prodhimin e mëtutjeshëm të drogës sintetike. Vlenë të përmendet edhe konfiskimi i 1 ton prokursorë në aeroportin e Shkupit prej së cilës do të prodhoheshte amfetaminë me vlerë mbi 50 milion euro. Në vitin 2022 patëm edhe shkatërrimin më të madh ndonjëherë të drogës, ku u shkatërruan gjithsej 10 ton drogë. Vazhdojmë me intenzitet të njejtë edhe në vitin 2023”, është shprehur Spasovski./Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
Mickoski do të kërkojë ministra të rinj me “vlerë të shtuar” për rikonstruimin e Qeverisë
Hristijan Mickoski njoftoi një ristrukturim qeveritar për majin dhe qershorin e vitit 2026, të përqendruar në efikasitetin e ministrave dhe konsolidimin e brendshëm të partnerëve. Ndryshimet kryesore ndikojnë në resorët e koalicionit VLEN, ndërsa hyrja e subjekteve të reja politike në shumicën parlamentare refuzohet me vendosmëri.
Ky është konteksti më i gjerë i ristrukturimit dhe rifreskimit të paralajmëruar. Edhe pse Mickoski i paraqet marrëdhëniet brenda qeverisë si “jashtëzakonisht korrekte”, zgjedhja e termit “korrekte” në vend të, le të themi, “të mira“, njoftimi i ndryshimeve sugjeron nevojën për një rinisje politike dhe vlerësim të performancës së deritanishme.
Procesi nuk do të jetë vetëm rotacion teknik, por një riorganizim strategjik para periudhës së verës, me qëllim forcimin e kapacitetit administrativ të ministrive dhe për t’iu përgjigjur trazirave të brendshme midis partnerëve, por edhe për shkak të agjendës së reformave që lidhen me integrimin evropian, për të cilën tashmë ka shenja se po hyn në një fazë kritike.
Emri më i ekspozuar në kontekstin e zëvendësimit është ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani. Pozicioni i tij është lëkundur për shkak të disa faktorëve kryesorë, ndër të cilët pakënaqësia e hapur e partisë së tij amë BESA dhe liderit Bilall Kasami me punën e tij në degën ekzekutive dhe prania kontroverse në një darkë iftari në Tiranë të organizuar nga Edi Rama, ku u fotografua me liderin e BDI-së opozitare, Ali Ahmeti.
Edhe pse Hristijan Mickoski paraprakisht e mbrojti Fatmir Limanin si një “vlerë të shtuar”, deklarata e tij e fundit se të gjitha çështjet do të “vendosen në tryezë” tregon se kryeministri është gati të sakrifikojë ministrin për të ruajtur paqen në koalicion dhe për të përmbushur kërkesat e Bilall Kasamit, megjithëse në një deklaratë paraprake ai ishte mjaft kategorik kur tha “Unë e formoj qeverinë”.
Po bëhet e qartë se koalicioni VLEN po bëhet një “lidhje e dobët” në qeveri për shkak të ambicieve të tij për t’u bashkuar në një entitet të vetëm politik, pra një parti, gjë që po shkakton shkëndija midis krahëve të ndryshëm në koalicion.
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, i cili është pjesë e strukturës së Arben Taravarit, përballet me një të ardhme të pasigurt për shkak të avokimit të tij për konceptin e “Aleancës së Re” dhe presidencës me rotacion, gjë që bie ndesh me planet e Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit të VLEN për të krijuar një parti homogjene.
Këto luftëra të brendshme për pushtet ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e partnerit shqiptar në qeveri. Riorganizimi i majit do të shërbejë si një mekanizëm për të filtruar personelin që nuk është i lidhur me hierarkinë e re të partisë VLEN, veçanërisht pasi Izet Mexhiti tashmë është larguar nga pozicionet qeveritare për të marrë përsipër komunën e Çairit, dhe ishte mjaft e qartë se ai ishte indi lidhës më i fortë i atij koalicioni.
Sigurisht, ZNAM nuk duhet të injorohet si pjesëmarrës në qeveri, veçanërisht pasi deputeti i kësaj partie Mile Cekov, në programin “360 Gradë” në RTVM, tha se pas dy vitesh si pjesë e koalicionit qeverisës, roli i ZNAM si korrigjues i qeverisë njihet gjithnjë e më pak.
Kjo, natyrisht, nuk do të kalojë pa konsultime mbi temën “çfarë po ndodh” midis Mickoskit dhe Maksim Dimitrievskit, të cilët padyshim do të kthehen edhe te “sjellja” e ministrit të Drejtësisë Igor Filkov dhe ministrit të Administratës Publike Goran Minçev, të cilët tensionuan marrëdhëniet në koalicion me VLEN për çështjet e përdorimit të gjuhës shqipe dhe punësimit të shqiptarëve në shërbimet shtetërore./portalb.mk/
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë vranësira dhe periudha diellore. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 16 gradë celsius.
Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë i qëndrueshëm.
Lajme nga vendi
Koçani, kryeprokurori i ri Saveski: Do t’i thërras në takim prokurorët e lëndës, si kanë vendosur për këtë kualifikim?
Kryeprokurori i ri, Nenad Saveski, paralajmëroi se do të zhvillojë një takim me prokurorët që po merren me rastin “Koçani”, me qëllim që të njihet me ecurinë e procedurës dhe provat në këtë rast.
Në intervistë për “360 Gradë”, Saveski deklaroi se rasti ndodhet në një fazë të hershme të procedurës së dëshmive dhe se është e mundur të pritet një fazë më e pjekur e procesit për të bërë një analizë të plotë.
“Do të kem takim me prokurorët publikë që po veprojnë në këtë rast konkret për t’u njohur me gjendjen. Duke pasur parasysh se rasti është në fazë të hershme të procedurës së dëshmive, ndoshta është mirë të vijë një fazë më e pjekur e procedurës që të mund të vlerësohen siç duhet rrethanat dhe të jap qëndrimin tim”, tha Saveski.
Ai theksoi se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punën e prokurorëve, duke theksuar se çdo prokuror publik duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe mbi bazën e provave.
Sa i përket dilemave në opinion lidhur me kualifikimin juridik të rastit, Saveski tha se prokurori publik mund ta ndryshojë kualifikimin e veprës deri në përfundim të procedurës, nëse gjatë gjykimit paraqiten fakte ose prova të reja.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

