Connect with us

Lajme nga vendi

Këshilli Gjyqësor: Apeli ka zgjidhur lëndë tjera, ndërsa atë për Mijallkovin në mënyrë të paarsyeshme e ka mbajtur në sirtar

Published

on

Rasti “Target-Fortesa”, për të cilin Apeli e rrëzoi aktgjykimin dhe e shpalli të pafajshëm Sasho Mijalkovin, rrezikon të vjetërsohet, ndërsa gjyqtari Enver Bexheti vendosi çështje të reja derisa këtë e mbante në sirtar. Këshilli Gjyqësor vlerëson se pesë gjyqtarët e Apelit nuk e kanë arsyetuar mbajtjen e lëndës në sirtar, ndonëse pretendonin se kanë qenë duke e studiuar atë. Tanja Çaçarova-Ilievska, një nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor që shqyrton veprimet e gjyqtarëve, tha se nuk ka arsyetim që Apeli nuk ka marrë vendim për nëntë muaj, transmeton Portalb.mk.

“Grupi i punës konstatoi se nga dita e përfundimit dhe mbajtjes së seancës publike deri në miratimin dhe publikimin e vendimit më 5 dhjetor 2022 ka kaluar një periudhë prej nëntë muajsh. Konsiderojmë se nuk ka arsye të justifikuara që një periudhë kaq e gjatë të kalojë nga përfundimi i seancës publike deri në shpalljen e vendimit. Konsiderojmë se janë krijuar kushte për parashkrimin e mundshëm të kësaj procedure, që përbën shkelje të rëndë, për shkak të mosrespektimit të afateve për marrjen e vendimit. Kemi kërkuar shpjegim nga gjyqtari raportues. Arsyet e kësaj situate janë përmendur si numri i madh i lëndëve, zakonisht lëndë të vështira me interes të lartë publik, të cilat sipas AKMIS-it i janë ndarë gjyqtarit raportues. Është evidente edhe nga regjistri, e kemi kontrolluar. Është i padiskutueshëm fakti që e ka përmbushur normën mujore, por ajo që kemi konstatuar është se nga të gjitha lëndët që i janë caktuar gjykatësit raportues, vetëm “Target-Fortesa” është lëndë e papërfunduar”, tha Tanja Çaçarova-Ilievska, një nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor.

Gjyqtari Enver Bexheti i cili dëshiron të bëhet gjyqtar suprem është përgjegjës për lëvizjen e lëndës Target-Fortesa. Këshilli Gjyqësor ka konstatuar se çështjet e reja i zgjidh vetëm nga viti 2022, por jo edhe rastin e përgjimit, aktgjykimi i të cilit është anuluar dhe lënda është në prag të vjetërsimit.

“Pavarësisht se ka një ngarkesë të madhe, ai ka përfunduar lëndët me datë më të re, madje edhe raste të dhëna nga viti 2022. Nga deklarata me shkrim e gjyqtarit raportues, si dhe e kryetarit të këshillit gjykues dhe dy anëtarëve të tjerë, konstatohen këto arsye: kompleksiteti i çështjes, materiali dëshmues që u studiua dhe koha e nevojshme për vlerësimin e çështjes në vendimin e shkalles se pare. Simptomatike është fakti se në të gjitha deklaratat thuhet se “nga dita e mbajtjes së seancës publike deri në marrjen e vendimit anëtarët janë takuar, por nga të dhënat e dorëzuara për rastin konstatuam se nuk ka procesverbal për mbledhje, sërish, të anëtarëve të këshillit gjyqësor. Për këtë arsye kemi konstatuar se nuk ka arsye të justifikuara që një periudhë kaq e gjatë të kalojë nga seanca publike deri në miratimin e vendimit”, shtoi ajo.

Të gjithë gjyqtarët që kanë vendosur për këtë çështje kanë pasur mandat dhe nuk ka pasur gjyqtar në pension në momentin e marrjes së vendimit.

Advertisement

“Nga mbajtja e seancës publike dhe përfundimi i saj deri në marrjen e vendimit ka kaluar një kohë e paarsyeshme e gjatë”, tha Tanja Çaçarova-Ilievska, anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor, vendimin për vizitë pune e mori në seancë urgjente më 19 dhjetor të vitit të kaluar, pas reagimeve në opinion, pasi Apeli i Shkupit pranoi ankesat e të akuzuarve në rastin “Target-Fortesa” dhe e ktheu në rigjykim në Gjykatën Themelore Penale Shkup rastin e përgjimit masiv dhe shkatërrimit të pajisjeve nga DSK-ja. Në rendin e ditës të seancës së 427-të të Këshillit Gjyqësor, ndër të tjera, është shqyrtimi i Raportit nga vizita e punës në Gjykatën e Apelit të Gostivarit dhe konstatimi i ndërprerjes së funksionit të gjyqtarit për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit solli vendim skandaloz për shfuqizimin e aktgjykimit për lëndën “Target-Fortesa” në lidhje me aferën e përgjimeve në RMV,

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ka treguar se Këshilli Gjyqësor nuk mund ta vlerësojë vendimin e Apelit, por mund të konstatojë gjendjen e procedurës.

“Këshilli Gjyqësor do të hetojë rastin konkret në kuadër të kompetencave të tij ligjore dhe do të njoftoheni menjëherë për veprimet e ndërmarra dhe gjendjen e konstatuar faktike. Theksoj se Këshilli Gjyqësor nuk ka kompetencë të rishikojë, gjegjësisht të vlerësojë një vendim gjykate, por ka kompetencë të konstatojë gjendjen e procedurës në aspektin e veprimit të përditësuar dhe nëse vendimi është sjellë nga një gjyqtar të cilit i ka përfunduar mandati për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie”, tha Dameva.

Advertisement

Nga ana tjetër Gjykata e Apelit, u arsyetua se Këshilli i Gjykatës së Apelit Shkup aktgjykimin e shkallës së parë e ka anuluar për shkak të shkeljeve materiale të dispozitave të procedurës nga neni 415 paragrafi 1 pika 11 paragrafi 2 dhe paragrafi 3 i Kodit Civil, si dhe shkeljet që gjykata i kushton vëmendje detyrës zyrtare dhe cilat shkelje ndikuan në përcaktimin e drejtë të gjendjes faktike dhe zbatimin e drejtë të së drejtës materiale.

“Sipas detyrës zyrtare, këshilli i Gjykatës së Apelit në Shkup konstatoi se ekziston mospërputhje mes aktgjykimit të shqiptuar dhe asaj që thuhet procesverbalin e përgatitur me shkrim, gjegjësisht në burimin e aktgjykimit nuk ka përshkrim të veprimeve të kundërligjshme për secilin nga të pandehurit. Kjo është veçanërisht e vërtetë pasi aktgjykimi me shkrim duhet t’i përgjigjet plotësisht dënimit të shënuar në procesverbal dhe për këtë arsye shpallja e aktgjykimit duhet të jetë e qartë dhe precize, përkatësisht dënimi i shpallur publikisht i aktgjykimit duhet të përmbajë të gjitha elementet e nevojshme nga neni 408 i Kodit Penal. Një shkelje e tillë thelbësore është e natyrës absolute dhe e bën aktgjykimin të paqartë, të pakuptueshëm dhe të papërshtatshëm për shqyrtim të mëtejshëm. Gjykata ndonëse sipas detyrës zyrtare i kushton rëndësi parashkrimit të ndjekjes penale, duke marrë parasysh arsyet për të cilat është marrë vendimi, nuk ka marrë vendim meritor lidhur me parashkrimin e disa prej veprave penale, të cilat në fakt nuk kanë paraqiten para kësaj gjykate”, thuhet në reagimin e Apelit.

Në “Target-Fortesa”, vendimi është marrë nga Këshilli i Apelit prej pesë anëtarësh me në krye Jani Niça. Gjyqtar raportues ishte Enver Bejeti, ndërsa tre anëtarët e tjerë ishin: Gjoko Ristov, Tanja Mileva dhe Lidija Çaçeva.

Pas një viti e gati dhjetë muaj nga vendimi i Penales, dhe pas rreth nëntë muajsh që nga mbajtja e seancës publike për ankesat në Apel, këshilli pesë anëtarësh më në fund vendosi dhe njoftoi të premten se e anulon aktgjykimin pasi konstatoi se gjykata e shkallës së parë në procedurën “Target-Fortesa” ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të Ligjit për procedurë penale, të cilat janë të natyrës absolute dhe për të cilat kjo gjykatë kujdeset sipas detyrës zyrtare.

“Target-Fortesa” është lënda e aferës masive të përgjimeve të paligjshme dhe me aktgjykim të shkallës së parë ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, është dënuar me 12 vjet burg.

Advertisement

Bashkë me të, me katër vjet burg është dënuar edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska. Dënime më të larta prej 15 vitesh burg morën dy agjentët e arratisur të kundërzbulimit nga e ashtuquajtura Drejtoria e pestë e DSK-së së atëhershme, Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski.

Në këtë rast janë akuzuar gjithsej 11 persona, të cilët me aktgjykim të shkallës së parë janë dënuar me gjithsej 55 vjet burgim dhe 10 vite me kusht, i cili tashmë është anuluar nga Apeli.

Advertisement

Lajme nga vendi

“Ata që i plotësojnë kriteret e Kopenhagës dyert e BE-së janë të hapura”, tha Marta Kos

Published

on

Kriteret e Kopenhagës në të kaluarën mundësuan zgjerim shumë të suksesshëm të BE-së dhe procesi i pranimit të anëtarëve të reja duhet të vazhdojë të ndërtohet mbi to, sepse sundimi i drejtësisë dhe rezistenca demokratike janë kyçe për proces të besueshëm të zgjerimit, porositi sot eurokomisarja për zgjerim Marta Kos.

“Unioni ynë është i hapur dhe ato dyer do të mbeten të hapura për ata që i plotësojnë plotësisht, në mënyrë të drejtë dhe transparente kriteret e Kopenhagës”, theksoi Kos.

Mes tjerash Eurokomisarja për Zgjerim Marta Kos shtoi se nëse BE-ja dëshiron të bëhet më e fuqishme do të duhet që procesin e zgjerimit ta bazojë në merita dhe në progresin objektiv të arritur nga çdo vend kandidat, me çka pranimi i çdonjërit prej tyre do të varet nga tempoja e zbatimit të reformave, duke theksuar se në rastin e vendit “sapo Qeveria do ta ndryshojë Kushtetutën” do të mund të vazhdojë procesin e saj të anëtarësimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Siljanovska-Davkova: Nuk ka nevojë për deklaratë të re për vijat e kuqe të shtetit mbi eurointegrimet

Published

on

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, beson se nuk ka nevojë për deklaratë të re mbi vijat e kuqe të vendit për integrimin evropian, të cilën partia opozitare maqedonase, LSDM, njoftoi se do ta paraqesë.

Siljanovska-Davkova sot nga Ohri u tha të gjitha partive politike të ulen në Kuvend dhe të bien dakord se si do të veprojnë jashtë vendit.

“Pas kaq shumë vijave të bardha, të flasësh tani për vija të kuqe është absurde. Ne kemi një deklaratë, dhe jo vetëm një, por disa deklarata që i kemi miratuar në Parlament dhe ato nuk u respektuan. Ne as nuk e respektuam rezultatin e referendumit, e lëre më vijat e kuqe. Nuk e kuptoj se çfarë do të thotë një vijë e kuqe në këtë drejtim, veçanërisht nuk e kuptoj argumentin se nëse fqinji ende përdor veton, atëherë do t’i pezullojmë negociatat”, tha Siljanovska-Davkova.

Sipas presidentes, gjëja më e rëndësishme është që partitë politike si nga opozita ashtu edhe nga qeveria të arrijnë konsensus se si do të sillen jashtë vendit.

“Nëse do të silleshin kështu pas takimit që të gjithë e gëzuam në qeveri, mendoj se BE-ja do të ishte sjellë ndryshe. Nëse udhëheqësit e opozitës dhe udhëheqësit e të gjitha partive do të flisnin me një zë se ne mendojmë kështu e ashtu, se kjo është zgjidhja më e mirë, ata me siguri do të ishin sjellë ndryshe ndaj nesh. Por dëgjoni argumentin – ata propozuan ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, nuk i pranuan. Personi i parë i Bashkimit Evropian, Kosta, tha për ndryshimet me efekt të vonuar se ato ishin një veprim i jashtëzakonshëm. A mendon dikush se ne do të propozojmë ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar nëse nuk ka bazë kushtetuese për këtë. Epo, ndryshimet e para kushtetuese ishin me efekt të vonuar, dhe ndryshimet e Prespës ishin gjithashtu me efekt të vonuar”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Filipçe: Kërkojmë deklasifikim urgjent të dokumenteve në rastin me ASK-në

Published

on

“LSDM kërkon deklasifikimin e menjëhershëm të të gjithë dokumentacionit nga rasti që qeveria ia paraqiti publikut si një aferë përgjimi”, deklaron kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Në një postim në Facebook ai shkruan se ekziston një procedurë e qartë për këtë.

“Ekziston një procedurë e qartë për këtë me anë të së cilës ASK mund të zbulojë të gjitha informacionet dhe dokumentet. Rasti duhet të jetë i disponueshëm për publikun në mënyrë që të gjykojë nëse dhe kush e ka abuzuar pozicionin e tij në shërbimet e sigurisë. Nëse ASK nuk e bën këtë, do të jetë e qartë se kjo do të jetë një tjetër përpjekje e pasuksesshme për manipulim. Ashtu si rastet e disa destabilizimeve, mbikëqyrjes me dronë, përpjekjeve për të korruptuar kryeministrin nga kompani të huaja dhe histori të ngjashme për të cilat nuk u mësua asgjë më shumë”.

“VMRO-DPMNE po luan me aparatin e sigurisë dhe po e përdor atë për politikë ditore ashtu siç bën me të gjitha çështjet e tjera serioze kombëtare. Kjo është një karakteristikë e politikanëve infantilë dhe partive populiste, interesi i vetëm i të cilëve është se si ta largojnë vëmendjen nga problemet me të cilat përballen qytetarët”, ka shkruar Filipçe.

Continue Reading

Më të lexuarat