Lajme nga vendi
Dënohen 6 vozitës, nuk u dhanë përparësi këmbësorëve
Dje në periudhën nga ora 11 deri në ora 15 është kryer aksion i intensifikuar kontrollues i drejtuesve të mjeteve dhe detyrimeve të tyre ndaj këmbësorëve në zonën e gjerë të Tetovës. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 6 vozitës të cilët nuk i kanë lëshuar këmbësorët në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, për të cilët janë përgaditur parashtresa dhe të njëjtit do të gjobiten me gjoba prej 250 euro në kundërvlerë në denarë, si dhe masë mbrojtëse ndalesë e përkohshmendalimi i automjetit nga tre muaj deri në një vit. Janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion, ndërsa gjithsej 20 automjete janë ngritur nga “shërbimi i merimangës” së Tetovës për shkak të parkimit të paligjshëm, përkatësisht të gabuar, kryesisht në zonën qendrore të qytetit. Poashtu dje, nga ora 6 deri në ora 10, gjatë kontrollit të përforcuar në zonën e Gostivarit, janë zbuluar dhe sanksionuar 3 drejtues mjetesh të cilët në mënyrë të kundërligjshme kanë kryer tejkalim dhe parakalim, për të cilët janë përgatitur kallëzime përkatëse. Aktivitetet kontrolluese në rajonin Tetovë-Gostivar do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim të zbulimit, eliminimit dhe sanksionimit efektiv me kohë të llojeve të ndryshme të kundërvajtjeve në komunikacion dhe për të kontribuar për siguri më të madhe në rrugë.TV KOHA
Lajme nga vendi
NË SHKOLLËN MIGJENI NXËNËSIT SHËNUAN DITËN BOTËRORE TË USHQIMIT

Nxënësit e shkollës fillore “Migjeni” në Tetovë të shënojnë Ditën Botërore të
Ushqimit, duke promovuar ushqimin e shëndetshëm për një jetë të shëndetshme.
Ky aktivitet u organizua nën arsimtareve të shkollë me koordinatore Bukurije Kahrimnanin . Në këtë panair të ushqimit nxënësit promovuan ushqimet tradicionale që kishin përgatitur në familjet e tyre Për rëndësinë e këtij panairi me ushqime tradicionale tetovare, arsimtarja Bukurije Kahrimani e cila është edhe koordinatore e këtij projekti për TV Koha deklaroi.
BUKURIJE KAHRIMANI – ARSIMTARE
“ Faleminderim të veçantë edhe për të gjithë ata që na ndihmuan në realizimin e panairit me plotë shije , me plotë ngjyra . Sot është Dita botërore e ushqimit. D.m.th rëndësia e ushqimit të shëndetshëm dhe mirënjohje për kafshatën që kemi. Po ashtu do kisha thënë se ushqimi nuk është vetëm nevojë, është kujdes, dashuri dhe bashkim dhe bashkim I njerëzve . Ushqimi I shëndetshëm mund të themi se është edhe çelësi për një jetë të gjatë dhe të lumtur ” deklaroi koordinatorja Bukurije Kahrimani Koordinatorja Bukurije Kahrimani tha se janë shumë të kënaqura me ushqimet që prezantojnë nxënësit e shkollës fillore “Migjeni” dhe falënderoi prindërit e nxënësve për bashkëpunim.
“Sa i përket ushqimeve jemi shumë të kënaqur , pasi ka një llojllojshmëri të ushqimeve duke nisur nga ushqimet tradicionale. Njëherit përsëri mund të them faleminderit edhe prindërve për bashkëpunim për përkrahjen dhe mbështetjen që na kanëë dhënë në realizimin e këtij panairi’’ tha koordinatorja Bukurije Kahrimani
Në Panairin e ushqimit në shkollën fillore ‘’Migjeni’’ ishin edhe një numër i madh i prindërve të nxënësve të cilët ishin të lumtur me at që kishin përgatitur fëmijët e tyre
Lajme nga vendi
Gruaja nga Odri goditet me thikë para shtepisë së saj nga një person i maskuar

Më 15.10.2025 në orën 12:10 në Departamentin Policor Tearcë, H.Z. (40) nga f. Odër e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 00:30 para shtëpisë së saj në fshat, një person i maskuar e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast ai ka përdorur një send të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime me çrast i ka drejtuar kërcënime ndaj bashkëshortit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Kasami: Pas shumë vitesh asfaltojmë hapësirën brenda Spitalit të Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës ka njoftuar se ka nisur asfaltimin e hapësirës brenda Spitalit të Tetovës.
Në një video të bukur të postuar në Facebook, Kasami ka shkruar se “kujdeset për Tetovën”.
“Pas shumë vitesh asfaltohet hapësira brenda Spitalit të Tetovës! Kujdesemi për Tetovën”, ka shkruar Kasami.
Ndryshe, në mandatin e tij të parë, Kasami ka rregulluar thuajse çdo rrugë në Tetovë, ndërsa në mandatin e dytë ka paralajmëruar hapje të shumë bulevardeve të reja.