Lajme nga vendi
Shaqiri: Shqyrtohet mundësia për kompensimin e orëve të humbura në Maqedoni
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për kompensimin e orëve të humbura mësimore që kanë të bëjnë me zgjatjen e pushimit dimëror dhe alarmet e rreme për bomba. Madje, për këtë të fundit Shaqiri tha se nuk parashikohet që të kalohet në mësimin online por kërkoi nga institucionet përkatëse zbulimin sa më të shpejtë të autorëve të alarmeve për bomba.
Siç tha Shaqiri, qëllimi i kërcënimeve është humbja e orëve mësimore posaçërisht për nxënësit e vitit të katërt.
“Po shqyrtohet mundësia që për këto dy, respektivisht tre ditë pune të punohen në muajin Qershor ose në përmbyllje të vitit mësimor. Qëllimi i alarmeve për bombë është të humbet mësimi në shkollat e mesme, më shumë në shkollat e mesme, posaçërisht në vitet e katërta ku janë maturantët. Ata që kanë këtë qëllim të keq mos ta përsërisin të njëjtën mirëpo kjo nuk nënkupton se do të zgjidhet problemi.
Nëse me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë kemi alarme intensive ose më shumë probleme do të shqyrtohet çdo mundësi por vlerësoj se mësimi online nuk është zgjidhje e problemit që nënkupton se duhet të zbulohen fajtorët sa më shpejt”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

