Lajme nga vendi
Edhe sot u anulua seanca për spitalin modular në Tetovë, Qytetarët: Mjeku Vuçevski në vend që të shpërblehet po fajsohet
Sot në ora 10 pritej të vazhdojë seanca gjyqësore për të akuzuarit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës por edhe sot u anulua .Pak para nisjes të pranishëm kanë qenë edhe qytetarë të cilët kanë protestuar në përkrahje të mjekut Boban Vuçevski.
Sipas qytetarëve ai nuk është fajtor dhe është viktim e dikujt.
“Ai nuk ka asnjë faj, faji duhet të kërkohet tek i duhuri sepse ktu ka pasur gabim teknik dhe mjeku nuk ka lidhje me këtë. Pra kjo është vetëm ti hidhet faji ndokujt i cili nuk është fajtor. Ky mjek në vend që të shpërbërblehet për atë se ka dhënë gjithçka nga vetja ai faktikisht ra viktimë e dikujt”, tha një qytetare.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

