Lajme nga vendi
Arrestohet 25 vjeçarja nga Tetova, kapet me drogë
Një 25 vjeçare nga Tetova është vënë nën pranga nga policia, pasi i është gjetur lëndë narkotike e tipit marihuanë.
“Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (20-janar) rreth orës 21:00, në afërsi të një lokali në Tetovë, e kanë privuar nga liria 25-vjeçaren A.M. nga Reçica e Vogël e Tetovës tek e cila gjatë kontrollit të kryer është gjetur marihuanë. Ajo është ndaluar në Komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të çështjes, kundër saj do të përgatitet parashtresa përkatëse sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thonë nga policia.
Lajme nga vendi
ISHP: GRIPI QETËSOHET, POR “ALARMI” MBETET!
Gjithsejt 1.113 raste të gripit ose sëmundje të ngjashme me gripin janë regjistruar në javën e fundit respektivisht nga 16 deri më 22 shkurt.
Numri I rasteve të reja të gripit, sipas Institutit për Shëndet Publik, është për 3.2% më e ulët se java paraprake.
Numri më I madh I rasteve të gripit shënohet tek grupmosha 15 – 64 vjet me 621 persona, 185 janë fëmijë të moshës 5 – 14 vjec, 164 të moshës 0 deri 4 vjec, kurse 143 janë persona mbi 65 vjec.
Shkupi me 669, Strumica me 81, Prilepi me 61, Tetova me 50 dhe Ohri me 37 paraqiten si qytete me më shumë infektime të reja nga gripi.
Sipas ISHP-së, gjatë sezonit 2025 – 2026 numri I rasteve të përgjithshme me grip shkon në 14.984, kurse deri tani janë regjistruar edhe katër viktima.
Deri në javën e kaluar , sipas autoriteteve të shëndetësisë, në vendin tonë, vaksinën anti-grip e kanë marrë 79.118 persona.
Lajme nga vendi
U KEQTRAJTUA NË BURG – RMV-ja DUHET T`I PAGUAJË 11.295 EURO!
Maqedonia e Veriut ka humbur rastin e parë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me veprimin johuman në Burgun e Idrizovës, pasi një i burgosur arriti ta dëshmojë ankesën e tij para gjykatësve të Strazburgut. Shteti duhet t`i paguajë si dëmshpërblim 11.295 euro.
Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut njoftojnë se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dje ka miratuar vendimin, përmes rrugës së deklaratës unilaterale në lëndën “Fitim Musliu kundër Maqedonisë së Veriut” që ishte dorëzuar më 30 gusht 2022.
Lënda kishte të bënte me një ngjarje të datës 3 gusht 2020, kur i dënuari ishte rrahur nga një polic në burgun e Idrizovës. Si pasojë e rahjes I burgosuri kishte marrë lëndime trupore.
Për shkak se në Maqedoni nuk ishte konstatuar faji për incidentin, rasti kishte përfunduar para Gjykatës së Strazburit. E përballur me argumentet dhe dëshmitë, Qeveria dorëzoi deklaratë unilaterale me të cilën pranoi shkeljen e Nenit 3 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.
Me deklaratën Maqedonia e Veriut obligohet që t`i paguajë 11.295 euro dëmshpërblim të burgosurit të dëmtuar.
Ky rast paraqet një precedencë të rëndësishme, për shkak se bëhet fjalë për procedurë që shteti e ka humbur para Gjykatës së Strazburit, lidhur me veprime johumane në burgun e Idrizovës, me çka riaktualizohet çështja për kushtet dhe mbikqyrjet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.
Lajme nga vendi
PRESIDENTI BEGAJ NESËR NË TETOVË – “BLINDOHET” QYTETI!
Pas vizitave në Çair, Çashkë të Velesit dhe Shkup, Presidenti I Shqipërisë, Bajram Begaj, të shtunën do të qëndrojë në Tetovë dhe Gostivar. Autoritetet e Komunës së Tetovës, për të shtunën, njoftojnë për regjim të posaçëm trafiku dhe ndalim-parkimi në disa rrugë e bulevarde.
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, të shtunën qëndron në Tetovë. Tetova tashmë I ka bërë të gjitha përgatitjet për ta mirëpritur presidentin Begaj, ku ditëve të kaluara shumë bilborde nëpër qytet I dëshirojnë mirëseardhje Presidentit të Shqipërisë.
Por, nga Komuna e Tetovës, kanë njoftuar se për të shtunën do të ketë masa të përkohshme sigurise dhe ndalim parkimi në disa rrugë.
Sipas njoftimit ndalim-parkimi do të vlejë për Rruga “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrotullimi te Restorant “SEDRA”!
Bulevardi “Bllagoja Toska” nga rrethrotullimi te Sedra deri te Komuna!
Rruga “Dervish Cara” në tërësi, deri te semaforët!
Rruga “Ilindenska” nga gjyqi deri te UEJL!
Rruga “KRD” deri te Arabati!
Rruga “Jashtë Vardarit” deri te UT!
Rruga “172”!
Komuna e Tetovës njofton se automjetet e parkuara në kundërshtim me njoftimin do të largohen nga shërbimi i merimangës!
Ndryshe, vizita zyrtare nis nga ora 09.00 dhe do të zgjasë deri më 11.30.
Vizita do të nis në ambientet e Komunës, ku Presidenti Begaj do të pritet nga kryetari komunës Bilall Kasami, për të vijuar më pas në këmbë drejt Shkollës Fillore “LIRIA”. Në këtë shkollë është paraparë një program artistik me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, të përgatitur nga nxënësit dhe SHKA “Xheladin Zeqiri”.
Më tej, Presidenti Begaj së bashku me Bilall Kasamin do të vizitojnë Xhaminë e Pashës dhe Teqenë Arabati Baba , ku Presidentit Begaj do t’i prezantohet trashëgimia kulturore dhe objektet me rëndësi të veçantë fetare, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit.
Sipas Agjendës, vizita e Presidentit Begaj vijon më pas në qytetin e Gostivarit.
-
Lajme nga vendi2 months agoMoti sot në Maqedoninë e Veriut
-
Lajme nga vendi3 weeks agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport1 month agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT

