Lajme nga vendi
Izet Mexhiti godet rëndë Ali Ahmetin: Del e fol BASHKË për Europë, kur në BDI s’ka demokraci (VIDEO)
Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” nga Kumanova ka goditur rëndë liderin e BDI-së Ali Ahmetin pasi ky ka nisur të mbajë takim me qytetarët me moton “BASHK për EUROPË”. Sipas Mexhitit nuk mund të del Ali Ahmeti të flas “Bashkë për Europë” a në BDI nuk ka demokraci.
“Nuk mund të flasim Bashkë për Europë kur e e cënojmë debatin brenda BDI-së, Bashkë për Europë në të njejtën kohë i suspendojmë organet e BDI-së, Bashkë për Europë e heshtim debatin brenda BDI-së, e heshtim analizën, e heshtim llogaridhënien e ekzekutivit para qytetarit. Këto janë vlerat evropiane, Evropa mbështet mbi demokracinë. Ne duam ta demokratizojmë BDI-në, të ketë debat të ketë analizë, të ketë llogaridhënie sepse vetëm në këtë mënyrë nuk do ta humbin rrugën e qytetarëve tanë” u shpreh Izet Mexhiti nga Kumanova.
Ndryshe lideri i BDi-së, Ali Ahmeti mbrëmë nga Tetova sërish u shpreh se “grupi i zjarrit” e kanë gabim qasjen sepse në BDI ka pasur demokraci dhe ka pasur debate.tetovasot
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

