Lajme nga vendi
Shënohet Dita e Planetit Tokë me moton “Investojmë në njohuri – kujdesemi për planetin”

Me ekspozitën e prezantimeve me poster nga nxënësit që vijojnë mësimet në shkollat e përfshira në programin GLOBE dhe me demonstrim praktik të protokolleve GLOBE, sot Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor shënoi 22 Prillin, Ditën e Planetit Tokë, e cila këtë vit festohet me moton “Investojmë në njohuri – kujdesemi për planetin”.
Në këtë ngjarje, përfaqësues nga Ministria i njoftuan nxënësit e pranishëm me punën e sistemit shtetëror të monitorimit automatik të cilësisë së ajrit të ambientit, ata folën për domosdoshmërinë dhe përfitimet e monitorimit të rregullt dhe në kohë të cilësisë së mediave të mjedisit.
“Sot, me këtë ngjarje i konfirmojmë përkushtimet tona për zbatimin e Programit GLOBE i cili për ne përfaqëson një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe fisnik në dy fusha me rëndësi vendimtare për të ardhmen tonë – mbrojtjen e mjedisit përmes njohurive të tij dhe edukimit të brezave të rinj, sepse ata janë aktorët kryesorë në ndryshimet për jetë cilësore dhe mjedis të qëndrueshëm dhe të ruajtur, të cilin do ta trashëgojnë nga ne”, theksoi në fjalimin e saj hyrëse ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova.
Ajo shtoi se tema e sivjetshme për Ditën e Planetit Tokë pasqyrohet qartë në vlerat e përfaqësuara nga programi GLOBE, ku Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë që nga viti 1998 dhe trajnimin praktik të të cilit e kanë kryer rreth 60 profesorë nga vendi.
Fjalime hapëse në këtë manifestim mbajtën edhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T., Erik Mejer.
“Mënyra më e mirë për të investuar në planetin tonë është të investoni në studentë të talentuar si ju. Jo vetëm që po punoni për ta bërë botën një vend më të mirë për veten tuaj, por po ndihmoni për ta bërë atë një vend më të mirë për të gjithë ne. Jam optimist për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e këtij vendi me njerëz si ju që fokusohen në çështjet që ju interesojnë aq thellë për ndryshime të mëdha që presin”, porositi ambasadori.
Në këtë ngjarje, u ndanë pajisje, që është donacion nga MMJPH-ja, (termometra pa kontakt me rreze infra të kuqe) iu ndanë 18 shkollave dhe 4 komplete të tjera kopshtarie për katër shkollat më aktive për vitin 2022.
Programi GLOBE paraqet një projekt ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit, ku nëpërmjet edukimit të nxënësve kombinohen shkenca, arsimi dhe teknologjia në nivel ndërkombëtar, në funksion të ndërgjegjësimit për mjedisin. Nxënës nga mbi 38,000 shkolla nga 127 vende punojnë sipas protokolleve të unifikuara në kuptimin e mediave të ndryshme të mjedisit.
Lajme nga vendi
Mickoski në Tetovë: Me Kasamin inspektuam projektet infrastrukturore në Tetovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë.
Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”
Lajme nga vendi
KASAMI: PUNUAM ME PËRKUSHTIM PËR TETOVËN

Lajme nga vendi
Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama kanë prezantuar sot një nga prioritetet kryesore të programit zgjedhor, ndërtimin e Qendrës Rinore, projekt që synon t’u japë të rinjve hapësirën e munguar për zhvillim, krijimtari dhe inovacion.
“Kam kënaqësinë të prezantoj një nga projektet më të rëndësishme dhe më të dashura për mua personalisht, pra një projekt që përfaqëson vizionin tim për një Çair modern, përparimtar dhe të orientuar drejt së ardhmes: Qendra Rinore e Çairit. Çairi ka pasuri të pashtershme rinore, të reja dhe të rinj të talentuar, me potencial të jashtëzakonshëm, që meritojnë më shumë se fjalë: meritojnë mundësi, mbështetje dhe hapësirë për zhvillim. Andaj, ndërtimi i Qendrës Rinore do të jetë një prioritet absolut i mandatit tim si kryetar komune. Ky nuk është vetëm një objekt fizik, por një platformë ku rinia jonë do të mund të mësojë, krijojë, shprehë veten dhe të ndërtojë të ardhmen në mënyrë aktive”, deklaroi Mexhiti.
Kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama në deklaratën e tij përshkroi detajet e pjesëve përbërëse të këtij objekti.
“Qendra Rinore do të jetë e ndërtuar në katër nivele funksionale:
– Bibliotekë dhe sallë ligjëratash për dije, hulumtim dhe ngjarje kulturore.
– Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale, trajnime falas në programim e shkrim-lexim digjital, si dhe hapësirë për start-up-e dhe mentorim rinor.
– Akademi STEM që do të afrojë trajnime në teknologji, shkencë, art dhe matematikë.
– Hapësira për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative ku të rinjtë do të shprehen lirshëm dhe pa barriera”.
Mexhiti dhe Rama potencuan se me këtë projekt garantojnë se Çairi do të bëhet qendër e inovacionit, arsimit dhe kreativitetit rinor. Të rinjtë do të kenë vendin ku do të mësojnë, do të zhvillohen dhe do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë