Connect with us

Lajme nga vendi

Po përgatitet Strategjia e re kombëtare për konsolidimin e tokës për vitin 2022-2030

Published

on

Në Euro haus (Europe House) sot u shënua fillimi i përgatitjes së Strategjisë së re kombëtare për konsolidimin e tokës për vitin  2022-2030 në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Përparimi i konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut”. Projekti bashkëfinancohet dhe zbatohet nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi në Kombet e Bashkuara  (FAO), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski deklaroi se për ta është me rëndësi strategjike  ky përcaktim i Qeverisë, Ministrisë, institucioneve, së bashku me mbështetjen e Bashkimit Evropian, të FAO-s që është implementues, që të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve lidhur me ndarjen e strukturës së tokës bujqësore dhe sipërfaqes së vogël të ekonomive bujqësore.

Pikërisht prandaj në këto vite, kjo ka qenë një nga prioritetet e tyre serioze.

“Janë të rëndësishme kapacitetet në këtë pjesë. U vendos korniza ligjore, institucionael për konsolidimin e tokës, duke ofruar bazë për zbatimin e programit kombëtar për konsolidim. Kapacitetet për zbatimin e konsolidimit janë përforcuar përmes përmirësimeve të sistemit dhe palëve të përfshira.   Në nivel kombëtar, u bënë përpjekje për ngritjen e ndërgjegjegjes për konsolidimin e tokës së bujqve ndërmjet të gjitha palëve të prekura në terren, me çfarë u përmirësua edhe mirëkuptimi për përfitimet nga realizimet e konsolodimit në rajone. U vendosën bazat për planifikimin financiar dhe strategjik për konsolidimin e tokës, duke siguruar planifikim efikas dhe shpërndrjen e burimeve për zbatimin e këtyre projekteve. Dhe në fund, si më e rëndësishme, me sukses kemi zbatuar projektet në terren, projekte për konsolidim të tokës të cilat janë të dukshme, të prekshme dhe të cilat bujiqt i ndjejnë dhe përfitimet për atë, ishim dëshmitarë përmes të gjitha vizitave tona në terren që i kemi”, theksoi ministri.

Nikollovski shtoi se ka një ulje të nsiderueshme të ndarjes së parcelave të tokës, konsolidimin e tyre në nëntë zona në shtte ku  janë hartuar plane për konsolidim me mbështetjen e këtij projekti.

Advertisement

Në ngjarje, përmes video lidhjes, fjalim pati zëvendës përfaqësuesi rajonal i FAO-s  për Evropë dhe Azinë Qendrore (FAO REU), Nabil Gangi.

“Kam kënaqësi që jam pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme në Shkup, derisa e fillojmë procesin e përgatitjes së strategjisë së re për konsolidimin e tokave në Maqedoninë e Veriut në vitet e ardhshme”, theksoi Gangi.

U prezantuan gjithashtu edhe  arritjet kryesore të Strategjisë kombëtare për konsolidim të tokës 2012-2020 dhe mësimet e nxjerra nga periudha paraprake strategjike, të cilat do të jenë bazë për zhvillimin e strategjisë së re për Konsolidim të tokës të vitit  2022-2030.

Advertisement

Lajme nga vendi

TETOVA E SIGURT, NUK KA TENSIONE NDËRETNIKE, INCIDENTET TË IZOLUARA!  

Published

on

Gjendja e sigurisë në Tetovë është stabile dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë tensionesh ndëretnike, por për konflikte të izoluara mes tifozëve. Kjo është një dukuri me të cilën përballen edhe qytete të tjera në vend dhe në rajon, por në Tetovë merr më shumë vëmendje për shkak të mjedisit multietnik.

Ky është konkluzioni i përbashkët i takimit ndërinstitucional të punës, kushtuar parandalimit dhe trajtimit të delikuencës së të miturve.

Takimi u organizua pas zhvillimeve dhe incidenteve të fundit, në të cilat ishin përfshirë tifozë të mitur të dy klubeve të futbollit nga Tetova.

Në takim morën pjesë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përfaqësues të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, të Këshillit për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve, të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë, si dhe drejtorët e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në territorin e komunës.

“Gjendja e sigurisë në Tetovë është stabile dhe se nuk bëhet fjalë për kurrfarë tensionesh ndëretnike, por për konflikte të izoluara mes tifozëve – dukuri me të cilën ballafaqohen edhe qytete të tjera anembanë vendit dhe rajonit, por që në Tetovë reflektohet më shumë për shkak të mjedisit multietnik. Në këtë drejtim, institucionet dërguan një apel të përbashkët drejtuar opinionit, mediave dhe faktorëve politikë që të përmbahen nga përhapja e dezinformatave, keqpërdorimi politik i ngjarjeve të tilla dhe nxitja artificiale e tensioneve që realisht nuk ekzistojnë në këtë rajon”
Kjo çështje u aktualizua pas një serie videosh me përmbajtje të dhunshme, të publikuara në grupe të specializuara në platformën TikTok. Në to shihen të mitur duke ndjekur dhe keqtrajtuar bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa incidentet i incizojnë dhe më pas i publikojnë në rrjetet sociale.

Advertisement

Në takim u dakorduan edhe disa hapa konkretë për periudhën në vijim. Ndër to janë shkëmbimi i vazhdueshëm i informacioneve mes SPB-së Tetovë, Qendrës për Punë Sociale dhe institucioneve arsimore, me qëllim identifikimin e hershëm të sjelljeve me rrezik te të rinjtë.

Gjithashtu, parashihen ligjërata dhe fushata të përbashkëta në shkollat fillore dhe të mesme për tifozërinë me frymë të fair-play-it, tolerancën dhe pasojat ligjore të cenimit të rendit dhe qetësisë publike. Do të organizohen edhe takime me këshillat e prindërve dhe drejtuesit e klubeve sportive lokale, për të ngritur vetëdijen dhe përgjegjësinë e përbashkët për sigurinë e të rinjve.

Për sulmet ndaj fëmijëve në Tetovë kishte reaguar edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili theksoi se për këto raste duhet të mbajnë përgjegjësi si sulmuesit, ashtu edhe prindërit e tyre.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Buxheti 2027: 123,8 miliardë denarë për pensionet, 3,9 miliardë shtesë për shëndetësinë

Published

on

Komisioni parlamentar për Financim dhe Buxhet nis sot shqyrtimin në lexim të dytë të Propozim-buxhetit për vitin 2027, për të cilin janë dorëzuar mbi 300 amendamente. Debati do të zgjasë dhjetë ditë.

Shteti planifikon të ardhura prej 395,4 miliardë denarësh dhe shpenzime prej 440,4 miliardë denarësh, ndërsa deficiti parashikohet në 45 miliardë denarë ose 3,5 për qind të BPV-së.

Për pensionet janë ndarë 123,8 miliardë denarë, ndërsa për shëndetësinë parashikohen 3,9 miliardë denarë më shumë se këtë vit. Investimet kapitale arrijnë në 40,8 miliardë denarë, kurse komunat pritet të përfitojnë rreth 36 miliardë denarë.

Për shlyerjen e borxhit publik janë planifikuar 124,6 miliardë denarë, përfshirë euroobligacionin prej 500 milionë eurosh që maturohet në vitin 2027.

Qeveria planifikon vazhdimin e projekteve infrastrukturore në Korridorin 8, autostradat Kërçovë–Bukojçan, Kërçovë–Ohër dhe Shkup–Bllacë, si dhe investime në hekurudha dhe rrugë lokale.

Advertisement

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se synimi është ruajtja e stabilitetit financiar dhe ulja graduale e deficitit buxhetor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar qytetarët për shtimin e mesazheve mashtruese përmes SMS-ve, postës elektronike dhe rrjeteve sociale, përmes të cilave kërkohet pagesa e kundërvajtjeve të supozuara rrugore të regjistruara nga sistemi “Qyteti i Sigurt”.

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për mashtrime të llojit “phishing”, ku qytetarëve u dërgohen mesazhe me linqe të rreme, përmes të cilave kërkohet që të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare. Qëllimi i këtyre veprimeve është keqpërdorimi i informacioneve dhe mjeteve financiare të qytetarëve. MPB-ja u bën apel qytetarëve që të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos vendosin të dhënat e kartelave bankare, fjalëkalimet apo informacione të tjera personale në ueb-faqe të paverifikuara. Gjithashtu, qytetarët këshillohen të mos kryejnë pagesa përmes linqeve të pranuara në mesazhe të dyshimta.
Nga Ministria rikujtojnë se njoftimet zyrtare me SMS për kundërvajtjet rrugore nga sistemi “Qyteti i Sigurt” dërgohen ekskluzivisht nga dërguesi “MVR-SC“ dhe përmbajnë detyrimisht targën e automjetit me të cilin është kryer kundërvajtja. Ndërkaq, linku zyrtar për informacione dhe pagesën e kundërvajtjeve është: http://safecountry.mvr.gov.mk. Sektori për Krim Kompjuterik pranë MPB-së, ndërkohë, po ndërmerr masa dhe veprime për zbulimin dhe sanksionimin e personave të përfshirë në këto mashtrime.
MPB-ja u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të verifikojnë çdo njoftim para se të ndërmarrin ndonjë veprim. përcjell Zhurnal.mk .

Continue Reading

Më të lexuarat