Lajme nga bota
Dy persona të vrarë nga të shtënat në një fabrikë të Mercedes Benzit në Gjermani
Dy persona u vranë nga të shtënat në një fabrikë të Mercedes Benzit në jugperëndim të Gjermanisë të enjten, derisa bëhet e ditur që policia ka arrestuar një të dyshuar.
I dyshuari, 53-vjeçar, hapi zjarr ndaj viktimave përpara se punonjësit e sigurisë të fabrikës që ndodhet në qytetin Sindelfingen, ta ndalonin atë dhe t’ia dorëzonin policisë.
I dyshuari nuk ka bërë rezistencë ndaj arrestimit, thanë ata, dhe viktimat, të dy të moshës 44-vjeçare, vdiqën nga plagët e marra.
Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende një motiv për të shtënat e së enjtes.
Incidenti ishte i fundit nga një numër i të shtënave masive në Gjermani gjatë viteve të fundit, shumë prej të cilave kishin lidhje me ekstremizmin fetar.
Qeveria gjermane ishte zotuar të ashpërsonte më tej ligjet e saj për armët pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj njerëzve të mbledhur në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg në muajin mars, duke vrarë tetë persona.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, kishte thënë pas atij sulmi se qeveria do të rishikonte ligjet e saj të armëve.
Socialdemokratët, partia e saj dhe e kancelarit Olaf Scholz, kanë bërë presion për ashpërsim të ligjeve që do të kufizonte numrin e armëve në dispozicion.
Mercedes-Benz prodhon makinën e tij luksoze S-Class në uzinën e Sindelfingen, që ndodhet rreth 17 kilometra në jugperëndim të Shtutgartit.
Stafi në vendin e prodhimit – një fuqi punëtore prej 35.000 personash – u evakuua pas të shtënave, të cilat ndodhën pasi i dyshuari hyri në vend në orën 7:45 të mëngjesit, thanë policia dhe prokurori i Shtutgartit.
Lajme nga bota
Erdogani paralajmëron Izraelin kundër “sabotimit” të përpjekjeve diplomatike për Iranin
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka këmbëngulur se lufta ndaj Iranit duhet të përfundojë përmes dialogut dhe negociatave serioze, por ka sugjeruar që qëndrimi i Izraelit po dëmtonte diplomacinë.
“Qëndrimi i pakompromis, maksimalist dhe radikal i Izraelit nuk duhet të lejohet të sabotojë zgjidhjet diplomatike”, ka thënë Erdogan, një kritik i vazhdueshëm dhe i hapur i Izraelit, në një fjalim televiziv.
Deklarata e tij vjen në kohën kur presidenti amerikan po këmbëngul se SHBA-ja është duke zhvilluar negociata për fundin e armiqësive me Iranin, mirëpo Teherani zyrtar ende nuk e ka pranuar se ka bisedime.
Lajme nga bota
Sulm pranë centralit bërthamor në Iran/ SHBA dhe Izraeli godasin Bushehrin
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan zonën përreth centralit bërthamor Bushehr të Iranit këtë mbrëmje.
Agjencia e lajmeve IRNA raportoi sulmin, i cili nuk shkaktoi dëme në strukturë apo viktima.
Lajme nga bota
Irani kërkon tarifë tranziti prej 2 milionë dollarësh nga anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit
Irani ka filluar të ngarkojë tarifa joformale tranziti për disa anije tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas njerëzve të njohur me çështjen, të cituar nga “Bloomberg”.
Sipas medias në fjalë, kërkesat e Teheranit variojnë deri në 2 milionë dollarë për udhëtim dhe vendosen rast pas rasti, duke krijuar në mënyrë efektive një “taksë” jozyrtare në një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

