Lajme nga vendi
Problemet me parkimin nuk kanë fund në Tetovë | VIDEO
Problemi me parkimin në Tetovë nuk ka fund. Një problem që zgjatë me dekada asesi të gjejë zgjidhje. Krahas mungesës së vendeve të parkimit, që janë premtuar nga të gjithë kryetarët e komunave, problem në vete kohëve të fundit janë bërë edhe parkimet në rreshtat e dyfishtë, apo parkimi jo i lejuar paralel me zonën e parkimit. Me një fjalë, nëse një qytetar parkon veturën e tij në zonë parkimi, vjen një vozitës tjetër dhe me veturëne tij parkohet paralel dhe pamundësohet dalja nga parkimi. Kjo shkakon shumë probleme edhe mes qytetarëve të cilët paguajnë në mënyrë të rregullt për parkim por më pas nuk mund të dalin. Shpesh herë ka edhe zënka mes vozitësve për këtë dukuri dhe fenomen që është shumë i përhapur në pjesën qendrore të Tetovës.
“Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë në koordinim me pushtetin lokal në Tetovë çdo ditë ndërmer masa dhe aktivitete për më shumë rend dhe siguri në komunikacion sa I përket parkimit në qytetin e Tetovës. Gjatë katër muajve të kaluar numri I masave për këtë lloj kundërvajtje arrinë shifrën 906, ndërsa numri i veturave që janë marrë nga shërbimi I merimangës është 1440.Pjesa më e madhe e masave kanë të bëjnë me parkimin në vend të gabuar dhe në të ashtuquajtura reshta të dyfishtë.Me këtë rast janë përgatitur edhe padi adekuate dhe vozitësit do të ballafaqohen me dënime të cilët fillojnë nga 25 deri në 180 euro. Me të njejtën dinamikë do të vazhdojnë aktivitetet edhe gjatë periudhës së ardhshme ku orari i tre automjeteve të shërbimit të mërimangës do të jetë në qarkullim nga ora 9 deri në orën 23, me qëlllim që të largohen në kohë veturat të cilët pengojnë në qarkullimin e lirë të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Me këtë rast në fokus do të jetë veturat të cilët parkohen në udhëkryqe, në vijat e bardha për këmbësorë, në zona të gjelbërta dhe në reshta të dyfishtë, e cila kohëve të fundit është shumë e përhapur në zonën qendrore në Tetovë” deklaroi Marjan Josifovski zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, transmeton Televizioni KOHA.
Vitin e kaluar policia dhe komuna ndërmorrën aksion në qytetin e Tetovës që të lirohen rrugët nga veturat që pengojnë qarkullimin e lirshëm dhe që parkohen në korsinë e dytë. Kryesisht ky aksion u zhvillua disa javë dhe më pas është ndërprerë intensiteti i të dy institucioneve për të mirëmbajtur më shumë rregull në këtë drejtim. Pas atij aksione gjendja vazhdon të jetë si më parë dhe parkimi në korsinë e dytë është prezent çdo ditë.
Nga ana tjetër,se a mund të ketë rregull në Tetovë e vërtetojnë rastet kur ka vizitë të delegacioneve të larta qoftë shtetërore qoftë nga jashtë. Në atë rast, policia arrinë që të mbajë në kontroll të gjithë komunikacionin dhe këta vizita të kalojnë pa probleme, kurse pas shkuarjes së tyre gjendja kthehet si më parë. Shpesh herë arsyetimet e policisë në këtë drejtim janë se kanë pak ekipe në terren dhe nuk arrijnë të mbulojnë. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
Një emigrante nga Kina ka vdekur, ndërsa 7 emigrantë të tjerë janë lënduar në një aksident me kamion në Maqedoni
Një kamion me targa të Serbisë u përmbys sot në mëngjes në rrugën Valandovë–Dojran, ku si pasojë një emigrante nga Kina humbi jetën, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan, njofton Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Strumicë, përcjell TV21.
“Sot rreth orës 04:20, kamioni doli nga rruga dhe u përmbys në rrugën Valandovë–Dojran. Nga lëndimet e marra në aksident, ka ndërruar jetë një emigrante nga Kina”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Shtatë migrante të tjerë nga Kina kanë marrë lëndime trupore, pasi dyshohet se kishin hyrë në rimorkion e kamionit pa dijeninë e shoferit.
“Shoferi S.M. është ndaluar në spitalin e Gjevgjelisë për t’i dhënë ndihmë mjekësore”, bëjnë me dije nga SPB Strumicë.
Zjarrfikësit e Strumicës raportojnë se sot rreth orës 08:00 morën pjesë në një aksion për nxjerrjen e personave nga automjeti i përmbysur.
Lajme nga vendi
Fetai: Akrobacionet e Selës nuk përbëjnë befasi
Akrobacionet e Ziadin Selës nuk përbëjnë më asnjë befasi.
Ajo që po shohim është thjesht kapitulli i fundit i një rruge të nisur mbrapsht që në fillim. Rrugë të cilën e hapi vetë Ziadin Sela, dhe e shtroi Arben Taravari.
Të dy zgjodhën t’i shërbejnë agjendës së Ali Ahmetit, duke harruar një të vërtetë historike: votuesi i Aleancës është antipodi i BDI-së dhe kurrë, për asnjë çmim, nuk pranon të bëhet patericë e saj.
Sot nuk ka më dilema. Kur tradhton parimet, strukturat dhe votën anti-BDI për t’u bërë pjesë e planeve të Ahmetit e të Grubit, fundi është i pashmangshëm: saltoja morale bëhet mortale, dhe të mbaron karriera politike.
Para vetëm dy vitesh, votuesi i Aleancës mori një vendim të qartë si kristali: JO me Ahmetin, JO me Grubin.
Këtë e dinin shumë mirë si Taravari, ashtu edhe Sela. Megjithatë, ata tentuan ta merrnin atë votues me vete, ta mashtronin, t’ia thyenin dinjitetin.
Por votuesi i Aleancës nuk është plaçkë që kontrabandohet sipas qejfit të dikujt. Ata dështuan sepse votuesi ynë nuk nënshtrohet kurrë.
PO-ja për VLEN-in mori 107 mijë vota dhe më pas, 10 komuna. Ne nuk devijuam asnjë milimetër. Ne ruajtëm atë që është më e çmuar: besimin e njerëzve që duan ndryshimin dhe që refuzojnë me kokëfortësi kthimin te e vjetra, te modeli kriminal i BDI-së.
Dera e Aleancës mbetet e hapur. E hapur për të gjithë ata që u lënduan, e hapur për ata që u mashtruan dhe që sot ndjehen të tradhtuar, e hapur për ata që besuan, që duruan dhe që kurrë nuk e ulën kokën, edhe kur të tjerët tentuan t’i thyenin.
Ne ecim drejt. Ne ecim fort. Dhe kjo rrugë nuk ka kthim.
*Status facebook’u i zëvendëskryeministrit Arben Fetai
Lajme nga vendi
VLEN pas largimit të ASH-së: AKI si koalicion pa kauzë tanimë po shpërbëhet!
Koalicioni AKI, i ndërtuar pa kauzë, pa vizion dhe pa orientim të qartë politik, po hyn në fazën e shpërbërjes së pashmangshme. Ajo që ndodhi dje me largimin e ASH-së së Ziadin Selës dhe largimi i Krenar Llogës nga ky koalicion tregojnë qartë krizën e thellë të brendshme, mungesën e kohezionit dhe dështimin për të ndërtuar një ofertë politike të qëndrueshme, thonë nga VLEN.
“Moskordinimi i tyre i vazhdueshëm është bërë tashmë model i dështimit, jo vetëm që nuk arrijnë të formësojnë një drejtim të përbashkët, por çdo ditë dëshmojnë se ky koalicion ka funksionuar vetëm si strehë e interesave të ngushta personale, jo si projekt politik për shqiptarët.
VLEN mbetet forca e vetme e konsoliduar, me program, me vizion dhe me strukturë të qartë shtetndërtuese. Ndërsa AKI po shpërbëhet pjesë-pjesë, qytetarët dhe figura të rëndësishme politike po rikthehen aty ku gjendet stabiliteti, serioziteti dhe perspektiva e vërtetë.
VLEN do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe transparencë, duke mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe duke ndërtuar një të ardhme të sigurt për qytetarët, ndërsa të tjerët merren me shpërndarjen e një koalicioni që asnjëherë nuk e pati një kauzë të vetën”, thonë nga VLEN.
-
Lajme nga vendi3 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

