Lajme nga vendi
Shaqiri: Bëhen përgatitjet që matura shtetërore të jepet më 27 maj
Janë duke u bërë përgatitjet për dhënien e maturës shtetërore më 27 maj. Kështu sot u përgjigj ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, duke iu përgjigjur pëyetjes së MIA-,s se çfarë do të ndodhë me dhënien e maturës shtetërore, duke e pasur parasysh që akoma po bëhet grevë në QSHP. Ministri ishte për vizitë pune në Kavadar.
“Mendoj se nga fillimi i grevës, qëndrimi im, se mundemi gjithmonë t’i lidhim proceset e rëndësishme, me disa kërkesa. Ato po, i mbështes kërkesat, por qëndrimi im përfundimtar është se matura shtetërore do të jepet më 27, për kur është paraparë sipas afatit. Jo vetëm se është kërkesë e ministrit, por gjithashtu është kërkesë edhe nxënësve të shkollave të mesme dhe si kërkesë e tillë, mendoj se sot edhe në komunikim me QSHP edhe dje patën takim Këshilli Drejtues i QSHP. Sipas informacioneve që unë i kam si ministër, bëhen përgatitje që të jepet matura shtetërore më 27, tha ministri. Nëse është e nevojshme, potencoi “edhe kuadër të të punësuarve nga Ministria do të dorëzojmë të hënën, që të mund t’i përfundojmë detyrat e punës”.
Ai tha se i mbështetë kërkesat, të shihet një moment për realizimin e plotë të këtyre kërkesave.
“E dimë se bëhet fjalë për një numër të vogël të punësuarish, por arsyeja është se po pritet zgjidhje sistemore me marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe pas kësaj mund të kyçet diskutim midis QSHP, drejtoreshës dhe të punësuarve që të arrihen këto kërkesa të tyre në maksimum”, nënvizoi Shaqiri.
Plotësimi i kërkesave për financa, tha ai, rritja e pagave, por sipas maksimumit që mund të jepet për momentin
Por më tej le të vazhdojë, gjithashtu të ketë maturë shtetërore dhe sipas informacioneve që i kam, matura shtetërore do të duhet të jepet më 27 maj, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kavadar.
Lajme nga vendi
Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar
Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.
Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.
„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.
Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.
Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.
„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.
Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)
Lajme nga vendi
NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup: Ka paralajmërime për mot të paqëndrueshëm, mos parkoni automjetet nën pemë
NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shkak të paralajmërimeve për mot të paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra të fuqishme. Qytetarëve u rekomandohet të mos parkojnë automjetet nën pemë dhe të shmangin qëndrimin pranë vegjetacionit të lartë për të ulur rrezikun nga rënia e degëve apo pemëve.
“Për shkak të paralajmërimit nga Enti Hidrometeorologjik për mot të paqëndrueshëm, të shoqëruar me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fuqishme, apelojmë që qytetarët të mos i parkojnë automjetet e tyre nën pemë dhe të shmangin qëndrimin pranë vegjetacionit të lartë, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga pasojat e mundshme. Nëse vëreni një pemë të rrëzuar, degë të thyera ose ndonjë rrezik tjetër të shkaktuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike, ju lutemi ta raportoni menjëherë në numrin emergjent 112 ose në numrat kujdestarë të publikuar në faqen zyrtare të NP “Parqe dhe Gjelbërime”. Apelojmë te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet dhe të tregojnë kujdes”, thonë nga NP “Parqe dhe gjelbërime”
Lajme nga vendi
UNESCO i jep edhe 5 vjet Maqedonisë për ta ruajtur statusin e Trashëgimisë Botërore të Rajonit të Ohrit
Rajoni i Ohrit është shpëtuar edhe një herë nga përfshirja në Listën e Trashëgimisë Botërore. UNESCO i ka dhënë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një tjetër mundësi për të ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe kulturore të rajonit. Sot në mëngjes, gjatë mbledhjes së Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Korenë e Jugut, u vendos që Rajoni i Ohrit të mos përfshihet, për momentin, në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Vendimi u mbështet nga 16 nga 21 vendet anëtare të Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Megjithatë, mbeten të njëjtat rekomandime dhe vërejtje, të cilat autoritetet do të duhet t’i përmbushin në 5 vitet e ardhshme, së bashku me Shqipërinë. Ndër ato për të cilat UNESCO ka këmbëngulur prej vitesh janë dhënia fund e urbanizimit masiv dhe të pakontrolluar dhe zgjidhja e çështjes së ndërtimeve të paligjshme./Alsat.mk.

