Connect with us

Lajme nga vendi

Kovaçevski dhe Mickoski shprehën qëndrimet e tyre para takimit, data e të cilit ende nuk është bërë e ditur

Published

on

Ende nuk ka njoftim se kur do të mbahet takimi i kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe ekipeve të tyre. Pavarësisht kësaj, ata tashmë kanë shprehur publikisht qëndrimet e tyre për procesin e integrimit evropian dhe ndryshimet kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

Kovaçevski si tema i propozoi vendimet e nevojshme për integrimet evropiane të shtetit dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore, Mickoski i pranoi, por gjithashtu konsideron se duhet të diskutohet se çfarë do të ndodhë pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese. VMRO-DPMNE gjithashtu beson se nëse ndryshimet kushtetuese dështojnë, zgjedhjet duhet të mbahen në vjeshtë.

“Zgjedhjet në vend definohen sipas ligjit dhe Kushtetutës. Zgjedhjet presidenciale janë në gjysmën e dytë të marsit, zgjedhjet parlamentare janë në gjysmën e dytë të qershorit. Ne vazhdimisht flasim për shtetin e së drejtës, respektimin e ligjeve, sundimin e demokracisë. Sundimi i demokracisë dhe respektimi i ligjeve është që zgjedhjet të bëhen kur të jetë koha për to, siç bëjnë praktikisht të gjitha vendet evropiane”, tha mbrëmë kryeministri Kovaçevski.

Lidhur me bisedimet e paralajmëruara me Mickoskin, Kovaçevski tha se këto janë bisedime për vendime që duhet të merren për të arritur një qëllim strategjik të shtetit, sepse partitë politike dhe deputetët në Kuvend kanë obligim dhe përgjegjësi para qytetarëve që të marrin vendime që mundësojnë një të ardhme më të mirë dhe një standard më të mirë jetese të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

“Anëtarësimi në BE nuk është qëllim në vetvete, anëtarësimi në BE është qëllim me të cilin ne e arrijmë atë që duan qytetarët. E përsëris disa herë, ne kemi pasur një standard jetese më të lartë se Sllovakia, Polonia, Rumania, Bullgaria dhe të gjitha vendet që kanë qenë pjesë e Traktatit të Varshavës. Dikur kishim një standard shumë më të lartë. Sot, ato vende kanë një standard më të lartë se i yni. Qytetarët tanë shkojnë dhe punojnë në këto vende. Vetëm për shkak se këto vende janë anëtarësuar në BE dhe vendet e tyre janë pjesë e tregut të përbashkët të BE-së, i cili është tregu më i madh dhe më i pasur në botë”, theksoi Kovaçeski.

Advertisement

Lidhur me atë se a është optimist se procesi do të jetë i suksesshëm, kryeministri tha se edhe vitin e kaluar ka thënë se është një optimist racional dhe se po punon për të arritur qëllimin për t’u anëtarësuar në BE.

Në pyetjen se çfarë nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski thotë se “do të kemi të njëjtën që kemi pasur nga viti 2006 deri në vitin 2016”.

“Në vend të integrimit do të kemi izolim dhe e kemi parë se si duket izolimi. Pa infrastrukturë, shtet të robëruar, në lirinë mediatike ishim në vendin e 130-të, tani jemi të 38-të në botë, shteti ligjor, i karakterizuar si regjim hibrid, sot mediat kanë kërcyer 19 vende për një vit”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i VMRO-DPMNE Mickoski informon se për takimin e paralajmëruar nga kryeministri Kovaçevski, nuk ka ftesë zyrtare për takim dhe as që dihet agjenda dhe formati i takimit të mundshëm.

Mickoski tregoi se e rëndësishme që duhet të diskutohet në atë takim është që pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat, siç tha ai, është gjithnjë e më e sigurt se nuk do të ndodhin, sepse grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni nuk do t’i mbështesë.

Advertisement

“Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë paraparë nga qeveria e BDI-së e mbështetur nga LSDM-ja. Kjo është shumë e rëndësishme të thuhet dhe duhet të shohim se çfarë plani po shkon përpara, sepse nuk mund ta mbyllim vendin, nuk mund ta mbyllim Maqedoninë dhe të mos dimë se çfarë do të ndodhë nëse dështojnë. Dhe ka gjithnjë e më shumë gjasa që ata të mos kenë sukses. Nëse ata tashmë shpallin se do të hyjnë në procedurë parlamentare, kjo është një pjesë e planit, por nëse dështojnë dhe është më e sigurt se nuk do t’ia dalin sepse ne si koalicion, si VMRO-DPMNE, grupi jonë i deputetëve nuk do t’i mbështesë ata. Çfarë bëjmë më pas? Mendoj se duhet ta diskutojmë edhe këtë, por fillimisht të presim, se cili do të jetë formati, ku do të ishte vendi, ora, dita. Praktikisht nuk kemi gjë tjetër veç deklaratave publike të Dimitar Kovaçevskit”, theksoi Mickoski.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, nga ana tjetër, tha se beson se ka rrugë që qeveria dhe opozita të bien dakord për ndryshimet kushtetuese. Nëse opozita vjen me qëllime të mira, pra me synimin për të gjetur një zgjidhje, thotë ai, mendoj se ka mënyra.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Advertisement

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Advertisement

Lajme nga vendi

„Tranzicioni i drejtë do të ketë sukses vetëm nëse e udhëheqim së bashku me punëtorët, komunat dhe komunitetet” – Bozhinovska në Ngjarjen Kombëtare për Këshillat Lokale Ekonomiko – Socialë

Published

on

Мinistria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në Ngjarjen Kombëtare për rrjetëzimin e Këshillave Lokale Ekonomiko – Socialë, ku edhe një herë e konfirmoi përkushtimin e fuqishëm të Ministrisë për të punuar hapur, një bashkëpunim dhe dialog të drejtëpërdrejtë me të gjitha palët e përfshira.

„ Tranzicioni duhet të sjellë jetë më të mirë për të gjithë ne. Dhe kjo është mundur vetëm nëse jemi të hapur, të qasshëm dhe nëse punojmë së bashku. Ministria është partner për çdo komunë, çdo organizatë, çdo punëtor dhe çdo kompani që sjell iniciativën. Mund të na drejtoheni në çdo moment”, deklaroi ministrja Bozhinovska.

Këshillat Lokale Ekonomiko – Socialë janë platformë që i bashkon komunat, sindikatat, komunitetin e biznesit, organizatat qytetare dhe instuticionet në procesin e tranzacionit të drejtë energjetik.

„Nëse nuk punojmë së bashku, nëse punëtorët, komunat, biznesi lokal dhe organizatat qytetare nuk janë në proces – atëher procesi nuk do të ketë sukses. Shumë e thjeshtë”, theksoi Bozhinovska.

Bozhinovska iu referua edhe Platformës Investuese për Tranzicionin e Drejtë Energjetik, e cila tashmë funksionon dhe krijon mundësi për financimin e projekteve lokale:

Advertisement

„Me këtë hapet hapësirë reale për investime që do të çojnë tranzicionin përpara. Por duhet që të gjithë faktorët e përfshirë, veçanërisht komunat, të jenë më përgjegjës, të ofrojnë projekte reale dhe të qëndrueshme në mënyrë që t’i përdorim fondet në mënyrë efkase. Detyra jonë është të sigurojmë drejtim të qartë politik, koordinim mes institucioneve dhe mbështetje për projektet cilësore lokale. Ne nuk duam tranzicion vetëm në letër. Dua që çdo komunë të ketë mundësi të zhvillojë projekt, dhe çdo komunitet të ndiejë se ky është një proces që krijon vlerë – jo frikë. Prandaj jemi këtu, prandaj jemi të hapur”, shtoi Bozhinovska..“

Мinistria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetjen e proceseve lokale, zhvillimin e vendeve të gjelbrta të punës, industrive të reja dhe kushteve të qëndrueshme për rritje ekonomike në të gjitha rajonet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Hapet tuneli hekurudhor i 14-të, në linjën Beljakovc – Kriva Pallankë

Published

on

Këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit, nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc në Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, shkruan drejtori i Hekurudhave te Maqedonise.
Drejtori Sinisha Ivanovski, postoi një video në profilin e tij në Facebook nga hapja e tunelit të 14-të në seksionin hekurudhor Beljakovc – Kriva Pallankë, i cili është në ndërtim e sipër.
“Është mirë kur ka dritë në fund të tunelit. Herët këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc-Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari”, ka shkruar zoti Ivanovski.
Ndërtimi i kësaj rruge është i mbushur me sfida, një nga më të mëdhatëështë shpimi dhe ndërtimi i tuneleve.
“Progresi i ndërtimit të të gjithë projektit nuk është në nivelin e dëshiruar, por do të doja të përgëzoja kontraktorin për suksesin e tyre në ndërtimin e tuneleve. Besoj se edhe në segmentet e tjera të ndërtimit, ata do të fillojnë të shënojnë sukses shumë shpejt që nga sot”, ka shkruar drejtori I Hekurudhave te Maqedonise Sinisha Ivanovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Apel për ndihmë Zenun Hysa, një 28-vjeçar nga Kaçaniku i Kosovës, po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore

Published

on

Zenun Hysa nga fshati Stagovë i komunës së Kaçanikut është duke përjetuar vështirësi të mëdha shëndetësore si pasojë e epilepsisë, nga e cila vuan prej një kohe të gjatë.

Gjendja e tij po e bën jetën gjithnjë e më të vështirë dhe po kërkon mbështetje urgjente.

Në një apel drejtuar opinionit publik, kërkohet që të gjithë qytetarët vullnetmirë dhe humanë të kontribuojnë, sipas mundësive të tyre, për t’i ardhur në ndihmë Zenunit.
Të interesuarit për ta ndihmuar mund të kontaktojnë në numrin: 045 484 134.

Logaria bankare: Raiffeisen Bank – 1504001008528570

Ju falënderon familja Hysa

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat