Connect with us

Lajme nga vendi

Shoqëria civile: nxitëse e reformave apo armike e shtetit?

Published

on

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Ditëve të fundit në Maqedoni po riaktualizohet roli i shoqërisë civile, pas thirrjes së nivelit më të lartë shtetëror drejtuar donatorëve evropianë për “shkurtim” të fondeve për organizatat joqeveritare dhe mediat që “punuan kundër Evropës”, pra kundër integrimit europian të vendit”. Kjo kërkesë aktualizohet pas rreth një viti, kur po merr hov diskutimi për ndryshimet kushtetuese.

Pra, të shohim se çfarë thotë BE-ja për shoqërinë civile dhe rolin e saj në anëtarësimin e vendit. Si fillim, është mirë ta rikujtojmë atë që u prezantua nga Komisioni Evropian në skriningun analitik për shoqërinë civile, si pjesë e Klasterit Themelet, në fushën e Institucioneve Demokratike. Ta përsërisim – ky është klasteri më domethënës, ai që e përcakton dinamikën e anëtarësimit në tërësi.

Baza e acquis dhe standardeve për shoqërinë civile (SHC) janë dispozitat e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së, traktatet themeluese të BE-së (Traktati për BE-në dhe për Funksionimin e BE-së), Konventa Evropiane mbi të drejtat e njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, si dhe ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Para së gjithash është liria e shprehjes dhe e bashkimit e garantuar në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së. Në traktatet themeluese të BE-së qëndron detyrimi i institucioneve të BE-së për t’u dhënë qytetarëve dhe shoqatave përfaqësuese “mundësinë për t’i publikuar dhe shkëmbyer publikisht pikëpamjet e tyre në të gjitha fushat e veprimit të Bashkimit”, si dhe të mbajnë “një dialog të hapur, transparent dhe të rregullt me ​​shoqatat përfaqësuese dhe shoqërinë civile”. Institucionet e BE-së e kanë edhe detyrimin për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në qeverisjen e mirë, si dhe për të garantuar hapje dhe transparencë.

Nga ana tjetër, udhëzimet e përbashkëta për lirinë e bashkimit të Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it (Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut) i shpjegojnë dhe shtjellojnë standardet ndërkombëtare për lirinë e bashkimit në 11 parime. Në mesin e tyre kuptohet që janë liria e shprehjes, si dhe liria për të kërkuar, marrë dhe për të përdorur fonde.

Jo rastësisht në skriningun analitik është theksuar se shoqëria civile është “subjekt i rëndësishëm në qeverisjen, forcë shtytëse për reforma, bashkëbiseduese relevante, instrument i zërit të qytetarëve”, prandaj shfaqet nevoja për një dialog të hapur dhe të strukturuar, si dhe për pjesëmarrjen në proceset e marrjes së vendimeve politike.

Advertisement

Dhe jo rastësisht mbështetja për shoqërinë civile ka një trajtim të veçantë në dokumentet e zgjerimit. Kështu, në Metodologjinë e Zgjerimit shoqëria civile përjashtohet nga reduktimi i mundshëm i fondeve të para-anëtarësimit në rast të shfaqjes së “problemeve”. Kjo është operacionalizuar në Rregullativën për IPA III, por edhe në aq të përmendurën Kornizë negociuese. Pastaj, “Udhëzimet për mbështetjen e BE-së ndaj shoqërisë civile për periudhën 2021-2027” i përpunojnë në detaje qëllimet dhe rezultatet për tre fusha globale: a) mjedis i përshtatshëm për SHC; b) bashkëpunim i përforcuar dhe partneritetit ndërmjet organizatave të SHC dhe autoriteteve publike dhe c) përforcim i kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së organizatave të SHC për zbatimin efektiv të aktiviteteve të tyre. Dhe përsëri, në aneksin e këtij dokumenti, ndër të tjera, shpjegohen edhe standardet për SHC që e mbështesin dokumentin.

Jo rastësisht BE-ja e thekson rolin e shoqërisë civile sidomos në fushat e demokracisë, të drejtave themelore dhe qeverisjes të së drejtës. Ne do t’i rikthehemi Raportit Special të Gjykatës së revizorëve për Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit, “Mbështetja e BE-së për veprimin e shoqërisë civile për sundimin e ligjit është e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e sektorit civil dhe ndikimi i tij nuk monitorohet plotësisht. ” Prandaj, një nga rekomandimet themelore është intensifikimi i mbështetjes për shoqërinë civile të angazhuar në reformat e qeverisjes të së drejtës dhe pavarësisë së mediave.

Po çfarë është konstatuar deri më tani në lidhje me përmbushjen e standardeve për shoqërinë civile? Për fat të keq, një nga burimet relevante (joqeveritare!) – Raporti i Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile për një mjedis të favorshëm për shoqërinë civile për vitin 2022, evidenton një sërë mbrapsjesh në vendin tonë në këtë front. Dhe, për fat të keq, kjo tendencë po vazhdon.

Advertisement

Lajme nga vendi

A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!

Published

on

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.

Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.

Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!

Published

on

Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.

Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.

Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.

Advertisement

PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm

“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”

Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.

Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në një shkollë të rrethinës së Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!

Published

on

.Dje në ora 18:10, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga f. Trebosh. Sipas denoncimit, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të madh, ai ka hyrë në ambientet e shkollës fillore në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat