Lajme nga vendi
LSDM: Mickoski nuk bëri asgjë për Rezolutën në Bundestag, po tregon injorancë të madhe
Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja nuk bënë asgjë për Rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman, akuzojnë sot nga LSDM.
“Përveç kësaj, Mickoski tregoi injorancë të madhe për mënyrën se si funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe procesi i integrimit në BE.
Mickoski dhe OBRM-PDUKM me vetëdije kanë gënjyer opinionin se do të kishin ofruar një kornizë më të mirë negociuese, edhe pse të gjithë zyrtarët e BE-së e bëjnë të qartë se korniza negociuese nuk mund të ndryshohet.
Jo vetëm që nuk janë në gjendje të sigurojnë një kornizë të re negociuese, Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë në gjendje as të lobojnë për shtetin e tyre.
Përkundër kësaj, Mickoski ende ka mundësi të qëndrojë në krahun e djathtë dhe duhet të përdorë dorën e zgjatur në takimin e liderëve ku i janë pranuar të gjitha kushtet”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së./Telegrafi/
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi4 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet

