Connect with us

Lajme nga vendi

Inpektorati shtetëror sanitar dhe shëndetëor dha vendim për ndalesë të ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore Sante Plus 2 Gostivar

Published

on

Inpektorati shtetëror sanitar dhe shëndetëor (IHSSH) dha vendim për ndalesë të ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore për IPHS Sante Plus 2 – poliklinikë e nivelit primar, në hapëssirën e locuar në rrugën “Ilindenska” pn në Gostivar, sepse nuk ka vendim për leje të ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore, të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë. Siç sqarojnë nga ISSSSH, vendimi u soll në bazë të gjendjes së konstatuar, në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore.

Në momentin e mbikëqyrjes, është hasur pajisje mjekësore, barëra, material shpenzues mjekësor dhe mbeturina mjekësore nga intervenime të kryera mjekësore, infuzione, shiringa.

Ekipi çdo ditë ka ardhur në hapëirën e cekur dhe ka ofrua shërbime shëndetësore për të punëuarit në Bektel dhe Enka.

“Më 26 shkurt 2024 ISHSSH e ka njoftuar personin përgjegjë në IPSH SANTE PLUS 2 Shkup S.A. të jetë e prnaishme në mbikëqyrje dhe të parashtrojë dokumentacionin e nevojshëm, por ajo nuk mori pjesë në mbikëqyrje”, thuhet në kumtesën e Inspektoratit. /faktor.mk/përcjell TV KOHA

Lajme nga vendi

Daut Memishi mban premtimin, ndahen vendimet e para – çerdhja “Foleja” në Përshefcë drejt hapjes

Published

on

Pas shumë vitesh pritje, zvarritje dhe premtime të pambajtura, sot po bëjmë realitet një nga premtimet që ua dhamë banorëve të Komunës së Tearcës. Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë që, si kryetar i Komunës, të ndaj vendimet për punësimet në çerdhen “Foleja” në fshatin Përshefcë. Kjo nuk është vetëm hapja e një çerdhe, por është hapja e një dere të re për fëmijët tanë, një mbështetje për prindërit dhe një investim në të ardhmen e komunitetit tonë.
Për shumë vite kjo çerdhe ishte vetëm një premtim. Sot, ajo po bëhet realitet.
Premtuam se do ta hapim dhe ajo po hapet. Ky është vetëm fillimi. Bashkë do të vazhdojmë të punojmë që fëmijët tanë të kenë kushte më të mira dhe që çdo premtim i dhënë para qytetarëve të shndërrohet në vepër.
Sot, Tearca ka arsye të krenohet. Sot, fitojnë fëmijët tanë!
Continue Reading

Lajme nga vendi

ZGJEDHJET NË BËRVENICË: GJASHTË KANDIDATË SYNOJNË KREUN E KOMUNËS!

Published

on

Skadoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjithsej janë dorëzuar gjashtë kandidatura – katër nga koalicionet dhe dy nga grupe zgjedhësish.

Për postin e kryetarit do të garojnë Jovica Radeski, kandidat i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, Jakup Useini nga VLEN-i, Stojanço Radicheski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), si dhe kandidatët e pavarur Arife Idrizi dhe Dushan Bogdanovski.

Listat e dorëzuara të kandidatëve mund të refuzohen për shkak të dorëzimit me vonesë, në përputhje me afatet e përcaktuara për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, ose nëse Komisioni Komunal i Zgjedhjeve konstaton parregullsi apo mangësi që parashtruesi i listës nuk i ka korrigjuar brenda afatit prej 48 orësh.

Listat e konfirmuara të kandidatëve për kryetar të Komunës së Brvenicës do t’i dorëzohen KSHZ-së, e cila do të përcaktojë renditjen në listën e kandidatëve dhe listën e vetme të kandidatëve.

Advertisement

Hedhja e shortit për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve do të zhvillohet nga KSHZ-ja më së voni deri më 23 shtator 2026.

Zgjedhjet e parakohshme lokale në Brvenicë janë caktuar për 18 tetor 2026. Ato mbahen pas vdekjes së kryetarit të Komunës së Brvenicës, Јоvica Ilievski, i cili ndërroi jetë më 23 qershor, në moshën 58-vjeçare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Minçev: Deri në fund të vitit 2026 gati ligji i ri për pagat në sektorin publik

Published

on

Sot, sistemi i pagave në sektorin publik karakterizohet ende nga rregulla, procedura dhe praktika të ndryshme midis institucioneve. Kjo krijon pabarazi dhe e bën të vështirë zbatimin e standardeve të qarta dhe uniforme për vlerësimin e punës. Prandaj, krijimi i një sistemi pagash më të harmonizuar, transparent dhe të drejtë është një nga reformat e rëndësishme në të cilat po punon Ministria e Administratës Publike, tha Ministri i Administratës, Goran Minçev.

Në njoftim thuhet se në drejtim të kësaj reforme, sot filloi një mision pesëditor i ekspertëve TAIEX kushtuar krijimit të një sistemi të vetëm dhe të harmonizuar pagash në sektorin publik. Misioni u hap nga Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, dhe Ambasadorja në Detyrë e Republikës së Greqisë, Christina Vassilatu, dhe në kuadër të tij, ekspertë nga Ministria Greke e Ekonomisë dhe Financave Kombëtare do të ndajnë përvojën e Sistemit të Vetëm të Pagesave Grek, një model që mundëson menaxhimin e centralizuar dhe të harmonizuar të pagesave në sektorin publik.
“Qëllimi ynë është i qartë, të krijojmë një sistem në të cilin rregullat do të jenë të qarta dhe të barabarta për të gjithë, dhe parimi i “pagesës së barabartë për punë të barabartë” do të jetë realisht i zbatueshëm në të gjithë sektorin publik”, tha Ministri Minçev.
Ministria po punon në kuadrin e ri ligjor për sistemin e pagave, me një plan për të përfunduar zgjidhjen ligjore deri në fund të vitit 2026, dhe zbatimin e saj gradual dhe sistematik për të filluar në vitin 2027.

“Ne nuk duam të kopjojmë modelin e dikujt tjetër. Ne duam ta kuptojmë atë, ta analizojmë atë dhe, bazuar në kushtet tona institucionale, ligjore dhe financiare, të ndërtojmë një zgjidhje që do të jetë funksionale dhe e zbatueshme për Maqedoninë e Veriut”, theksoi Minçev.

Sipas tij, qëllimi është të krijohet një sistem që jo vetëm do të thjeshtojë proceset, por do të sjellë edhe transparencë më të madhe, kontroll më të mirë të fondeve publike dhe të dhëna me cilësi më të mirë për hartimin e politikave publike.

Continue Reading

Më të lexuarat