Connect with us

Lajme nga vendi

Mashtrime përmes telefonit për shërbime në zonën e Tetovës dhe Gostivarit, SPB me thirrje për qytetarët

Published

on

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë, apelon dhe paralajmëron qytetarët e zonës Tetovë-Gostivar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në kontakte telefonike apo direkte me persona të panjohur, për qëllime afariste apo të tjera.

“SPB-Tetovë posaçërisht ju tregon që të shmangen kontaktet elektronike dhe porosive për shërbime ushqimore ose komerciale, të cilat kryesisht janë të rreme dhe përfundojnë me mashtrim dhe që përbëjnë vepër penale të dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal”, njofton SPB Tetovë.

Në dy muaj e gjysmë të këtij viti në këtë zonë janë raportuar gjithsej 11 mashtrime (TE-9 dhe GV-2), të cilat kryesisht janë zbardhur plotësisht dhe autorët janë zbuluar, gjegjësisht janë identifikuar se kush janë, dhe do të rrumbullakohen me parashtresa përkatëse.

Lajme nga vendi

Kasami: Pas dekadash padrejtësie dhe diskriminimi, drejtësia u vu në vend

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar medresantët për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me njohjen e diplomave të Medresesë, duke e cilësuar këtë si një hap historik drejt barazisë dhe drejtësisë në arsim.

“Sot, Qeveria e VLEN-it miratoi Propozim Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, i cili garanton që diplomat e Medresesë të trajtohen njësoj si diplomat e çdo shkolle tjetër të mesme në Maqedoninë e Veriut.Kjo është një fitore për të gjithë medresantët, për komunitetin besimtar dhe për të gjithë ata që besuan në ndryshim”, shkruan Kasami në Facebook.

Ai shton se Qeveria VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj qytetarëve në çdo sferë e çdo nivel të pushtetit. Premtimet nuk mbesin fjalë, por shndërrohen në vepra konkrete.

 

 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Azizi: Urime, diplomat e Medresesë të barabarta me të gjitha shkollat e mesme

Published

on

Deputeti i VLEN Adnan Azizi në postimin e tij në Facebook ka përgëzuar miratimin e ligjit për shkollat e mesme fetare.

Azizi ka theksuar se VLEN premtoi dhe realizoi – tashmë diplomat e Medresesë “Isa Beu” në Shkup do të pranohen si të barabarta me diplomat e shkollave të tjera të mesme në Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e tij, ai e ka quajtur këtë një fitore të madhe për shqiptarët, për besimtarët dhe për të gjithë ata që janë të përkushtuar ndaj dijes fetare dhe lirisë së besimit. Azizi nënvizoi se miratimi i Propozim Ligjit për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare nga ana e Qeverisë është një hap historik dhe drejtësi e vonuar për breza të tërë që u diskriminuan padrejtësisht për më shumë se dy dekada.

“Ky vendim është edhe një goditje ndaj atyre që 22 vite mashtruan dhe manipuluan me ndjenjat fetare, atyre që nga njëra anë kërkonin votën e besimtarëve, dhe nga ana tjetër i etiketonin si terroristë”, – ka shkruar ai.

 

Advertisement

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Klubi Malor “Skardus” organizoi Marshin e Parë Promovues (video)

Published

on

Mbi 400 pjesëmarrës nga treva të ndryshme të vendit, Kosovës dhe alpinistë dhe mërgimtarë morën pjesë në Marshin e Parë Promovues, të organizuar nga Klubi Malor “Skardus” në fshatin Dobrosht. Ky aktivitet shënoi një moment të veçantë për këtë fshat sepse nëpërmjet natyrës, traditës dhe mikëpritjes bëri bashkë alpinistët dhe jo vetëm. Kryetari i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare, Fari Rexhepi, theksoi se ky union luan një rol të veçantë në promovimin e bukurive natyrore të vendit dhe është përkrahës i shoqatave bjeshkatare të cilat poashtu lidhin adhuruesit e natyrës me natyrën tha Fari Rexhepi.

Të pranishëm ishin anëtarë të shumtë të shoqatave të ndryshme bjeshkatare nga vendi, të cilat promovojnë bukuritë natyrore të vendit tonë. Këto shoqata, të cilat funksionojnë nw  bazw të plan programeve, ndikojnë në rritjen e numrit të bjeshkatarëve dhe adhuruesve të natyrës.

Fatmir Sulejmani – “Sytë e Sharrit”

Qerim Abazi – Kryetar i Shoqatës Malore “Sharri” Gostivar

Evzal Elmazi, drejtor i Parkut Nacional Mali Sharr, theksoi se kjo iniciativë është për tu përshëndetur dhe shpreson që do të ngelë traditë që do të organizohet edhe vitet e ardhshme. Elmazi deklaroi se do i përkrahin maksimalisht iniciativat e tilla.

Advertisement

Evzal Elmazi Rojtari i Zonave të Mbrojtura,

Fariz Farizi, apeloi që qytetarët të kenë kujdes në këtë periudhë të nxehtë, të shmangin zjarret dhe të respektojnë masat e qeverisë.

Fariz Farizi – Rojtar i Zonave të Mbrojtura

Ndryshe, Pjesëmarrësit përshkruan një distancë prej 8.5 km vajtje-ardhje, me një disnivel prej 530 metrash, duke ofruar një rrugëtim të këndshëm dhe energjik në natyrën e mrekullueshme të Dobroshtit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat