Connect with us

Lajme nga vendi

Shfuqizohet masa e paraburgimit, shoferi i Ljupço Palevskit do të mbrohet në liri

Published

on

Shoferi i Lupço Pallevski-Pallços i cili dyshohet për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, Stefan Dimkovski është liruar nga masa e paraburgimit dhe do t’i caktohen masa më të lehta sigurie. Organi i akuzës ka vlerësuar se paraburgimi mbi veprën me të cilën ngarkohet Dimkovski nuk mund të zgjasë më tepër se tre muaj dhe për këtë arsye duhet zbutur masa. Ai dyshohet për ndihmë ndaj Pallços në cilësinë e shoferit që i ndihmoi atij të arratisej në Turqi edhe pse pretendon se për një gjë të tillë nuk ka qenë në dijeni. Palevski vazhdon të mbetet në paraburgim ekstradues në Turqi, ndërsa nuk dihet kur autoritetet turke do të aprovojnë kërkesën e Maqedonisë së Veriut për kthimin e tij para organeve të rendit në Shkup. Ai akuzohet se për motive financiare privoi nga liria 14 vjeçaren Vanja Gjorçevska dhe 77 vjeçarin Pançe Zhezhovski.

Advertisement

Lajme nga vendi

Gjykata Kushtetuese e RMV-së shfuqizoi dispozitat e Metodologjisë për regjistrimin e popullsisë të kryer në vitin 2021

Published

on

Gjykata Kushtetuese njofton se me shumicë votash ka shfuqizuar disa dispozita të Regjistrimin e Popullsisë të kryer në vitin 2021.

“Në rastin U.br.251/2025, i cili mbulon dispozita nga Metodologjia e zbatuar për Regjistrimin e vitit 2021, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, shfuqizoi:

Pjesa II “Pjesa e Përgjithshme” pika 5 nënseksioni 1 në pjesën “”Popullsia e përgjithshme rezidente” përbëhet nga personat e mëposhtëm – Njësitë e Regjistrimit” dhe nënseksioni 2 në pjesën “”Popullsia e përgjithshm jorezidente” përbëhet nga personat e mëposhtëm – Njësitë e Regjistrimit” të Metodologjisë për përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021.

Gjykata vlerësoi se pjesët e treguara të Metodologjisë nuk janë në përputhje me vlerën themelore të rendit tonë kushtetues, sundimin e ligjit, i cili rregullohet me nenin 8 paragrafi 1 rreshti 3 dhe detyrimin kushtetues që të gjitha rregulloret të jenë të harmonizuara me ligjet dhe Kushtetutën, të rregulluara me nenin 51 të Kushtetutës, pastaj nenet 6, 7 dhe 17 paragrafi 2, rreshti 1 i Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës i tejkaloi kompetencat e tij dhe, me një akt nënligjor (Metodologjia), kreu një kategorizim të popullsisë rezidente dhe jorezidente, për të cilin nuk ka autorizim ligjor, sepse Ligji për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021 nuk parashikon që kategorizimi i popullsisë të zhvillohet me një akt nënligjor.

Advertisement

Për shkak të faktit se ky është një vendim shfuqizues, jo anulues, Gjykata vëren se Vendimi do të zbatohet që nga momenti i publikimit të tij në Gazetën Zyrtare (për aktet nënligjore që do të miratohen në të ardhmen), por nuk do të zbatohet në mënyrë retroaktive, për regjistrimin e vitit 2021 që është kryer tashmë”, thonë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: “One Stop Shop“ në Tabanoc, një lehtësim për mërgatën që vlen

Published

on

Koalicioni VLEN në një postim në Facebook thanë se: Në prag të sezonit të pushimeve verore, përshëndesim miratimin e  ligjit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” edhe në pikën kufitare të Tabanocës. Kjo nismë përfaqëson një përparim të rëndësishëm në modernizimin dhe përmirësimin e procedurave kufitare për qytetarët tanë, sidomos për mërgatën, që për dekada është përballur me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kalimin e kufirit.

Pas përvojës së suksesshme në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, shtrirja e këtij modeli në Tabanoc është dëshmi e angazhimit të qeverisjes për të sjellë efikasitet dhe trajtim dinjitoz në raport me qytetarët, duke e kthyer kalimin në kufi nga një proces i lodhshëm në një procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë.
Shteti dhe institucionet kanë detyrë t’i shërbejnë qytetarëve, jo t’i vështirësojnë jetën me burokraci dhe pritje të panevojshme.

VLEN, si forcë politike që ka promovuar këtë reformë, është i përkushtuar të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e shërbimeve publike dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në shtet.
Modeli “One Stop Shop” është më shumë se një procedurë e thjeshtë administrative. Ky model përfaqëson një vizion të ri të administratës, që i jep qytetarit respektin dhe vlerën që meriton, veçanërisht mërgatës sonë, e cila luan rol thelbësor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

VLEN do të vazhdojë me përkushtim rrugën e reformave konkrete, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke synuar një shtet të drejtë, transparent dhe me shërbime cilësore.
I urojmë mirëseardhjen mërgatës në vendlindje dhe jemi të vendosur që kalimi i kufirit të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe me dinjitet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një mashtrim institucional

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtesë për media reagon ndaj miratimit në Qeveri të Propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili sipas tyre, përbën një farsë institucionale dhe jo një instrument të vërtetë për barazi.

“Më skandaloze është fakti që edhe anëtari shqiptar i grupit punues, prof. dr. Mersim Maksuti, ka refuzuar publikisht këtë ligj, duke dhënë një mendim të ndarë dhe profesional, në të cilin e vlerëson këtë propozim si skandaloz, antikushtetues dhe jopraktik. Ligji nuk garanton kuota për komunitetet më pak të përfaqësuara, siç e kërkon Kushtetuta dhe Amendamenti VI, por i relativizon të drejtat kolektive me pretekste si “profesionalizëm” dhe “kompetencë”…Mekanizmi i zbatimit është i paralizuar që në start, pasi i lë të gjitha përgjegjësitë një “Trupi Koordinues” pa kompetencë mbikëqyrëse, pa drejtim politik të garantuar, dhe pa fuqi për të propozuar masa ndëshkuese ndaj institucioneve që nuk e zbatojnë ligjin. Ligji është bërë sipas apetiteve të Karakamishevës, e jo në përputhje me nevojat reale të qytetarëve të pambrojtur nga diskriminimi. Është miratuar vetëm për t’u dërguar në Komisionin e Venecias, dhe jo për të hyrë në Kuvend për debat demokratik…Ky propozim shmang sanksionimin ligjor të moszbatimit, duke mos parashikuar asnjë formë përgjegjësie institucionale apo juridike për shkelësit e tij. Kjo e kthen në një dokument propagandistik, pa vlerë ligjore dhe efekt praktik. Duke u fshehur pas një interpretimi të diskutueshëm të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria shmang qëllimisht afirmimin e kuotave dhe përfaqësimit të drejtë si aksion afirmativ i garantuar me Kushtetutë”, thonë nga BDI.

Continue Reading

Më të lexuarat