Lajme nga vendi
Pendarovski: Gjykata Kushtetuese në mënyrë më aktive duhet të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut
Gjykata Kushtetuese në të ardhmen duhet të jetë më shumë aktive si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë debatit publik të organizuar nga Gjykata Kushtetuese.
Pendarovski tha se Gjykata Kushtetuese ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë me “COVID-19” kur si shoqëri dhe si shtet ishim në një situatë mjaft komplekse, parasë gjithash nga aspekti shëndetësor dhe socio-ekonomik, por edhe për një serie sfidash juridike.
Pendarovski tha se vendimet dhe arsyetimet të Gjykatës Kushtetuese, për atë si president i vendit, ishin mjaft të rëndësishme gjatë marrjes së vendimeve që ishin në kompetencë të tij gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Lajme nga vendi
Halili: Gligorovin s’e votuam as ne, e as VMRO-ja. LSDM-ja historikisht ka ndjekur politikë pro-serbe
Në një mega-intervistë për “Lajm TV” dhe gazetën “Lajm”, ambasadori dhe politikani Muhamed Halili ka rrëfyer për zhvillimet politike të fillimviteve të nëntëdhjeta, sidomos për formimin e athershëm të “qeverisë së ekspertëve”.
Gazetari: Ishte praktikisht ndikimi i ish-regjimit në pamundësimin e këtij koalicioni?
Halili: Po. Edhe koalicioni i cili ne e bëmë, ishte koalicion pro-serb, sepse LSDM-ja historikisht ka ndjekur politikë pro-serbe. Aq më tepër kur ata e sollën Kiro Gligorovin nga Beograd dhe pranojnë në Maqedoni. Ne atëherë si parti politike nuk e votuam Kiro Gligorovin, se votimi bëhej në parlament… edhe bëmë lidhje me VMRO. As VMRO-ja as UPD-ja nuk e votoi Kiro Gligorovin”.
Gazetari: Si ndodhi që VMRO-ja, e votoi?
Halili: Herën e dytë, përsëri ne patëm qëndrim mos e votojmë. Mirëpo, ata të LSDM-së më me experience…, sepse këta të tjerët ishin krejt do bujqë, njerëz të pa shkolluar, paramendoni sekretarin gjeneral e kishin njeri të pa shkolluar… LSDM-ja ndërkohë VMRO-së I kishte bërë ofertë… i kishin ofruar VMRO-së që Lupco Georgievskin ta bëjnë nënkryetar të presidentit të shtetit”, ka thënë ndër të tjera për “Lajm Tv”, ambasadori dhe politikani Muhamed Halili.
Lajme nga vendi
Janevska: Nxënësit do të kenë tekstet shkollore, tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla
Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë proces e kemi përfunduar shumë më herët, para fillimit të vitit shkollor, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, një javë para fillimit të vitit shkollor 2026/2027.
“Nuk mund të them se nuk do të ketë [ankesa]. Për fat të keq, besoj se do të ketë. Por sinqerisht besoj se ato do të jenë minimale dhe raste të veçuara”, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pas 1 shtatorit pret ankesa për tekste shkollore të dëmtuara.
Ajo konsideron se pas përgatitjeve të organizuara online, shkollat tashmë i janë qasur seriozisht raportimit të numrit të nevojshëm të teksteve shkollore, përkatësisht zëvendësimit të atyre të dëmtuara, dhe se lëshimet që janë bërë janë zvogëluar gjatë tre viteve të fundit shkollore.
“Sistemi elektronik ishte i hapur për një kohë të gjatë, sepse kjo është mënyra për t’u siguruar se puna do të përfundojë siç duhet. Të gjithë ata që kanë kërkuar, do ta marrin dhe po e marrin atë që kanë kërkuar. Ata që nuk kanë kërkuar, është përgjegjësi e tyre dhe Ministria në të ardhmen nuk do të marrë përsipër asnjë përgjegjësi të huaj, sepse tashmë tre vjet zbatojmë një sistem që është stabil dhe që siguron furnizim të qëndrueshëm me tekste shkollore”, tha Janevska.
Ajo bëri të ditur se për vitin shkollor 2026/2027 janë regjistruar rreth 14.500 nxënës të klasës së parë, por ky nuk është numri përfundimtar, pasi deri në fund të shtatorit vazhdon regjistrimi i nxënësve të klasës së parë që kanë humbur afatin për regjistrim.
Sa i përket optimizimit të rrjetit shkollor për shkak të futjes së mësimit në një ndërrim, ministrja tha se këtë vit pret që në mënyrë natyrale të mbyllen 26 shkolla rurale ku nuk ka regjistrim të nxënësve të klasës së parë dhe ku, siç tha ajo, “gjoja mësojnë” nga pesë deri në tetë fëmijë.
“Ajo që kemi arritur të bëjmë është se aktualisht kemi rreth 200 paralele më pak në arsimin fillor dhe 100 paralele më pak në arsimin e mesëm. Theksoj se kjo bëhet me qëllim që nxënësve t’u mundësohet socializim, cilësi më e mirë e arsimit dhe jo ekzistencë e izoluar në një mjedis të caktuar rural, ku mbizotërojnë parime të caktuara, madje edhe stereotipe të caktuara, dhe ku cilësia e arsimit nuk mund të jetë e përshtatshme për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Sidomos kur bëhet fjalë për paralele të kombinuara ku mësojnë nxënës nga tre klasë të ndryshme, aq sa lejohet me ligj”, tha Janevska.
Ajo shtoi se mësimi në këto paralele të kombinuara do të zhvillohet vetëm aty ku do të jetë i domosdoshëm, përkatësisht nëse shkolla periferike (rurale) ndodhet më shumë se 15-20 kilometra larg shkollës qendrore më të afërt.
“Atëherë do ta zbatojmë këtë, dhe këtë e bëjnë edhe vendet e tjera dhe është e arsyeshme. Por, nëse kemi një shkollë qendrore me 200 fëmijë, ndërsa 2,5 kilometra më larg kemi një shkollë me 18 fëmijë, nuk ka logjikë t’i mbajmë këta 18 fëmijë të izoluar në atë shkollë. Duhet t’i zhvendosim drejt shkollës tjetër”, theksoi Janevska.
Ajo theksoi se deri tani nuk është larguar nga puna asnjë mësues i punësuar me kontratë të përhershme dhe se në disa komuna të Shkupit, siç është Aerodromi, ka mungesë të mësuesve, ndaj pret që të ketë disa punësime.
“Në të gjitha shkollat e tjera jashtë Shkupit, kuadri është i mjaftueshëm. Prandaj masa është qëndrimi më i gjatë i nxënësve në shkollë – mësimi gjithëditor, ku në një paralele, le të themi me 20 fëmijë, nuk është e nevojshme të jenë 30, do të punojnë dy mësuese të klasës: njëra në gjysmën e parë të ditës dhe tjetra në gjysmën e dytë, me detyrimin që të kujdesen dhe të punojnë me fëmijët, të mësojnë me ta deri në orën 16:00”, tha Janevska.
“Që prindërit të jenë të lirë dhe që fëmijët të mos ndikohen nga gjyshërit, të cilët sigurisht ua duan të mirën fëmijëve, por fëmijët në mbarë botën gjithnjë e më herët fillojnë të shkojnë në kopshte dhe në shkollë. Ne duhet ta ndjekim këtë trend, përndryshe të rriturit tanë, studentët dhe njerëzit që hyjnë në tregun e punës, nuk do të jenë konkurrues askund përveçse në Maqedoni”, shtoi Janevska.
Lajme nga vendi
MICKOSKI PËR ZGJEDHJET, QEVERINË DHE ÇMIMIN E KARBURANTEVE!
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbeten në qendër të vëmendjes dhe tema për të cilën kryeministri Hristian Mickoski flet në çdo paraqitje mediatike.
I pyetur nga gazetarët, Mickoski i vlerësoi si të turpshme veprimet dhe deklaratat e opozitës e cila sipas tij po taktizon nga frika.
Tha se Qeveria ka mandat katër vjeçare dhe se është e fokusuar në vazhdimësinë e procesve dhe reformave të filluara tashmë 26 muaj.
E dini qëndrimin tonë, mandati i kësaj Qeverie është 4 vjeçar. Ajo çka unë shoh nga opozita taktizim i zymtë kur flasin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare po edhe deklarata të turpshme. E përsëris, mandati jonë si Qeveri është 4 vjeçar dhe prioriteti jonë janë qytetarët, interesi i qytetarëve, projektet po edhe reformat që duhet ti përfundojmë e të cilat qytetarët i presin prej nesh si Qeveri.
Kryeministri foli edhe për çmimet e derivateve, duke deklaruar se, pavarësisht rritjes së fundit, karburantet në Maqedoninë e Veriut mbeten ndër më të lirat në rajon. Ai tha se kjo ka bërë që një numër i madh i qytetarëve nga vendet fqinje të furnizohen në pikat e karburantit pranë kufirit.
Dizeli në Maqedoninë e Veriut është gjysmë denarë për litër më lirë se në Shqipëri, 35 cent më lirë se në Serbi, është nga 30 deri në 50 cent më lirë se në të gjitha shtetet në rajon, Greqi, Kroaci, Bosnjë, Mali i Zi. Nëse e lëmë anash politikën dhe fillojmë ti shohim numrat do të vijmë në përfundim se për momentin qytetarët e Maqedonisë po edhe pjesë e qytetarëve nga vendet fqinje vijnë e furnizohen me derivate në Maqedoni. Si qeveri, derivate sigurojmë jo vetëm për qytetarët tanë, sepse për 50 ose 60 % është rritur volumi i shitjes së derivative, qoftë benzina, qoftë dizeli që shitet në pompat tona.
Ndërkohë, kryeministri paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të vijojë edhe procesi i rikonstruimit të Qeverisë. Kësaj rradhe, ndryshimet pritet të prekin pozitat e zëvendësministrave dhe drejtorëve, ndërsa emrat e atyre që do të largohen dhe të personave që do t’i zëvendësojnë, sipas Mickoskit, do të bëhen të ditur së shpejti./Tv Koha – Shkup/

