Connect with us

Lajme nga vendi

Problemi me mbeturinat, premtohet zgjidhje

Published

on

Edhe pas marrjes së kompanisë Austriake për menaxhimin e mbeturinave në Tetovë,qyteti asesi të pastrohet nga mbeturinat dhe deponitë që krijohen gjithandej nëpër lagje. Nga ana tjetër Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur  procedurë kundër Ndërmarrjes Publike Komunale Sharr në Tetovë për mosgrumbullimin e mbeturinave dhe pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve nëpër trotuare dhe veturave në komunikacion. Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë  apelon qytetarët dhe ndërmarrjet përgjegjëse për ruajtjen e higjienës publike në Tetovë, që plotësisht dhe pa kushte të respektojnë Ligjin për pastërtinë publike dhe Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor për mbeturinat e grumbulluara në zonat e komunikacionit publik, të grumbulluara në korsitë e rrugës. Parashtresa të tilla do të përgatiten edhe në periudhën e ardhshme për të mundësuar qarkullim normal të trafikut nëpër rrugët e qytetit dhe për të kontribuar në sigurinë më të madhe të të gjithë pjesmarrësve në komunikacion, veçanërisht të këmbësorëve.
Gjobat për mosrespektim të kësaj dispozite ligjore variojnë nga 100 deri në 1000, konkreisht deri në 10 mijë euro, varësisht nëse bëhet fjalë për person fizik apo juridik dhe plus 500 euro për personin përgjegjës të personit juridik, thonë nga policia e Tetovës.Kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se arsye për problemet me grumbullimin e mbeturinave ka qenë tranzicioni nga ndërmarrja publike në atë private. Sipas tij pengesw dhe vonesa ka pasur shkaku i procedurave administrative- burokratike dhe teknike që kanë marrë kohë dhe kanë pamundësuar që të funksionojnë në kohë në teren.
 BILALL KASAMI KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS. Unë vlerësoj se ditëve të fundit veç më është eliminuar ai problem, ka qenë problem në fazën e tranzicionit të përgjegjësive nga
ndërmarrja publike në kompaninë private. Kemi punuar bashkërisht gjatë gjithë kësaj periudhe për eliminimin e të gjitha pengesave që janë paraqitur që nga Deponia Rusino e cila kishte kufizime në pranimin e mbeturinave deri në organizimin e regjistrimit të të gjithë atyre pajisjeve të cilat i kish kompania private dhe të cilat ishin procedura të pakuptimta të regjistrimit të kamionëve dhe të cilat nuk mund të dilnin në komunikacion pa qenë të regjistruara në emër të ndërmarrjes së re deri te pengesat burokratike të hapjes së llogarisë që zgjasin me ditë këtu te ne.
Përndryshe Kasami, tha se këto pengesa tani janë tejkaluar dhe se ndërmarrja private do të bëjë largimin e mbeturinave nga kontejnerët, trotuaret dhe nëpër gjitha lagjet e qytetit.Ndërsa njoftoi se të punsuarit e kësaj ndërmarrje do të transferohen në një objekt të ri në fshatin Pallçist, me çka do të kenë kushte shumë më të mira se sa ku kanë qëndruar me vite deri më tani.
Advertisement

Lajme nga vendi

A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!

Published

on

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.

Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.

Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!

Published

on

Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.

Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.

Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.

Advertisement

PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm

“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”

Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.

Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në një shkollë të rrethinës së Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!

Published

on

.Dje në ora 18:10, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga f. Trebosh. Sipas denoncimit, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të madh, ai ka hyrë në ambientet e shkollës fillore në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat