Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: A e shiti Ali Ahmeti mandatin 2 vjeçar të kryeministrit shqiptar për “Soravian”

Published

on

Fari Hiseni nga VLEN deklaroi sot se ish-kandidati i BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar Naser Ziberi ka demantuar tezat e BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe ka nxjerr në pah hipokrizinë e tij.

“Naser Ziberi ishte shumë i qartë duke thënë se kryeministri i parë shqiptarë në vend të 100 ditëve në këtë post, do të duhej të ishte së paku dy vjet sepse 100 ditët, siç ka pohuar opozita e bashkuar shqiptare janë në shërbim vetëm të çështjeve teknike. Në fakt kryeministri 100 ditësh është edhe një hipokrizi dhe mashtrim që tentohet tu servohet shqiptarëve”.

“A u shkëmbye dhe u shit mandati 2 vjeçar i kryeministrit shqiptar për milionat e skandalit “Soravia” Qendra Tregtare në zemër të Shkupit e blerë nga nipi i Ali Ahmetit 25 vjeçar në vlerë prej 30 milionë eurove? A u shit kryeministri i parë shqiptar për milionat e pista nga biznesi i kazinove që Artan Grubi përmes Lotarisë së tij po i realizon me nëntokën serbe dhe bullgare?”, u shpreh Fari Hiseni, VLEN.

Lajme nga vendi

Tetovë: Policia aksion në bastore dhe kazino të cilat gjenden pranë shkollave, hasen të mitur

Published

on

Më 13 shkurt 2026, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë realizuar një kontroll aksion në bastoret sportive dhe kazinotë që ndodhen pranë shkollave, me qëllim parandalimin e pranisë së të miturve në këto objekte. Gjatë kontrolleve në rrugët “Bllagoja Toska” dhe “Ilinden”, policia ka hasur dy të mitur, njërin nga fshati Odri dhe tjetrin nga fshati Pallaticë. Të miturit janë shoqëruar dhe më pas u janë dorëzuar prindërve të tyre, ndërkohë që kontrolle të tilla paralajmërohet se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të garantuar respektimin e ligjit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bilall Kasami nga Saraji: Po e ndërtojmë VLEN-in shtëpi të përbashkët, edhe më të fortë dhe më të organizuar

Published

on

Në takimin me strukturat në Saraj, Bilall Kasami deklaroi se VLEN po hyn në një fazë të re organizimi dhe fuqizimi politik, me synimin për t’u shndërruar në një subjekt të vetëm politik, raporton Zyrtare.

“Po e nisim këtë rrugëtim për t’iu treguar të gjithëve se VLEN-i do të vazhdojë edhe më fuqishëm. VLEN-i do të vazhdojë edhe më i bashkuar, drejt një organizimi të vetëm, drejt një partie politike, sepse tani sfidat janë edhe më të mëdha se para dy vitesh kur u bëmë bashkë”, u shpreh Kasami.

Ai theksoi se koha kërkon unitet, strukturim më të fortë dhe përgjegjësi më të madhe përballë qytetarëve, duke shtuar se VLEN po ndërtohet si një “shtëpi e përbashkët” për të gjithë ata që besojnë në ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ora letrare “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë” tuboi bashkë krijuesit tetovar dhe vitias në 18 vjetorin e Pavarësisë

Published

on

Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum nga Tetova dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Ramadan Musliu”nga  Vitia në një bashkëpunim kulturor në kuadër të aktiviteteve festive për nder të 18 vjetorit ta Pavarësisë  mbajtën një orë letrare “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”. Fillimisht krijuesit tetovar u pritën nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili prezantoi punën dhe aktivitetet e Komunës, sidomos ato në rafshin kulturor dhe ndau mirënjohje për përfaqësuesit e shoqatës nga Tetova, duke vlerësuar lartë angazhimin e tyre në promovimin e kulturës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar.

Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, Sadije Aliti, prezantoi punën dhe veprimtaritë kulturore që kjo shoqatë i realizon në Tetovë e më gjërë në hapësirën shqiptare, faleminderoi për mikpritjen dhe nderoi me mirënjohje Kryetarin i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti,për kontributin e çmueshëm në përkrahje të artit letrar dhe veprimtarive kulturore shqiptare. Me mirënjohje u nderua edhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” në Viti, Fadil Abazi. Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta kulturore dhe letrare në të ardhmen.

Manifestimi letrar vazhdoi në Sallën e Kuvendit Komunal, në shtëpinë e kulturës, me realizimin e orës poetike “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”. Në fillim fjalë përshëndetëse për rëndësinë e kësaj date, për Pavarësinë e Kosovës, paraqitën Sadije Aliti, Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, Fadil Abazi-kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” në Viti. Nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për këtë bashkëpunim kulturor fjalë miradije shprehu edhe përgjegjësi Valmir Sahiti, ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për Arsim, Arta Ajeti e vlerësoi lartë bashkëpunimin mes krijuesve të rinj nga Tetova dhe nga Vitia.

Në orën letrare poezitë e tyre i lexuan krijuesit tetovar dhe vitias, përfaqësues nga Departamenti i të rinjve i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” dhe nxënës nga Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti, poezi me tematikë dhe frymëzim për nder të kësaj feste, manifestimi u karakterizua nga një frymë solemne dhe një përkushtim i lartë artistik.

Në bibliotekën e qytetit “Ramadan Musliu”, poetët tetovarë dhuruan librat e tyre ku u pritën nga drejtoresha Sadije Dauti, dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes dy shoqatave.

Advertisement

Në kuadër të njohjes së të rinjve të shkollave e qyteteve tona me trashëgiminë kulturore u vizitua Muzeu i Shkollës së parë Shqipe në fshatin Stubëll, ku u mirëpritën nga dr.Sarë Gjergji, i cili prezantoi historikun e këtij institucioni.

Ky bashkëpunim kulturor pati për qëllim kultivimin e vlerave kulturore, kreativitetin krijues ndërmjet të rinjve, bashkëpunimin mes shkollarëve të mesëm, grupeve letrare dhe Shoqatave të shkrimtarëve, bashkëpunim kulturor për afirmimin dhe njohjen e shkrimtarëve dhe krijuesve të rinj dhe me trashëgiminë kulturore me vizita të ndërsjella.

Continue Reading

Më të lexuarat