Connect with us

Lajme nga vendi

Mos vidhni vota: Politikanët prej nesër ua mbyllin telefonat, ju rrezikoni nga 5-6 vite burg!

Published

on

Zgjedhjet na kanë dalë për hunde vitet e fundit. Të rregullta, të parakohshme, të zakonshme, të jashtëzakonshme, gati çdo vit kemi nga një palë zgjedhje. Herë fiton njëri, herë tjetri. “Herë kungulli, herë pacërka”, do të thosh humoristi ynë i njohur, Sevdai Radogoshi. Sa mbarojnë zgjedhjet, ata shikojnë vetëm interesin e tyre. Zhduken politikanët e këndshëm të fushatës parazgjedhore, që u rrjedhin fjalë të ëmbëla si mjalti deri në ditën e zgjedhjeve, por sapo përfundojnë zgjedhjet i lëshon toka. Bëhen ministra e deputetë, bëhen drejtorë e ambasadorë, kurse juve u harrojnë, madje as telefonin nuk ua hapin. Prandaj, është mirë ta lexoni deri në fund këtë tekst dhe ta kuptoni porosinë e tij. Mos të vijë nesër puna, mozot duke vuajtur dënim me burg për vjedhje votash, t’i thoni vetes: “Mirë shkruante Zhurnali, isha budalla që nuk e lexova deri në fund”!

Ju në burg, politikanët në poste!

Kështu ka ndodhur çdo herë, kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Tashmë jemi mësuar me “stilet” e politikanëve. Prandaj është me rëndësi që ne si votues të shfrytëzojmë të drejtën e votës ashtu siç na ka hije, e të mos futemi në skenare të tjetër kujt.

Aq më pak duhet të bëheni i pjesë e vjedhjes së votave dhe manipulimeve tjera zgjedhore. Politikanët prej nesër ju harrojnë, shikojnë hesapin e tyre, kurse ju do të maltretoheni me vite nëpër gjykata dhenë fund ju pret dënim 5-6 vjet me burg. Pyetni ata që e kanë pësuar, nëse ndonjë politikan u ka dalur në ndihmë. Madje janë tallur me fatin e tyre.

Zgjedhjet janë kulmi i procesit demokratik dhe festë e shprehjes së vullnetit të lirë nga ana e qytetarëve. Zgjedhjet, në një vend si Maqedonia e Veriut, mund të jenë një hap përprara në rrugën drejt Bashkimit Evropian, nëse organizohen e zbatohen në përputhje me standardet evropiane. Por mund të kenë pasojë edhe kthim mbrapa, në rast se përcillen me parregullsi dhe incidente. Politikanët nuk humbin as në rastin e parë, e as në rastin e dytë. Ndoshta na rastin e dytë përfitojnë edhe më shumë, sepses a më larg të jemi prej BE-së, aq më i “turbullt uji”, e në turbullinë është më lehtë të vidhet e të bëhen keqpërdorime.

Advertisement

E nëse kemi një proces të rregullt e demokratik, që na ofron drejt Bruskselit, ky është një përfitim për të gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë bëhen ndryshime pozitive në pajtim me standardet e BE-së, që na ofron drejt realizmit të ëndërrës për tu bë vend anëtar në këtë Union. Mos rrezikoni burg prej 5-6 viteve sado para të ju ofrojnë. Fundja, ndoshta është mirë edhe t’ua merni paratë në rast se vlerësoni se refuzimi juaj mund t’u krijojë problem në vendin e punës ose në karrierë, por votën mos ua jepni, sepse në këtë mënyrë u jepni shansë që edhe në zgjedhjet e ardhshme të ju bëjnë presion dhe të ju shantazhojnë. Janë përralla thëniet që “e dinë saktë se për kë keni votuar”, respektivisht se ata që ua keni marë paratë pasi skeni pasur mundësi tjetër, e dinë se për kë keni votuar. Askush nuk e din atë punë, kjo është vetëm formë e presionit psikik.

Prandaj edhe nëse ua mirni paratë, votoni në bazë të vullnetit tuaj të lirë, pa pasur fare dyshim se dikush do e din kë keni votuar. Po e përsërisim edhe një herë, ddoshta është mirë t’ua merni paratë, sepse nuk i kanë fituar me djersë, në rast se vlerësoni se refuzimi mund të ju shkakton telashe. I kanë fituar me manipulime e keqpërdorime dhe tani i japin për të blerë vota, me qëllim që të vazhdojnë edhe më tej me manipulime, e keqpërdorime. Prandaj dilni shfrytëzojeni në drejtën e votës në mënyrë të qytetëruar, ashtu siç na ka hije si komb evropian, pa tensione e pa keqpërdorime.

Mbi 30 të dënuar deri tani për shkelje të procesit zgjedhor

Shkelja e procesit zgjedhor, Sipas Kodit Penal në Maqedoninë e Veriut paraqet vepër të rëndë penale, që dënohet me burg. “Barrën” e kësaj vepre penale në lëkurën e tyre deri sot e kanë ndjerë mbi 30 qytetarë që kanë qenë të involvuar në malverzime zgjedhore dhe shumica prej tyre kanë vuajtur dënime me burg. Nuk bëhet fjalë për një process zgjedhor, por për disa procese zgjedhore, kur janë vërejtur parregullsi dhe shkelje të procesit, që më vonë kanë marë epilog gjyqësor. Kjo tregon se ka njerëz që nuk mbushen me mend deri sa nuk e pësojnë. Nuk marin mësim nga raste të mëhershme prejpersonave që janë dënuar e që kanë vuajtur burg, por sërish manipulohen.

Ruajuni që ju, ose të afërm tuaj të mos jenë në mesin e tyre. Shkeljet për të cilat janë dënuar, ajnë të natyrave të ndryshme. Mbushje kutish, thyerje kutish, tren bullgar, votim kolektiv, pengim i procesit zgjedhor, ndryshim procesverbalesh, etj… Shumica prej atyre që janë dënuar, më pas kanë treguar se si janë penduar, por edhe si janë injoruar nga politikanët që i kanë nxitur të skelin Ligjin zgjedhor, duke u garantuar se “do u qëndrojnë mbrapa”, por pas seancës së parë gjyqësore janë distancuar tërësisht prej tyre. Por është bë vonë, sepse dënimit nuk i kanë shpëtuar, kurse politikanët për të cilët kanë futur në thes, kanë vazhduar me pasurimin e tyre në bazë të posteve që kanë fituar pas zgjedhjeve. /Zhurnal

Advertisement

Lajme nga vendi

Ndalohen dy persona në Tabanoc – njëri për kontrabandë me drogë, tjetri për falsifikim dokumentesh

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje në Stacionin Kufitar të Policisë Tabanoc u ndaluan dy persona – njëri për kontrabandë droge, tjetri për patentë shoferi të falsifikuar.

Siç njoftojnë nga MBP, dje (30 korrik) rreth orës 09:30, oficerët e Stacionit Kufitar të Policisë në Tabanoc arrestuan personin H.O. (22), shtetas polak, gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë, i cili po përpiqej të hynte në vendin tonë me një automjet pasagjerësh Renault Megane me targa kombëtare polake.

“Personi u ndalua sepse gjatë kontrollit shtesë të automjetit, u gjet një kavanoz plastike me drogë narkotike – marihuanë, si dhe një mulli. Drogat e gjetura me një faturë për sendet e konfiskuara iu konfiskuan personit, i cili iu dorëzua oficerëve të policisë nga Stacioni Kufitar i Policisë Kumanovë për procedura të mëtejshme në përputhje me nenin 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”, thonë nga MPB.

“Gjatë kontrollit kufitar, personi ka paraqitur për inspektim patentë shoferi zvicerane në emrin e tij, e cila, pas kontrollit shtesë me ndihmën e përfaqësuesve të “Frontex”, është konstatuar se është falsifikim i plotë. Pas konsultimit me Prokurorinë Publike kompetente, V.A. për shkak të ekzistencës së dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit”, është privuar nga liria dhe është dorëzuar te oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë së Kumanovës për procedura të mëtejshme”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mbështetje për konsumatorët e cenueshëm të energjisë – janë siguruar 42,3 milionë denarë ndihmë financiare

Published

on

Qeveria ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë për vitin 2025, që synon përmirësimin e mbrojtjes së energjisë dhe mbështetjen e qytetarëve që përballen me sfida sociale dhe shëndetësore. Programi siguron 42.300.000 denarë nga buxheti i shtetit, të destinuara për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, njoftoi sot Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Programi, siç theksojnë nga Ministria, ka për qëllim të sigurojë energji të sigurt dhe të arritshme për ata që kanë më shumë nevojë.

“Mjetet janë të destinuara për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për familjet që jetojnë në varfëri energjetike, me fokus të veçantë tek personat me aftësi të kufizuara dhe ata që përdorin ndihmë minimale të garantuar. Përfituesit e këtij programi janë familjet që marrin ndihmë në para për të mbuluar një pjesë të kostove të konsumit të energjisë, si dhe familjet në të cilat jetojnë persona me aftësi të kufizuara të rënda ose të thella intelektuale, aftësi të kufizuara të rënda fizike, persona plotësisht të verbër ose plotësisht të shurdhër”, shpjegon Ministria.

Për këtë kategori të dytë, siç citohet në kumtesë, programi parashikon mbështetje mujore në vlerë prej 1.000 denarë, që drejtpërdrejtë hiqet nga faturat për energji elektrike të harxhuar, duke filluar nga muaji i dorëzimit të kërkesës, në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

“Mbështetja financiare do të ndahet sipas parimit të të ardhurave më të ulëta, deri në shterimin e fondeve, si më poshtë: 2.300.000,00 denarë nga totali i mjeteve do t’u ndahen familjeve në të cilat jeton një person/persona me aftësi të kufizuara të rënda ose të thella intelektuale, 19.000.000,00 denarë nga totali i fondeve do t’u ndahen familjeve në të cilat jeton një person/persona me aftësi të kufizuara më të rënda fizike, 9.000.000,00 denarë nga totali i mjeteve do t’u ndahen familjeve në të cilat jeton një person plotësisht i verbër dhe 12.000.000,00 denarë nga totali i mjeteve do t’u ndahen familjeve në të cilat jeton një person plotësisht i shurdhër”, thonë nga Ministria e Energjetikës.

Advertisement

Qytetarët e interesuar do të mund të aplikojnë përmes shpalljes publike që do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Energjetikë (www.energy.gov.mk) dhe në dy gazeta ditore. Shpallja do të jetë me afat aplikimi prej 30 ditësh. Formulari i aplikimit do të jetë i disponueshëm në internet, si dhe në arkivin e Ministrisë, ndërsa aplikantët duhet të dorëzojnë edhe dokumente me të cilat dëshmojnë plotësimin e kushteve për mbështetje financiare.

Nga Ministria e Energjetikës theksojnë se sistemimi i mjeteve do të bëhet sipas nevojave specifike të grupeve të synuara: 2,3 milionë denarë janë destinuar për familjet me persona me aftësi të kufizuara të rënda intelektuale, 19 milionë për familjet me aftësi të kufizuara më të rënda fizike, 9 milionë për familjet me një person plotësisht të verbër dhe 12 milionë denarë për ato me një person plotësisht të shurdhër.

“Procedura e përzgjedhjes do të kryhet nga katër komisione të përbëra nga punonjës të Ministrisë, të ndarë sipas llojit të aftësisë së kufizuar të personit në familje. Komisionet do të shqyrtojnë aplikimet e pranuara dhe do të përcaktojnë se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet. Lista e përfituesve që do të marrin mbështetje financiare do të bëhet publike”, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria theksojnë se programi parashikon edhe masa shtesë për lehtësimin e qasjes energjetike, duke përfshirë lirimin e shpenzimeve për përfshirje të sërishme, prioritet në largimin e defekteve dhe masave kundër ndërprerjeve për shkak të faturave të papaguara në periudhën e dimrit. Me këtë garantohet se asnjë familje e cila përballet me rrezik social ose shëndetësor nuk do të mbetet pa mbështetje bazë energjetike.

Të gjitha informacionet, njoftimi publik dhe formulari i aplikimit do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë: www.energy.gov.mk.

Advertisement

Ministria u bën thirrje të gjithë atyre që plotësojnë kërkesat të informohen me kohë dhe të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, siç thuhet në kumtesë, mbetet e përkushtuar për krijimin e një shoqërie energjetike të drejtë dhe të qëndrueshme, në të cilën çdo qytetar ka qasje në nevojat themelore të jetës – veçanërisht ata që kanë më shumë nevojë për to.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rritje e përqindjes së turistëve nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, turistët nga Turqia ende me numër më të madh

Published

on

Maqedonia po përjeton një intensifikim të trafikut turistik dhe një rritje të interesit të turistëve të huaj nga vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit, e cila analizoi të dhënat e fundit mbi lëvizjen e turistëve të huaj në vend për pesë muajt e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Është regjistruar një rritje prej 23,6 për qind te turistët e huaj dhe rritje prej 18,7 për qind te bujtjet e realizuara. Në pesë muajt e parë të vitit 2025, qarkullimi turistik në Maqedoni shënon rritje të dukshme në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024. Veçanërisht dallohet Gjermania me rritje prej 219 për qind në numrin e turistëve dhe 146 për qind në bujtje, duke treguar një interes të shtuar ndjeshëm të turistëve gjermanë për të vizituar vendin tonë. Franca regjistroi rritjen më të lartë me 398 përqind më shumë turistë dhe 303 përqind më shumë bujtje, duke u pozicionuar si një objektiv i ri strategjik i politikave turistike. Britania e Madhe regjistroi një rritje të konsiderueshme prej 204 përqind të numrit të turistëve dhe 139 përqind të bujtjeve. Turqia, e cila ishte tregu kryesor në vitin 2024, vazhdon me një rritje të qëndrueshme prej 11 përqind të numrit të turistëve dhe 21 përqind të bujtjeve, duke ruajtur pozicionin e saj të parë për sa i përket numrit të përgjithshëm të turistëve dhe bujtjeve”, informoi Ministria.

Këto rezultate, nënvizohet në kumtesë “konfirmojnë dinamikën pozitive dhe interesin e rritur për Maqedoninë si destinacioni turistik atraktiv i hartës evropiane”.

“Maqedonia shënon një interes në rritje midis vizitorëve të huaj për turizëm kulturor në muajt jashtë sezonit tradicional, gjë që kontribuon ndjeshëm në anulimin e turizmit sezonal, rritjen e të ardhurave totale nga turizmi dhe forcimin e ekonomisë lokale. Ky trend është me rëndësi të jashtëzakonshme sepse krijon aktivitet të vazhdueshëm turistik gjatë gjithë vitit, angazhon komunitetet lokale, artizanët, guidat dhe ofruesit e ushqimit, dhe mundëson zhvillim të ekuilibruar ekonomik jashtë qendrave turistike”, deklaron Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Ministria shton se do t’i përdorë këto të dhëna “për të synuar me saktësi aktivitetet promovuese, për të përgatitur programin e sektorit të turizmit, për të forcuar lidhjet ajrore me tregjet e reja dhe për të mbështetur në mënyrë aktive operatorët e turizmit”.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat