Lajme nga vendi
Tetovë, e punësuara në kazino rrejshëm raportoi në polici se i ishin vjedhur paratë e qarkullimit ditor
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gruaja nga Tetova që më datë 9 maj raportoi se si e punësuar në kazino i ishin marrë paratë nga qarkullimi ditor, ka pranuar që kishte bërë deklaratë të rrejshme.
“Më datë 13.05.2024 në SPB-Tetovë është kryer një bisedë zyrtare me 37-vjeçaren A.K. nga Tetova. Për shkak se, më datë 09.05.2024 në orën 12.00, ajo rrejshëm kishte raportuar se rreth orës 08.20 në një vend parkimi tek kazinoja ku punonte, një person duke e kërcënuar i kishte marrë paratë nga qarkullimi ditor në kazino, kështu që gjatë ditës së djeshme ajo ishte paraqitur vetë në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, kundër saj do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

