Lajme nga vendi
KSHZ: Pjesëmarrja deri në orën 9 të mëngjesit është 7.22 për qind, më e lartë se ajo e 8 majit
Pjesëmarrja në shtatë vendvotimet ku mbahet rivotimi për zgjedhjet parlamentare sot deri në orën 09:00 është 7.22 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Nga ky institucion bëjnë të ditur se kanë votuar 326 votues nga gjithsej 4514 votues të regjistruar. Krahasuar me votimin e 8 majit, ky rivotim tregon një rritje të pjesëmarrjes prej 4.07 për qind në këto qendra votimi.
Pjesëmarrje më e madhe ka pasur në vendvotimin në Krushevë, ku kanë votuar 57 votues, gjegjësisht 12,15 për qind, ndërsa më të ulët në Dollneni në vendvotimin 1470/1, ku deri në orën 9 kanë votuar 14 votues, gjegjësisht 2,22 për qind.
Në vendvotimin 2101 në Zhelinë kanë votuar 101 votues, përkatësisht dalja është 10,17 për qind, në vendvotimin 1202 në Krushevë, 22 votues, gjegjësisht 7,38 për qind, në vendvotimin 1272 në Ohër, 54 votues, 7,5 për qind, i. Në vendvotimin e dytë në Dollneni me numër 1470 kanë votuar 22 votues ose 3.34 për qind. Në Strugë, në vendvotimin 1844, dalja ka qenë 7,44 për qind, përkatësisht kanë votuar 56 votues.
Vendvotimet, siç informojnë nga KSHZ, janë të hapura në ora 07:00.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

