Connect with us

Lajme nga vendi

Lloga: Askush nuk mund t’ua ndalojë shqiptarëve ta përdorin flamurin kombëtar, Dimitrievski mund ta bëjë vetëm në shtëpinë e tij private

Published

on

Pasi Maksim Dimitrievksi komentoi flamurin shqiptar në mbledhjen e VLEN ku edhe tha se nëse vazhdon kështu, ZNAM do të dalë nga qeveria, ka reaguar Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët, përcjell TV21. Lloga tha se askush nuk mund t’ua ndalojë shqiptarëve ta përdorin flamurin kombëtar, ndërsa për Dimitrievskin, tha se mund të lejojë ose të ndalojë flamuj në shtëpinë e tij private.

“Askush nuk mund t’ua ndalojë qytetarëve shqiptarë të RMV-së përdorimin e flamurit të tyre kombëtar e aq më pak Dimitrievski, ai mund të lejojë ose të ndalojë flamuj në shtëpinë e tij private.
Qeveria është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, rrjedhimisht edhe 1/3 së popullsisë së përgjithshme, në këtë rast shqiptarëve. Secili komunitet mund të përdorë flamurin e tij e që janë pjesë preambulës së këtij shteti, si ai turk, boshnjak, vlleh, rom, egjiptian etj.
Flamuri shtetëror i RMV-së respektohet nga të gjithë andaj edhe të gjithë duhet të respektojnë simbolet respektive.
Etnocentrizmi alla serb që po shfaqet si re e zezë mbi vendin tonë, është ogur i keq, andaj ndaloni eksperimentet mbi shtetin që çdo ditë e më shumë po mundoheni ta ndani e përçani, përvishini mëngët dhe punoni për ardhmërinë e këtij vendi, mjaft me kampanjë paszgjedhore”, ka shkruar Lloga.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski: Ligjet reformuese nuk varen nga “Badenteri”

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski sot gjatë hapjes së “fshatit maqedonas” foli për shumicën parlamentare dhe çështjen e badenterit.

Ai tha se gjithçka është e mundur dhe jo e mundur për zgjerimin e shumicës parlamentare.

“Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika është çështje e mundësisë”, tha Mickoski.

Lidhur me reformat në vend, Mickoski tha se ligjet reformuese nuk varen nga “Badenteri”.

“Nuk varen ligjet reformuese nga Badenteri. Jo, nuk varen nga Badenteri, mund që disa të jenë me 80 deputetë me shumicë prej 2/3. Kodi Zgjedhor ka nevojë për konsensus politik, sepse mund ndonjë prej partive politike sërish të aplikojë filibustering, dhe të mos miratohet Kodi Zgjedhor, por kjo nuk do të thotë se duhet Badenter, duhet të kemi konsensus politik, dhe me informacionet që kam, kemi. Tani do ta shohim kur do të hyjë në procedurë parlamentare”, tha Mickoski.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Shtetasi i Maqedonisë i cili kërkohej për grabitje dhe vrasje, do të ekstradohet nga Greqia në Gjermani

Published

on

Gjykata në Selanik dje miratoi ekstradimin e një shtetasi 34-vjeçar të Maqedonisë së Veriut për në Gjermani, ku ai kërkohet për pjesëmarrjen e tij në grabitjen dhe vrasjen e një burri 81-vjeçar, raportoi “Kathimerini”

Ai u arrestua në maj në pikën kufitare Evzoni, gjatë një kontrolli rutinë që zbuloi se ndaj tij kishte të lëshuar një urdhër arresti evropian.

Krimet, sipas dokumenteve nga prokurorët gjermanë, u kryen në shkurt në një qytet të vogël në shtetin federal të Hessen. I dyshuari dyshohet se po udhëtonte për në Gjermani për biznes me bashkëqytetarë dhe po qëndronte në dhoma të marra me qira nga viktima. Autorët, sipas forcave të rendit gjermane, e lidhën dhe ia mbyllën gojën 81-vjeçarit, duke i marrë para nga shtëpia. Vdekja e tij u shkaktua nga gulfatja.

Para gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, 34-vjeçari kërkoi të mos ekstradohej në Gjermani, duke argumentuar se do të ishte më e lehtë për familjen e tij, e cila jeton në Veles, ta vizitonte atë në një burg grek. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Merko ia hedh fajin Shaqirit: Ish-ministri i propozoi drejtorët, unë vetëm firmosa

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Strugës, sot pritet të paraqitet fjala përfundimtare e mbrojtjes së kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në procesin gjyqësor për katër raste të bashkuara që kanë të bëjnë me emërime të paligjshme të drejtorëve në shkollat fillore: “Goce Dellçev” në Podgorcë (dy raste), “Murat Labunishti” në fshatin Labunishtë dhe “Ashim Agushi” në fshatin Radozhdë.

Gjyqtari Jordan Jovanov, në seancën e kaluar, informoi se mbrojtja kishte kërkuar kohë shtesë për përgatitjen e fjalës përfundimtare për shkak të natyrës së ndërlikuar të rasteve të bashkuara.

Në deklaratën e tij para gjykatës, Merko këmbënguli se nuk kishte vepruar në kundërshtim me ligjin gjatë emërimeve, duke theksuar se ai vetëm kishte nënshkruar dokumentet e përgatitura nga shërbimet komunale. Sipas tij, po të kishte shkelur ligjin, Ministria e Arsimit do t’i kishte marrë kompetencat – gjë që nuk kishte ndodhur. Ai deklaroi se ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ishte në dijeni të situatës dhe kishte konfirmuar se ekzistonin baza ligjore që një person nga jashtë shkollës të emërohej si ushtrues detyre nëse asnjë kandidat nga institucioni nuk aplikonte për postin. Merko shtoi se në shumë raste, vetë ministri Shaqiri kishte propozuar personat që më pas u emëruan, dhe se drejtorët e rinj kishin deklaruar se nuk ishin takuar me Merkon, por ishin caktuar nga ministria.

Ai ngriti pyetjen se si është e mundur që vetëm ai të jetë nën akuzë, kur kompetencat për emërimet janë të përbashkëta me Ministrinë e Arsimit dhe janë të rregulluara në të njëjtin nen të ligjit. Merko përmendi gjithashtu se edhe ministrja aktuale e Arsimit, Vesna Janevska, kishte emëruar ushtrues detyre drejtorë në fillim të vitit shkollor 2024/25 në Drasllajcë dhe Podgorcë – edhe pse ata nuk plotësonin kriteret.
Sipas tij, të gjithë drejtorët e emëruar kanë punuar në mënyrë të ndershme dhe profesionale, ndërsa nga dëshmitë e inspektorëve, në rastin më të keq bëhet fjalë për shkelje administrative, jo për vepër penale.

Përveç këtij procesi, Merko është i përfshirë edhe në një rast tjetër të ndarë që lidhet me shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë. Ndaj tij po zhvillohen dhe procese të tjera gjyqësore për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa më 9 qershor, Gjykata e Strugës e shpalli të pafajshëm për rastin e prokurimit të një veture luksoze “Audi” me vlerë prej 67.000 euro.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat