Lajme nga rajoni
E RËNDË! Vritet me 5 plumba shqiptari në Francë/ Plagoset rëndë i biri 24-vjeç dhe nipi 21-vjeç

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Teisseire të Grenoble, Francë të dielën. Një shqiptar i armatosur me pistoletë hapi zjarr mbi një grup prej tre personash, edhe këta shqiptarë. Viktimë nga ngjarja ka mbetur Ylli Bezhani 47 vjeç i cili ka marrë 5 plumba në trup.
I biri 24-vjeçar i viktimës dhe nipi 21 vjeç së bashku me një tjetër shqiptar mbetën të plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00 në një zonë të qetë të qytetit, rreth 100 metra larg nga kryqëzimi me Avenue Paul-Cocat.
Autori i cili lëvizte me një skuter elektrik hapi zjarr drejt shqiptarëve. Ai shkarkoi karikatorin e tij drejt tyre dhe më pas u largua menjëherë. Policia është në kërkim të tij por deri më tani nuk ka asnjë informacion.
Bezhani humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Djali i tij 24-vjeçar ndodhet gjithashtu në gjendje kritike për jetën.
Prokurori i Grenoble, Eric Vaillant, njoftoi se është hapur një hetim për “vrasje” dhe “tentativë vrasjeje”.
Lajme nga rajoni
“Situata është kritike” – alarm në Kroaci për shkak të përhapjes së antraksit

Instituti Veterinar Kroat njoftoi se një rast i antraksit është konfirmuar në Kroaci, në komunën e Vrlikës. Pas një ngordhjeje të lopës në rajon, mostrat nga kafshët e ngordhura u dërguan për analiza dhe rezultatet konfirmuan se bëhet fjalë për një sëmundje infektive.
Lajme nga rajoni
Urat e Mitrovicës, Vuçiç i ankohet Perëndimit: Nuk u mor pëlqimi i popullit serb!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi ka protestuar te fuqitë perëndimore, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
“Kanë bërë shumë gjëra dhe tani kemi parë që kanë vendosur gurë themele për dy ura, pa marrë pëlqimin e popullit serb dhe të njerëzve nga Mitrovica e Veriut, sepse kjo do të nënkuptonte eksod përfundimtar”, tha Vuçiq për televizionin Informer, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Më 1 korrik, Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, i cilin ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shqiptarë dhe në pjesën veriore të banuar me serbë.
Njëra urë parashihet të jetë për këmbësorë dhe tjera për automjete.
Autoritetet kosovare thanë se projekti, me një vlerë prej rreth 3 milionë eurosh, ka për qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet banorëve nga të dyja anët e lumit.
Megjithatë, reagimet në terren janë të ndryshme – disa e përkrahin këtë iniciativë, ndërsa të tjerët e shohin si të panevojshme.
Urat e reja do të vendosen në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes Kosovë-Serbi për Lirinë e Lëvizjes, të arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel.
Megjithatë, nga BE-ja i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk janë të përfshirë në këtë projekt dhe as që janë të njoftuar për të.
Sipas BE-së, çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse – duke i përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet që preken nga kjo çështje.
Lajme nga rajoni
Policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

Serbët që do të marrin pjesë në festën e Vidovdanit, janë penguar të futen brenda rrethojave pranë monumentit të Gazimestanit me flamujt serbë. Ndërkohë, Policia e Kosovës bën thirrje për manifestim të qetë dhe apelon për shmangie të provokimeve. “Përmes këtij njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës APELON te të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që të manifestojnë në mënyrë të qetë, të shmangun çdo provokim të mundshëm, të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës, e cila do të jetë prezentë me njësitë e saja për ofrim të sigurisë dhe parandalim të çdo veprimi të kundërligjshëm”. Një ditë më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti hodhi pretendimin se për të zhvendosur vëmendjen nga protestat në Beograd, Serbia ka në plan të nxisë incidente në Gazimestan. “Sipas vlerësimeve të institucioneve tona të sigurisë dhe inteligjencës, ka përpjekje që tubimi në Gazimestan të jetë sa më masiv. Prandaj janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina që të vijnë në Kosovë nesër. Tradicionalisht, grupet e tilla kanë qenë provokuese, duke bartur simbole nacionaliste serbe e ruse, që bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu edhe kundër vlerave demokratike e evropiane” tha Kurti.Çdo 28 qershor, serbët festojnë Vidovdanin, atë që e quajnë Beteja e Kosovës. Festa fillon me një meshë në Manastirin e Graçanicës, për t’u zhvendosur në Gazimestan, pak kilometra larg Prishtinës.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve