Connect with us

Lajme nga vendi

Shiu ka shuar të gjitha zjarret në vend, reshje do të ketë edhe në tre ditët në vijim

Published

on

Për momentin nuk ka asnjë zjarr më të madh dhe më të rëndë në vend, bëri të ditur Qendra e Menaxhimit të Krizave. Pasi ka rënë shi në disa pjesë të vendit pasditen e sotme, zjarri është shuar.

“Të gjitha zjarret e mëdha janë shuar me ndihmën e shiut”. Janë aktive disa zjarre më të vogla dhe nesër do të merremi me to”, tha drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov.

Sipas të dhënave të Administratës për Çështje Hidrometeorologjike, në tri ditët e ardhshme priten reshje shiu dhe ulje të temperaturave. Gjatë muajit gusht, deri më sot, në territorin e shtetit janë shënuar 667 zjarre në hapësirë ​​të hapur, prej të cilave 98 kanë qenë zjarre në pyje dhe shumica e tyre kanë qenë të vështira për t’u shuar.

Advertisement

Lajme nga vendi

Përsëri është aktivizuar zjarri në Nikushtak, ekipet në terren

Published

on

Zjarri i cili ishte aktiv javën e kaluar në në fshatin Nikushtak të Likovës përsëri është aktivizuar, njoftoi sot Qendra për menaxhim me kriza.

“Përsëri ka zjarr. Ekipet e NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ ndodhen në terren”, konfirmoi zëvendësdrejtori i ndërmarrjes, Kire Mihaillov.

Javën e kaluar pothuajse vazhdimisht ka pasur zjarr në këtë lokacion. U dogj pylli i degraduar me drunj të ulët dhe lis.

Në shuarjen e zjarrit pëveç ekipeve të “Pyjeve të Maqedonisë” u përfshin edhe helikopterë dhe aeroplanë të cilët intervenuan nga ajri.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qendra për Menaxhimin e Krizave: 4 zjarre aktive dhe një është nën kontrol

Published

on

Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 20 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat katër mbeten aktive dhe një është nën kontroll.

Zjarret janë aktive pranë fshatit Viniçe në zonën e quajtur Muraticë në komunën e Gazi Babës, pranë fshatit Petrovo në malin Kozhuf, pranë fshatit Nikushtak në komunën e Likovës dhe pranë fshatit Vrazhale në komunën e Zelenikovës.

Sipas njoftimit nga QMK, zjarri pranë fshatit Trubarevo në komunën e Gazi Babës është nën kontroll.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me re, më freskët dhe me erë me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore (mbi 60 km/orë). Drejt fundit të ditës, vranësirat do të ulen.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 17 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 21 deri në 29 gradë.

Në Shkup, pjesërisht me vranësira me periudha me diell. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore. Drejt fundit të ditës, vranësirat do të ulen. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 26 gradë.

Continue Reading

Më të lexuarat