Lajme nga vendi
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv (mbi 20l/m2), erë të fuqishme dhe paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 25 deri 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 6.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për paraqitje të motit të ligë. Temperatura minimale do të bie deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 28 gradë.
“Të mërkurën do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave dhe do të fryejë erë mesatare veriore. Nga e enjtja temperatura ditore do të rritet”, sqarojnë nga DPHM.
Lajme nga vendi
MSh: Ligji për mbrojtje nga duhani nuk shtyhet, javën e ardhshme pritet t’i dorëzohet Qeverisë
Lajme nga vendi
Gjendje alarmante në Gostivar, Valbon Limani: Lusim çdo qytetarë, të evitojnë daljet nga shtëpia pa nevojë!
Reshjet e dendura kanë shkaktuar vërshime në disa zona të banuara të qytetit, duke rënduar situatën në të gjithë rajonin e Pollogut. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e krijuar dhe ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse.
Sipas tij, përkundër përpjekjeve maksimale të Komunës dhe ndërmarrjeve komunale për të menaxhuar situatën në terren, nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga ELEM, si institucion me kompetenca për menaxhimin e ujërave të lumit Vardar, si dhe nga zyrat e Ekonomizimit të Ujërave, përgjegjëse për sistemin e ujitjes.
“Vështirësi të mëdha po hasen në të gjithë rajonin e Pollogut. Ju lutem veproni sa më shpejt”, ka apeluar kryetari Limani.
Autoritetet lokale vijojnë të jenë në terren, ndërsa pritet reagimi i institucioneve kompetente për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës.
Lajme nga vendi
Rrezikuan jetën e skijatorëve me motorë: Kodra e Diellit denoncon shkelësit në polici
Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” ka reaguar ashpër pas një incidenti të rëndë të ndodhur sot, ku dy persona me mjete motorike të ndaluara kanë hyrë në pistat e skijimit, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e turistëve dhe skijatorëve.
Kodra e Diellit rikujton se siguria në pista është prioritet absolut dhe u bën thirrje të gjithë vizitorëve që të respektojnë rregullat strikte për të shmangur tragjeditë e mundshme. Ky reagim vjen si pjesë e masave të reja për disiplinimin e lëvizjes në resort, duke paralajmëruar sanksione të ashpra për të gjithë ata që thyejnë rregulloren e qendrës.

