Connect with us

Lajme nga rajoni

Dy të vdekur nga shpërthim i virusit të Nilit Perëndimor në Greqi. Autoritetet: Rritet numri i infektimeve. Tre prej tyre e morën në Shqipëri

Published

on

Një shpërthim i virusit të Nilit Perëndimor është konfirmuar në Greqi, saktësisht në Thesproti, ku autoritetet parashikojnë evidentimin e rasteve të tjera në ditët në vijim.

Siç transmeton ERT, në javën e fundit janë shënuar dy vdekje në shtetin helen, ndërsa janë deklaruar 24 raste të reja, sipas raportit epidemiologjik të EODY.

Janë regjistruar edhe tre raste të importuara të infeksionit në pacientë të ekspozuar në Shqipëri.

Mbikqyrja epidemiologjike e sëmundjes, zbatimi në kohë i programeve të duhura të integruara të kontrollit të mushkonjave dhe miratimi i masave mbrojtëse personale kundër mushkonjave janë masat më të përshtatshme për kontrollin e sëmundjes.

Advertisement

Lajme nga rajoni

Tragjedi në Austri: 35-vjeçari kosovar humb jetën në vendin e punës pas kontaktit me rrymën elektrike

Published

on

Një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën të enjten në vendin e tij të punës në Arbing, Austri, pasi ra në kontakt me një linjë të tensionit të lartë gjatë pastrimit të një fasade ndërtese, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 13:00, ndërsa viktima, që jetonte në Linz, po punonte në fasadën anësore të një pallati. Kolegu i tij, një shtetas 34-vjeçar nga Iraku, dëgjoi britmën e kosovarit dhe ndërhyri menjëherë, por ishte tepër vonë.

“Me sa duket ai preku një linjë me tension të lartë gjatë punës. Ishte një moment i tmerrshëm”, deklaroi kolegu.

Ambulanca dhe shërbimet e urgjencës u njoftuan menjëherë, por mbërritën me vonesë. Ekipet mjekësore kryen reanimim (CPR), por pa sukses. Mjekët konstatuan se 35-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend.

Autoritetet austriake kanë nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat e aksidentit tragjik.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Kosovari kapet me 11 pushkë automatike në kufirin e Kroacisë, po udhëtonte drejt Zvicrës

Published

on

Një shtetas i Kosovës është ndaluar në pikën kufitare të Tovarnikut në Kroaci, pasi në veturën e tij janë zbuluar 11 pushkë automatike dhe një sasi municioni.

Sipas raportimit të portalit kroat “index.hr”, zbulimi është bërë nga zyrtarët doganorë të Njësisë Mobile të Vukovarit më 31 maj, gjatë një kontrolli të detajuar.

I dyshuari po udhëtonte në drejtim të Zvicrës kur zyrtarët doganorë ngritën dyshime pas kalimit të veturës nëpër pajisjen speciale të skanimit për automjetet transportuese.

Përveç armëve, në veturë është gjetur edhe municion, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat ligjore ndaj drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit që ndodhej me të.

Po ashtu, sipas këtij mediumi, automjeti i dyshuar, me targa të regjistrimit të Kosovës, drejtohej nga një shtetas i Republikës së Kosovës dhe po transportonte automjete personale nga Kosova drejt Konfederatës Zvicerane.

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Ngërçi në Parlamentin e Kosovës! Dështon për të 26-ën herë konstituimi i Kuvendit

Published

on

Që nga 1 maji, për të tetëmbëdhjetën herë, deputetët kanë refuzuar të formojnë një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kreun e ri të Kuvendit.

Votimi i fshehtë është propozuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, disa herë nuk ka arritur të sigurojë 61 vota për t’u zgjedhur në krye të organit ligjvënës.

Çështja e votimit të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Ato vlerësojnë se mënyra se si LVV-ja po tenton që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet përmes votës së fshehtë është jokushtetuese, duke kërkuar nga Gjykata që të marrë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe sërish refuzuan, në vazhdimin e seancës konstituive më 4 qershor, që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Advertisement

Saranda Bogujevci nga LVV-ja tha se partia e saj është në pritje të vendimit të Kushtetueses, ndërkaq shtoi se kanë informacione se disa deputetë janë të gatshëm të votojnë për kryeparlamentarin pas vendimit të gjykatës.

Faton Peci, pjesë e koalicionit me LVV-në, tha se në ditët e fundit ka pasur takim mes LVV-së dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, duke thënë se Limaj shihet si partner i mundshëm për qeverisje.

Limaj, partia e të cilit ka tri ulëse në Kuvend, deklaroi se vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare, duke shprehur bindjen se Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet e reja.

Seanca konstituive pritet të vazhdojë të enjten, më 5 qershor. Kjo është hera e parë që nga nisja e seancës konstituive më 15 prill, që vazhdimi i seancës bëhet pas 24 orësh, pasi deri më tani vazhdimet janë bërë çdo 48 orë. Ky vendim u mor nga kryesuesi Avni Dehari, në konsultim me përfaqësuesit e partive, me qëllim që seanca të mos vazhdonte të premten, kur është festa e Bajramit.

PDK-ja dhe AAK-ja e konsiderojnë Haxhiun si një figurë jounifikuese, duke kërkuar nga LVV-ja ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së për këtë post.

Advertisement

LVV-ja, si partia fituese e zgjedhjeve të shkurtit, ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kjo parti ka thënë se nuk do ta ndryshojë kandidatin, duke theksuar se Haxhiu e meriton të zgjidhet në këtë pozitë.

Për ta konstituuar Kuvendin, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri dhe pesë nënkryetarët, për të cilët nevojiten 61 vota.

Vetëm pas zgjedhjes së tyre, organi ligjvënës konsiderohet i konstituuar, dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./REL/

Continue Reading

Më të lexuarat