Connect with us

Sport

CHAMPIONS: FAVORITËT FITOJNË PA PROBLEME

Published

on

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve ku janë shënuar plotë 27 gola. Fitore të rëndësishme dhe të sigurta kanë shënuar skuadrat favorite si Real Madridi kundër Borrussia Dortmund me përmbysje 5:2. Milani në ‘’San Siro’’ kundër ekipit Club Bruge ka shënuar fitoren e parë dhe Monako shënoi fitore spektakolare kundër Crvena Zvedës së Beogradit një fitore spektakolare. Fitore të sigurta kanë shënuar edhe Aston Villa, Xhirona,e Arsenali, ndërsa ka zhgënjyer Juventusi që ka humbur në Romë nga Shtuttgarti 0-1Rezultatet e xhiros së tretëArsenal – Shahtar 1:0 Aston Villa – Bolonja 2:0 Xhirona – Bratisllava 2:0 Pari Sen Zhermen – PSV 1:1 Real – Dortmund 5:2Shturm – Sporting 0:2 Monako – Cërvena Zvezda 5:1Milan – Brizh 3:1Juventus – Shtuttgari 0:1BASKETBOLL: NISI SEZONI I RI NË NBA Me dy ndeshjet e zhvilluara në mëngjesin e sot edhe zyrtarisht ka filluar kampionati 2024/2025 në ligën amerikane të basketbollit NBA, ku edhe kësaj radhe nuk kanë munguar emocionet, rivaliteti por edhe surprizat.Kampionët në fuqi Boston ekip i cili para fillimit të ndeshjes mori unazat për titullin e fituar kampion, me lehtësi ka fituara ndaj Nju Jorkut me rezultatin 132-109. Më efikas ishte Tatum i cili realizoi 37 pikë e 10 asiste.Kampionatin e ri me fitore e e nisi edhe skuadra e Los Anxhelos Lejkers duke e mundur në terren vendas ekipin e Minnesotas me rezultatin 110-103. Për vendasit më efikas ishte Anthoni Dejvis i cili realizoi 36 pikë e 13 kërcime e 4 asiste. Vlen të përmendet se në ekipin e Lakers së bashku luajtën babë e birë LeBron dhe Broon Xhejms. Takimet tjera të xhiros së parë do të zhvillohen sonte në orët e vona të natës,TV KOHA

Sport

KONFERENCË LIGA: FC EUROPA KUNDËRSHTARI I PARË I SHKËNDIJËS

Published

on

FC Europa nga Gjibraltari është kundërshtari i Shkëndijës në raundin e parë të UEFA Konferencë Liga. Sileksi përballet me Dinamo Minsk Ndeshjet e para zhvillohen më 9 korrik. Në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve, Vardari përballet me finlandezët e Kups.

 Shorti i hedhur dje në Nyon të Zvicrës përcaktoi që Shkëndija në raundin e parë kualifikues të përballet me skuadrën Europa FC nga Gjibraltari.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 9 korrik në Gjibraltar, ndërsa revanshi është paraparë të luhet më 16 korrik në Shkup.

 Europa FC është një klub me traditë mbi 100-vjeçare dhe një emër i njohur në futbollin e Gjibraltarit. Kjo do të jetë pjesëmarrja e tyre e 11-të në garat evropiane, ndërsa në të kaluarën janë përballur edhe me skuadra shqiptare si Prishtina dhe Dukagjini. Arritja e tyre më e madhe në Evropë mbetet kualifikimi në raundin e dytë eliminator të garave kontinentale.

 Ndërkohë në mëngjes UEFA ka shkurtuar listën e ekipeve për rivalët e mundshëm të Shkëndisë në xhiron e dytë, nëse e eliminon skuadrën nga Gjibraltari. Në listë, ku Shkëndija është bartëse, janë DAC e Sllovakisë, fituesi i ndeshjes Deçiqi i Malit të Zi dhe Liepaja Letoni, Paksi i Hungarisë, Bravo e Sllovenisë dhe fituesi i ndeshjes CSKA Sofje dhe Deri Siti Irlandë.

Advertisement

 Sileksi në xhiron e parë të Konferencë Liga do të përballet me skuadrën bjelloruse Dinamo Minsk, kurse Vardari në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të përballet me skuadrën finlandeze të Kups.

 Ndeshjen e parë Vardari do ta zhvillojë në Shkup më datë 7-8 korrik, ndërsa ajo kthyese është paraparë të zhvillohet në Finlandë me datë 14-15 korrik.

 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

RAFAEL DE FREITAS SILVA PËRFORCIM I PARË I KF SHKËNDIJA 

Published

on

Shkëndija pas kompletimit të stafit teknik me në krye Artim Polozhanin vazhdon përgatitjet e fazës kryesore në Slloveni, ndërkohë  që drejtuesit e klubit kanë sjell përforcimin e parë, bëhet fjalë për mesfushorin Rafael de Freitas Silva, ish-futbollist i Tiranës, ndërkohë  që nga Shkëndija janë larguar Latifi, Alhasan dhe Atdhe Mazari.

Rafael de Freitas Silva është një futbollist polivalent i repartit të mesfushës, me aftësi për të luajtur në pozitat defanzive, qendrore dhe ofanzive, duke i ofruar stafit teknik më shumë alternativa në organizimin e lojës.

Braziliani vjen nga skuadra e Tiranës, ku aktivizohej gjatë dy sezoneve të fundit, ndërsa më herët ka luajtur edhe në Portugali dhe në vendlindjen e tij, Brazil.

RAFAEL DE FREITAS SILVA- Futbollist

 ‘’Përshtypjet e para ishin shumë, shumë të mira. E njoh historinë e klubit, e di se sa i madh është si klub dhe jam shumë i lumtur që firmosa për këtë klub. Unë po luaja në Shqipëri dhe atje e dinim se çka po ndodh me Shkëndijën, ecurinë fantastike në Evropë. Ajo që ishte… motivimi i lartë që unë të vija këtu është se e di sa e madhe është Shkëndija. Dhe jam i emocionuar të filloj stërvitjen, të filloj të luaj dhe shpresoj të kem sukses këtu, të jem i lumtur këtu. Dhe ky klub luajti në fazën “play-off” të Konferencë Liga , një kompeticion vërtet i mirë, gjithkush e di. Dhe ne duam të shkojmë sa më gjatë të jetë e mundur në këtë kompeticion edhe këtë vit.”

Advertisement

Ndërkohë, deri tani, nga skuadra kuqezi janë larguar Liridon Latifi, Atdhe Mazari dhe Ibrahim Alhassan.

Ndërkohë Shkëndija ka njoftuar se gjatë përgatitjeve në Slloveni ka caktuar katër ndeshje kontrolluese. Kundërshtarë të tetovvarëve do të jenë skuadrat Koperi i Sllovenisë, Hajduku i Kroacisë, Celje – Slloveni dhe Zorja Luhansk – Ukrainë.

Continue Reading

Sport

BOTËRORI 2026: MESSI, MBAPPE DHE HAALAND NË QENDËR VËMENDJES!

Published

on

Ndeshjet e para të grupit I dhe J sollën futboll cilësor dhe spektakël  në radhë të parë yjet e futbollit botëror si Messi , Mbappe dhe Haland. Franca mundi  Senegalin, Argjentina  3-0 mundi  Algjerinë, Norvegjia mposhti Irakun kurse Austria Jordanin. 

Kampioni aktual I botës  Argjentina nisi me fitore Botërorin  2026 duke mposht 3-0 Algjerinë, ku Lionel Messi ishte protagonisti absolut, duke realizuar një het trik spektakolar dhe duke shkruar një tjetër faqe historie me fanellën e “Albiceleste”.

 Falë tre golave të kësaj ndeshjeje, ylli argjentinas arriti rekordin historik të Miroslav Klose si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës. Tashmë, të dy kanë nga 16 gola në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

 Megjithatë, paraqitja e tij nuk ishte pa debat. Pak çaste pasi kishte shënuar për 1-0 në minutën e 17-të, 38-vjeçari u bë pjesë e një episodi të diskutueshëm me mbrojtësin e Algjerisë, Aissa Mandi. Ka patur polemika nwse Messi duhej tw ndwshkohej me karton tw kuq.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Austria regjistroi një fitore 3-1 ndaj Jordanisë.

Advertisement

Në Grupin I, Norvegjia, triumfoi me “poker” golash përballë Irak. “Bomberi” Haland realizoi dy gola.

Franca mundi 3-1 Senegalin. Pjesa e parë përfundoi pa gola, me rastet që nuk munguan. Në pjesën e dytë  Mbappe dëshmoi  cilësitw e tij   duke realizuar dy gola.

Botërori vazhdon nesër me ndeshjet e para të Grupit K dhe L :  Gana – Panama dhe Uzbekistani – Kolumbia dhe me ndeshjet e  raundit të dytë në grupet  A dhe B  ku takohen Çekia – Afrika e Jugut dhe Zvicra – Bosnja e Hercegovina. /TV Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat