Lajme nga vendi
Gashi: Që të fillojnë ndryshimet kushtetuese duhet marrëveshje dhe vullnet politik

Kuvendi lidhur me procedurën është i gatshëm që në çdo kohë t’i fillojë ndryshimet kushtetuese, por që të fillojë ai proces duhet vullnet politik dhe marrëveshje që të kemi perceptim të qartë, që të mos fillojmë diçka që nuk do të ketë sukses, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifing me gazetarët
“Lidhur me Kuvendin, shërbimet dhe procedurat ne jemi të gatshëm. Shpresojmë që sa më shpejtë do të arrijmë atë marrëveshje politike që të fillojë ai proces. Unë do të doja që kjo të jetë sa më shpejtë sepse mendoj se është me rëndësi strategjike dhe e rëndësishme që t’i fillojmë bisedimet sa më shpejtë dhe të bëhemi anëtare e plotfuqishme e BE-së”, tha Gashi.
Lidhur me vlerësimin për Kuvendin në Raportin e Komisionit Evropian, sipas Gashit, ai është pozitiv gjegjësisht ka progres të vogël. Gashi tha se në mandatin e tij nuk ka keqpërdorim të flamurit evropian për miratimin e ligjeve, si dhe se numri i madh i ligjeve me procedurë të shkurtër janë në fakt harmonizime me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.
“Dje, nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Raporti i Komisionit Evropian mbërriti solemnisht në Kuvendin tonë. Në pjesën e Kuvendit mund t’ju them se vlerësimi i përgjithshëm është pozitiv. Ka pak progres. Vitin e ardhshëm do të bëjmë gjithçka përmes agjendës së reformave dhe përmes të gjitha rekomandimeve të dhëna në Raport për t’i zbatuar sa më shpejt për vitin e ardhshëm, jo vetëm që raporti të jetë pozitiv, por e bëjmë më së shumti për hir të vetvetes, të kemi Kuvend më funksional dhe transparent dhe të jenë të kënaqur edhe deputetët dhe qytetarët nga puna e Kuvendit”, tha Gashi.
Shënohet, siç tha, se Kuvendi nuk e keqpërdor më flamurin evropian, por se përsëriten procedurat e shkurtra.
“Për fat të keq, në fillim të këtij mandati tonë për shkak të Ligjit të ri për administrim dhe punë të Qeverisë shumica e ligjeve të cilët na erdhën në procedurë të shkurtër ishin për shkak të harmonizimit të emrave të institucioneve dhe ministrive. Për këtë në fillim të kemi pak mirëkuptim, por bëj përpjekje maksimale me të gjitha partitë dhe deputetët, por edhe me Qeverinë dhe me ministrat, që t’i bindim të propozojnë miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtër sepse nuk ka kuptim edhe në drejtim të afateve kohore”, tha Gashi.
Theksoi se Kuvendi cakton shumë shpesh mbledhje, ka parashikueshmëri në seanca, kështu që tre-katër ditë më herët ose më vonë nuk fitohet shumë kohë. “I bindim ministrat shumicën ose të gjitha ligjet t’i propozojnë në procedurë të rregullt sepse mendoj se është mirë edhe për ata, edhe për deputetët edhe për qytetarët dhe për palët e interesuara për ligjet që i miratojmë”, tha Gashi në deklaratë për mediat pas brifingun.
Kryetari i Kuvendit tha se nuk ka informacion nga Qeveria kur do të vijë në rend dite Propozim-buxheti për vitin 2025.
Lajme nga vendi
Mickoski: Artan Grubi iku me veturë diplomatike, po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të arratisurit nga drejtësia

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ish-zv.kryeministri Artan Grubi ka lëshuar vendin me veturë diplomatike, duke u ndihmuar nga një konsull nderi i një shteti të huaj. Këto deklarata ai i dha gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve në televizionin ALSAT-M.
“Fletë-arresti është dërguar dhe tani presim që shtetet partnere të japin përgjigje se ku ndodhet Artan Grubi. Ai, ose personi që e shoqëronte, ishte konsull nderi dhe ka kaluar kufirin me veturë diplomatike. Më pas, personi është thirrur për një bisedë informative,” deklaroi Mickoski.
Ai e cilësoi largimin e Grubit si “frikacak” dhe tha se nuk është i vetmi që i është shmangur drejtësisë.
“Unë do të thoja se nuk është vetëm Artan Grubi që ka ikur. Ka edhe të tjerë që janë në arrati. Është një mënyrë frikacake për të vepruar, por si shtet po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që t’i kthejmë në vend dhe t’i përballim me drejtësinë,” tha ai.
I pyetur nëse ka informacione për vendndodhjen e personave të arratisur, Mickoski u përgjigj se ekzistojnë indikacione për të gjithë.
“Disa ndodhen në rajon, ndërsa të tjerë më larg. Institucionet tona janë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për t’i zbuluar dhe kthyer,” shtoi ai.
Lajme nga vendi
DAP: Të regjistrohet qarkullimi me para të gatshme dhe të lëshohen llogari fiskale

Drejtoria e të Ardhurave Publike ua ka kujtuar të gjitha objekteve hotelierike, tregtarëve dhe kryerësve të veprimtarive detyrimin ligjor për të regjistruar qarkullimin me paga të gatshme përmes një sistemi fiskal të miratuar dhe për të lëshuar llogari fiskale për çdo mall ose shërbim të paguar.
“Përveç kësaj, subjektet afariste janë të detyruara të regjistrojnë qarkullimin e arritur dhe ta paguajnë atë te bartësi i qarkullimit pagesor, jo më vonë se dita pas ditës së realizimit të qarkullimit. Ky detyrim vlen për të gjithë ata që kryejnë qarkullim me para në dorë, pavarësisht nëse janë pagues të TVSH-së apo jo, si dhe pavarësisht nëse veprimtaria është e përhershme apo sezonale. Aktivitetet janë pjesë e masave që Drejtoria e të Ardhurave Publike po ndërmerr për të forcuar pajtueshmërinë tatimore dhe për të siguruar trajtim të barabartë të të gjithë tatimpaguesve”, qëndron në kumtesën nga DAP.
Prej atje kujtojnë se mosrespektimi i detyrimit ligjor dhe mosregjistrimi i qarkullimit me para të gatshme, në përputhje me LRPG, sjell sanksione edhe atë duke shqiptuar gjoba dhe mbyllje të objekteve afariste.
Lajme nga vendi
Bislimoski: Lufta midis Izraelit dhe Iranit do të ndikojë edhe në çmimin e naftës në Maqedoni

Lufta midis Izraelit dhe Iranit do të ketë ndikim në çmimin e naftës në Maqedoni, beson kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, por ai nuk pret ndikim në çmimet e produkteve të tjera, raporton SHENJA.
Pas sulmeve të mbrëmshme nga Izraeli ndaj Iranit, ai theksoi se këtë mëngjes çmimi i naftës në bursat botërore ishte rritur me rreth dhjetë dollarë. Rritja, sipas Bislimovskit, është gjashtë-shtatë dollarë.
“Absolutisht do të ketë ndikim, le të shohim se si do të reflektohet në ditët në vijim. Për javën e ardhshme, nuk besoj se do të ketë ndonjë ndikim drastik kur të marrim vendimin, por vetëm vazhdon nëse ky trend i çmimeve të larta të derivateve të naftës vazhdon më tej. Absolutisht do të ketë ndikim në çmimin që do të paguajnë përdoruesit në Maqedoni”, tha Bislimovski sot para se të drejtohej në sesionin e panelit “Efikasiteti i Energjisë dhe Integrimi i Burimeve të Rinovueshme të Energjisë në Sektorin e Shërbimeve” si pjesë e konferencës ndërkombëtare “E Ardhmja e Sektorit të Shërbimeve”, që po mbahet në Ohër.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve