Lajme nga vendi
UÇK-ja nuk shlyhet si histori! Limani i përgjigjet ministres së Arsimit!
“UÇK-ja për Maqedoninë nuk vlen asgjë”, kështu deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaratë kjo që ngjalli reagime në vend. Për këtë deklaratë, u pyet edhe ministri Fatmir Limani që siç tha, Historia dhe UÇK-ja nuk shlyhen duke mos e komentuar shumë deklaratën e saj, që siç u shpreh, “Do të lë në nivelin e saj”.
“Nuk shlyhet historia, do te duhej të ishte më e matur në ketë drejtim nga se në pjesën e dytë të paraqitjes së saj e përmendi se sa nëna, në dy anët janë të djegura nga rasti i luftës në 2001 por megjithatë do të lë në nivelin e saj. UÇK-ja nuk shlyhet si histori”, tha Fatmir Limani.
I pyetur nëse do kërkojnë llogari nga ministrja, në seancë qeveritare, Limani tha se është ministre dhe ajo i raporton kryeministrit.
“Është nivel ministre dhe ajo i raporton kryeministrit, nëse do ta kishte thënë këtë deklaratë kryeministri, atëherë do të kishim kërkuar llogari dhe përgjegjësi”, tha Limani.
Lajme nga vendi
Aksident trafiku në rrugën Strugë Qafë Thanë, ndërpritet trafiku
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton publikun se aktualisht trafiku është ndërprerë në rrugën drejtë pikës kufitare Strugë-Qafë Thanë për shkak se një kamion cisternë është përmbysur në rrugë.
Të gjitha shërbimet kompetente kanë mbërritur në vendngjarje dhe po merren masa për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Lajme nga vendi
Me VLEN-in flasin veprat, Tetova e Bilall Kasamit po ndryshon përditë (VIDEO)
Kur flasin veprat, zhurma politike hesht. Sot Tetova flet vetë. Bulevardi që lidh qytetin me Porojin, Xhepçishtin dhe Tearcën është realitet dhe dëshmi e qartë se me VLEN-in zhvillimi nuk mbetet vetëm fjalë.
Për muaj me radhë u përpoqën ta relativizojnë çdo vepër, ta quajnë propagandë dhe ta shesin stagnimin e tyre si politikë. Sot realiteti i ka demantuar vetë. Ajo që deri dje quhej “rrugë që nuk çon askund”, sot shihet nga të gjithë si një nga arteriet kryesore të qytetit, një e vërtetë që nuk do kallauz.
Nën udhëheqjen e Bilall Kasamit, Tetova ia ka mësyer zhvillimit. Qyteti po lidhet, po hapet dhe po merr frymë ndryshe, sepse më në fund ka dikush që punon për të çdo ditë.
Ndryshimi nuk bëhet me zhurmë, por me punë të përditshme. Dhe kur puna flet, thashethemet bien vetë.
VLEN vazhdon përpara, pa u ndalur te zhurma, pa humbur kohë me justifikime. Sepse Tetova po ndryshon dhe këtë s’ka kush që e ndal.
Lajme nga vendi
SHOQATA BJESHKATARE “BUKURITË E SHARIT” MBAJTI KUVENDIN VJETOR
Shoqata Bjeshkatare “Bukuritë e Sharrit” nga Bogovina që numëron diku 120 anëtarë mbrëmë mbajti Kuvendin vjetor që kishte karakter llogaridhënëse.
Mbrëmë Shoqata bjeshkatare “Bukuritë e Sharrit” me seli në Bogovinë mbajti Kuvendin e rregullt vjetor që kishte karakter llogaridhënëse . Të pranishëm krahas kryesisë së Shoqatës të pranishëm ishin të gjithë anëtarët si dhe kryetari i Unionit të Shoqatave bjeshkatare në Maqedoni Fari Rexhepi. Qëllimi i Kuvendi ishte raporti të punës së Shoqatës për vitin 2025, raporti financiar ,plan programi i punës për vitin 2026 si dhe ndarja e mirënjohjeve për ata të cilët kanë përkrahë dhe kanë dhënë kontribut në afirmimin e kësaj shoqate . Kryetari i Shoqatës Bjeshkatare “Bukuritë e Sharrit” nga Bogovina , Nazmi Zeqiri për Kuvendin vjetor për TV Koha deklaroi
“Ne çdo fundvit mbajmë Kuvendin që të shpalosim programin tonë për punën e vitit të kaluar, raportin financiar dhe plan programin e punës për vitin 2026, ndërsa do të ndahen mirënjohje për aktivistët më të dalluar për vitin e kaluar” tha kryetari Nazmi Zeqiri
Për aktivitet që parashihen të realizohen në vitin 2026 kryetari Zeqir tha se në krahasim me vitin që e lëmë pas do jetë më i madh
“ Vjet kemi pasur diku 30 aktivitete, kurse vitin tjetër planifikojmë që të ritet numri i aktiviteteve. Kemi qenë mysafirë në Kosovë, në Shqipëri hapim miqësinë, hapim shoqërinë. Dhe me një fjalë bëjmë promovimin e bukurive të vendeve tona” tha kryetari Nazmi Zeqiri
Kuvendin e shoqatës Bjeshkatare e “Bukurit e Sharrit” e përshëndeti kryetari i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në Maqedoninë e Veriut, Fari Rexhepi duke i dëshiruar suksese edhe më të mëdha në vitin e ardhshëm kur parashihen aktivitet të shumta. Kuvendi përkrahu edhe propozimet për ëra ta të cilët e kanë përkrahur Shoqatën në mënyra të ndryshme, nëmesin e të propozuarve për mirënjohje është edhe Televizioni Koha.

