Connect with us

Lajme nga bota

Ndalohet pirja e duhanit në hapësira publike në Romë!

Published

on

Milano ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të uljes së pirjes së duhanit në mjedise publike, duke vendosur një ndalim të plotë të pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat publike dhe ato për përdorim publik, duke përfshirë rrugët dhe tarracat, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025. Ky ndalim është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe shëndetin publik. Për ata që nuk e respektojnë, parashikohen gjoba që shkojnë nga 40 deri në 240 euro.

Ky ndalim u pasua nga një masë e ngjashme në Torino, e cila gjithashtu ka vendosur kufizime për pirjen e duhanit në ambiente të hapura. Përkundër këtyre masave, disa prodhues dhe tregtarë të duhanit mund të ndjekin rrugën ligjore për të kundërshtuar këto vendime, duke argumentuar se bashkitë nuk kanë autoritetin për t’i vendosur këto ndalime.

Lajme nga bota

Shpërthim vdekjeprurës në një fabrikë të eksplozivëve në SHBA

Published

on

Disa persona kanë vdekur ose konsiderohen të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë të ushtrisë amerikane më 10 tetor, thanë zyrtarët.

Në vendin e ngjarjes janë parë ekipe të shumta të emergjencave, teksa publikut i është bërë thirrje që të shmangë këtë zonë.

Ndërkaq, sipas pamjeve nga ajri që janë shfaqur nga mediat amerikane treguan se ende dilte tym nga vendi ku ndodhi shpërthimi në qarkun Hikman, Tenesi.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një shpërthim në Accurate Energetic Systems në zonën e Buksnortit”, tha policia lokale përmes një postimi në Facebook.

“Ekipet e emergjencave aktualisht janë në vendngjarje dhe po punojnë për të adresuar situatën”, shtoi policia.

Advertisement

Zyra e kryetarit të qarkut Hikman tha për AFP-në se nuk mund të konfirmojnë se ka viktima apo shkakun e shpërthimit.

Por, sherifi i qarkut Hamfris, Chris Davis, raportoi për “disa” viktima dhe shtoi se disa persona konsiderohen të zhdukur pas “shpërthimit shumë shkatërrues” që përfshiu një ndërtesë të tërë në këtë fabrikë.

“Kemi disa persona që aktualisht nuk dihet se ku ndodhen. Po përpiqemi të jemi të kujdesshëm ndaj familjeve”, tha Davis për gazetarët.

Davis tha se autoritetet e kanë rrethuar zonën, por paralajmëroi se mund të ketë shpërthime të tjera më të vogla në fabrikë.

Accurate Energetic Systems është një prodhues i eksplozivëve i themeluar më 1980.

Advertisement

Sipas faqes në Facebook të kësaj kompanie thuhet se ajo prodhon “përbërës të ndryshëm shpërthyes me fuqi të lartë dhe produkte të posaçme” për Departamentin amerikan të Mbrojtjes, por edhe për tregjet industriale amerikane./www.evropaelire.org/

Continue Reading

Lajme nga bota

Holanda dyfishon periudhën për marrjen e shtetësisë për emigrantët

Published

on

Qeveria holandeze ka prezantuar plane të reja që do të “dyfishojnë periudhën e kërkuar për të marrë shtetësinë” për emigrantët, sipas “TheTelegraph”.

Aktualisht, të huajt mund të aplikojnë për natyralizim pas pesë vjetësh qëndrimi në vend, por sipas propozimeve të reja, kjo periudhë do të rritet në 10 vjet “qëndrim të pandërprerë”, dhe personi duhet të konsiderohet “plotësisht i integruar” para se të mund të bëhet qytetar holandez.

“Duke zgjatur periudhën e natyralizimit nga pesë në dhjetë vjet, sigurojmë që njerëzit të kenë një lidhje më të fortë me mbretërinë tonë dhe të jenë me të vërtetë të integruar, duke u mundësuar që të marrin pjesë plotësisht në shoqëri përpara se të bëhen qytetarë holandezë”, tha sekretari i shtetit, Arno Rutte.

Aktualisht, kushdo që dëshiron të marrë shtetësinë holandeze duhet të përmbushë disa kërkesa të tjera. Ata duhet të kalojnë një provim integrimi civil, të jenë në gjendje të lexojnë, shkruajnë dhe flasin holandisht në nivel bazë dhe të nënshkruajnë një deklaratë që pranon se ligjet e Holandës vlejnë për ta.

Këto kushte nuk do të ndryshohen me legjislacionin e ri, i cili fokusohet vetëm tek zgjatja e periudhës së qëndrimit dhe vlerësimi i integrimit. Propozimet ndodhen aktualisht në një periudhë dy mujore konsultimi, gjatë së cilës qytetarët dhe organizatat mund të japin opinionet e tyre.

Advertisement

Megjithatë, ka ende paqartësi nëse ky ligj do arrijë të bëhet lig projektligj”, duke marrë parasysh diskutimet politike dhe situatën aktuale të qeverisë.

Holanda po përgatitet për zgjedhje të parakohshme muajin e ardhshëm, pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës. Këto zgjedhje mund të ndikojnë në fatin e ligjit për shtetësinë dhe politikën e imigracionit në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme nga bota

Zjarr masiv shpërthen në rafinerinë e naftës pranë Los Angeles

Published

on

Një zjarr masiv shpërtheu më 2 tetor në një rafineri nafte në Kalifornian Jugore, thanë zyrtarët, duke nxitur një reagim të gjerë nga ekipet e emergjencës dhe duke shkaktuar flakë gjigante të dukshme në të gjithë pellgun e Los Angelesit.

Zyra e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, konfirmoi se një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte në El Segundo, e vendosur rreth 32 km në jugperëndim të qendrës së Los Angelesit. Newsom u informua për incidentin, konfirmoi zyra, raporton “USAToday”, transmeton Klankosova.tv.

“Zyra jonë po koordinohet në kohë reale me agjencitë lokale dhe shtetërore për të mbrojtur komunitetin përreth dhe për të garantuar sigurinë publike”, tha zyra e guvernatorit në X, duke i këshilluar banorët të dëgjojnë autoritetet lokale.

Objekti i El Segundo, i ndërtuar në vitin 1911, është rafineria më e madhe prodhuese e naftës në Bregun Perëndimor, sipas Chevron. Rafineria përpunon më shumë se 276,000 fuçi naftë të papërpunuar në ditë. /Klankosova.tv

Continue Reading

Më të lexuarat