Connect with us

Lajme nga vendi

BDI dhe VLEN me akuza të ndërsjella për zgjedhjet lokale!

Published

on

Deklaratat e fundit mbi të ashtuquajturën “mbështetje të ndërsjellë” me VMRO-DPMNE-në, për zgjedhjet lokale nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar një iluzion force aty ku nuk ka as mbështetje, as legjitimitet, reaguan sot nga BDI.

“Realiteti është i qartë: ata nuk mund të fitojnë asnjë garë pa ndihmën e të tjerëve, sepse shqiptarët tashmë i kanë refuzuar. Në zgjedhjet e fundit, shqiptarët dhanë një mesazh të qartë: ata nuk i shohin si përfaqësues të tyre”, thonë nga partia e Ahmetit.

“Koalicioni i tyre u refuzua nga votuesit dhe sot, me një parti që nuk kalon as 1% mbështetje, nuk po përpiqen të rikthejnë besimin e shqiptarëve, por po kërkojnë shpëtim diku tjetër.  Prandaj, kanë zgjedhur t’i dorëzohen një partie maqedonase, duke shpresuar se votat e saj do t’i mbajnë politikisht në lojë. Por shqiptarët e dinë mirë: një parti që nuk ka mbështetje mes shqiptarëve nuk mund të fitojë për shqiptarët, e aq më pak të udhëheqë komunat shqiptare. Përtej fjalëve dhe justifikimeve, e vërteta është e thjeshtë: kush nuk ka mbështetjen e popullit të vet, nuk mund të marrë përsipër të përfaqësojë askënd”, reaguan nga partia në Reçicë.

Sipas tyre, Deklarata “Ne do të fitojmë sepse VMRO-DPMNE do të na ndihmojë” nuk është strategji, por dorëzim.

“Dhe shqiptarët nuk ndjekin ata që dorëzohen. Ndërsa përpiqen të mbajnë veten politikisht në këmbë përmes manipulimeve të tipit “Ne do ta marrim ministrin e Brendshëm”, siç bënë para zgjedhjeve, e më pas u instalua një zëvendësministër kukull dhe i heshtur, ne kemi diçka që ata nuk mund ta marrin dot: mbështetjen e shqiptarëve, votën e tyre dhe besimin e tyre.  Ky është dallimi i madh: ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa ata po përpiqen ta marrin nga të tjerët. Historia ka treguar se shqiptarët dinë të dallojnë mes atyre që u qëndrojnë besnikë dhe atyre që kërkojnë rrugë të shkurtuara për pushtet. Fitorja nuk blihet, as nuk huazohet. Fitorja fitohet. Dhe ne do ta fitojmë sërish”, përfundon kumtesa.

Advertisement
Përgjigje erdhi nga VLEN: Çdo kush që e ka nënvlerësuar inteligjencën e shqiptarëve është penduar, herët apo vonë. Meqë kjo udhëheqësi arrogante, e korruptuar dhe e kapur e BDI-së vazhdon ta injorojë vullnetin e shumicës së shqiptarëve, shumë shpejt do të marrë ndëshkim të ashpër. Epshi i tyre për të qenë në pushtet me çdo kusht do të rezultojë në një referendum kundër tyre në zgjedhjet lokale.

“Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk e falin hipokrizinë e tyre! BDI i lutej mandatarit të atëhershëm, Mickoski, që t’i merrte ata në vend të VLEN-it në Qeveri. Oferta e BDI-së, e dërguar përmes ndërmjetësuesve te Mickoski, ishte katër ministri pa kryetar Kuvendi, plus marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale në Kërçovë dhe Strugë, ku të paktën një kandidat i përbashkët për kryetar komune i VMRO-së dhe BDI-së do të ishte maqedonas. Kaq për parimet dhe moralin e kësaj udhëheqësie të kapur të BDI-së, reaguan nga VLEN.

Sa i përket sulmit të BDI-së se Izet Mexhiti ka vetëm 1% mbështetje mes shqiptarëve, atëherë le të përgjigjen: si është e mundur që Blerim Bexheti, si bartës liste i Frontit Evropian në NJZ1, megjithë mbështetjen e të gjitha komuniteteve tjera (turq, boshnjakë, romë), humbi nga Izet Mexhiti, bartës i listës së VLEN-it, në zgjedhjet parlamentare? Le të përgjigjet Bujar Osmani se si, bashkë me Artan Grubin dhe tërë klikën e tyre të korruptuar, humbën në Çair me rezultat 13,570 kundër 11,032 nga njeriu që, sipas tyre, ka vetëm 1% mbështetje? Jeni qesharakë dhe të lexuar. Gënjeshtrat tuaja nuk pinë më ujë! Është koha të përgjigjeni: A është e vërtetë se, me Mijallkovin, po përgatitni skenar për incidente parazgjedhore dhe zgjedhore, me qëllim që të mos e pranoni humbjen në zgjedhjet lokale dhe të shkaktoni krizë politike? pyetën nga VLEN. Flaka Media

Lajme nga vendi

QEVERIA PARALAJMËRON PRIVILEGJE TË REJA PËR STUDENTËT!

Published

on

Vakti i subvencionuar studentor mund të shndërrohet edhe në mundësi për zbritje shtesë në markete. Qeveria po shqyrton një model që studentëve t’ua mundësojë shfrytëzimin e mjeteve mujore edhe për blerje në rrjetet tregtare. Por, paralelisht me këtë paralajmërim, vazhdojnë kritikat për mosrritjen e shumës së subvencionit në përputhje me inflacionin.

Më shumë përfitime nga i njëjti subvencion! Ky është synimi i Qeverisë, e cila po punon për një mundësi të re që studentët, përveç vaktit të subvencionuar, të përfitojnë edhe zbritje në markete.

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se po shqyrtohet mundësia që shuma mujore e miratuar për studentët të shfrytëzohet edhe në rrjetet tregtare, përmes privilegjeve dhe zbritjeve shtesë.

Megjithatë, për momentin nuk janë bërë të ditura marketet ku do të vlejë kjo masë, përqindja e zbritjeve dhe koha kur pritet të fillojë zbatimi.

HRISTIJAN MICKOSKI – “Ne tashmë jemi duke punuar në Qeveri për këtë çështje, në kuadër të asaj që përmenda, që studentët t’i shfrytëzojnë këto privilegje jo vetëm për vaktin studentor, por edhe shumën, përkatësisht vlerën që do t’u miratohet në nivel mujor, ta përdorin edhe në rrjetet tregtare për zbritje dhe privilegje shtesë. Qëllimi është që studentët të përfitojnë më shumë nga mbështetja financiare ekzistuese”

Advertisement

Paralajmërimi vjen në kohën kur subvencionimi i vaktit studentor është bërë objekt përplasjesh mes organizatave studentore dhe Ministrisë së Arsimit.

Përfaqësuesi i Forumit për Ndryshime në Arsim, Blendi Hodai, javën e kaluar njoftoi se organizata ka ngritur padi kundër Ministrisë, me pohimin se gjatë tre viteve të fundit shuma e subvencionit nuk është harmonizuar me inflacionin vjetor, siç parashihet me ligj.

Mickoski porositi se do të vazhdojë t’i mbështesë studentët dhe se pas përfundimit të karrierës politike planifikon të rikthehet në universitet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ALTA BANKA: NGA E HËNA HAPEN SPORTELET NË TETOVË!

Published

on

Klientët e “Alta Bankës” që nuk kanë kartela pagesore, nga e hëna, 9 nëntor 2026, do të mund të tërheqin para nga llogaritë e tyre edhe në ekspoziturat në Tetovë dhe Strumicë.

Nga java e ardhshme, limiti javor për tërheqjen e parave të gatshme dhe pagesat në pikat e shitjes me kartelat pagesore të “Alta Bankës” SHA Manastir do të rritet nga 10.000 në 15.000 denarë për një javë, njoftoi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

Ndër lehtësimet e paralajmëruara është edhe mundësia që klientët të tërheqin në tërësi mjetet e reja të deponuara nga pagat, pensionet dhe transferet sociale, nëse pagesat vijnë nga institucione ose kompani që kanë llogari në banka të tjera.

Kjo masë ka të bëjë vetëm me të hyrat e reja dhe jo me të gjitha mjetet që klientët tashmë i kanë në llogaritë e tyre.

Banka Popullore më 1 nëntor vendosi administrim të përkohshëm në “Alta Bankën” në vend, me kohëzgjatje prej tre muajsh, pas falimentimit të bankës amë në Beograd.

Advertisement

Me këtë masë u kufizua disponimi i mjeteve të klientëve, duke u përcaktuar shuma maksimale prej 20.000 denarësh për tërheqje.

Problemet nisën në Serbi, pas zgjedhjeve, kur më 30 tetor Banka Popullore e Serbisë ia hoqi licencën e punës “Alta Bankës” në Beograd, për shkak të përkeqësimit të gjendjes financiare.

Pasojat u reflektuan edhe në funksionimin e “Alta Bankës” në vendin tonë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

15 NËNTORI – DITA E PREMATURITETIT, NË TETOVË VETËM 2% E FOSHNJAVE LINDIN PARA KOHE

Published

on

15 nëntori shënon datën e prematuritetit, apo ndryshe njihet si dita e fëmijëve të lindur parakohe. Në rajonin e Tetovës, vetëm 2% e fëmijëve janë të lindur parakohe, ndërsa nëse marrim totalin në Maqedoni të veriut, kjo shifër shënon rreth 10%. Pediatri në repartin e neonatologjisë në Spitalin Klinik të Teovës, Fitim Rexhepi shpjegon se dallimi qëndron në atë se rastet që gjinekologët i konstatojnë me rrezikshmëri të lartë për lindje të parakohshme, dërgohen në Shkup paraprakisht, në institucionet terciale ku ka kujdes intenziv.

Rexhepi thotë se rastet kur të lindurit parakohe nuk shfaqin gjendje të mirë klinike apo përmirësim brenda disa orësh, me ekip special dhe mjete speciale dërgohet për në Klinikën e Shkupit, ku kushtet për kujdes inteziv janë më të përshtatshme.

Reparti i gjinekologjisë dhe neonatoloigjisë në Spitalin Klinik të Tetovës ka gati dy vite që është tjetërsuar dhe për momentin, është lider në mirëmbajten e rendit, si dhe suksesit të treguar në trajtimin e nënave dhe fëmijëve të posalindur. Ndërsa pas përmiërsimit të dukshëm të kushteve dhe shërbimeve, nga viti në vit, ka shënuar rritje të numrit të lindjeve. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut shënon vdekshmërinë më të ulët të të posalindurve dhe të foshnjeve në rajon, me vetëm 3 në 1000 lindje, krahasur me vendet tjera që shënojnë numër më të lartë.

Continue Reading

Më të lexuarat