Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin -7 deri 0, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 4 deri 12 gradë celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta të mëngjesit.
Lajme nga vendi
Nga nesër hyn në fuqi sistemi i ri EES: Regjistrimi digjital zëvendëson vulat në pasaporta për hyrje në BE
Nga nesër, 10 prill (e premte), hyn në fuqi sistemi i ri evropian për hyrje dhe dalje (EES – Entry/Exit System). Kjo do të thotë se evidenca digjitale do të zëvendësojë vulat e deritanishme në pasaporta për të gjithë shtetasit e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, përfshirë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Të dhënat biometrike: Gjatë hyrjes së parë pas vendosjes së sistemit, udhëtarëve do t’u merren shenjat e gishtave dhe do të fotografohen.
Monitorimi i qëndrimit: Sistemi do të llogarisë automatikisht se sa ditë po qëndroni në BE, duke kontrolluar rreptësisht rregullin “90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh”.
Koha e pritjes: Për shkak të marrjes së të dhënave biometrike, pritet një rritje fillestare e kohës së pritjes në vendkalimet kufitare gjatë hyrjes në zonën Shengen.
Lajme nga vendi
Aliu: Ndryshimet në Ligjin për Transplantim tashmë në ENER
Në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (ENER), prej sot është i disponueshëm propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekimi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
“Nga zbatimi i deritanishëm i ligjit ka dalë nevoja për të bërë ndryshime dhe plotësime në drejtim të zgjerimit të rrethit të personave që mund të jenë dhurues të gjallë të organeve, thjeshtësimit dhe ndryshimit të procedurave administrative, si dhe mundësimit që çdo qytetar, përmes një deklarate te mjeku i tij amë, të përcaktohet si donator potencial i organeve pas vdekjes. Ky është edhe një hap drejt rritjes së vetëdijes publike për rëndësinë e dhurimit të organeve, si akti më i lartë i humanizmit përmes të cilit shpëtohen jetë njerëzish. Qëllimi është që vullneti i qytetarit të jetë parësor, sistemi të jetë më transparent dhe më i besueshëm, ndërsa vendimi personal të rikthehet aty ku i takon – te vetë individi”, thekson ministri Aliu.
Parashikohet gjithashtu edhe vendosja e një liste kombëtare që do të udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të “Sistemit Kombëtar për Evidenca Elektronike në Shëndetësi”, si dhe rregullime të tjera administrativo-teknike të tekstit ligjor, informojnë nga Ministria.
Lajme nga vendi
Me “kategorinë B” mund të vozisni motor deri 124 kubikë
Ja edhe kushtet tjera të cilat duet t’i plotësoni.
Me këtë ndryshime ligjore, gjithkush që posedon patentë shoferi të kategorisë “B”, do të mundet në mënyrë të ligjshme, të vozisë motorin me 125 kubikë, pa patur nevojë ta ketë kategorinë “A”.
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i miratoi ndryshimet në Ligjin për siguri në komunikacion dhe rrugë, gjë me të cilën në fuqi hyjnë risitë e gjatë pritura për shoferët. Me këtë ndryshm ligjor parashihet, që çdokush që posedon patentë shoferi të kategorisë “B”, në mënyrë të ligjshme të mund të drejtojë motorin me 125 kubikë, pa patur nevojë ta ketë kategorinë “A”.
Megjithatë, që të mund të përdorë këtë të drejtë, duhet t’i plotësojnë këto kritere:
-Të kenë mbushur 23 vjet moshë
-Të posedojnë patentë shoferi të kategorisë “B”, me më së paku 5 vjet
-Të kenë ndjekur 4 orë teorike plotësuese në Auto-shkollë
Kjo masë pritet konsiderueshëm ta zvogëlojë rrëmujën në trafik nëpër qytete dhe t’i nxisë qytetarët që në mënyrë më racionale t’i përdorin mjetet transportuese.
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

