Connect with us

Lajme nga vendi

Grupet parlamentare të partive në pushtet kanë dorëzuar interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi

Published

on

Grupet parlamentare të partive në pushtet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM sot kanë dorëzuar në dhomën ligjdhënëse interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të cilët i zgjedh Kuvendi.

“Përveç kësaj, ju kujtoj se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit votuan kundër Raportit vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2023 dhe ai nuk u miratua nga Kuvendi. Kjo flet shumë dhe është vetëm një nga arsyet e shumta pse ne po paraqesim sot këtë interpelancë. Bashkimi Evropian dhe opinioni në Republikën e Maqedonisë vazhdimisht kanë theksuar mangësi serioze në punën e Këshillit Gjyqësor, veçanërisht në aspektin e pavarësisë, transparencës dhe llogaridhënies. Këto vërejtje janë të një rëndësie thelbësore për procesin e reformave në sektorin gjyqësor dhe përparimin e vendit drejt anëtarësimit në BE, tha në konferencën e sotme për shtypa, Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Ai thekson se deri më tani kanë pritur që Këshilli Gjyqësor vetë të inicojë iniciativa për shqyrtimin Raportit.

“Konkretisht, neni 100, paragrafi 8 i Ligjit për Këshillin Gjyqësor parasheh që nëse Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nuk e miraton Raportin për punën e Këshillit Gjyqësor dhe ai i njëjti nuk është miratuar, kjo do të jetë bazë për inicimin e debatit para organeve që i kanë zgjedhur anëtarët e Këshillit Gjyqësor për punën e tyre në Këshill. Domethënë, sipas atij neni, ata vetë duhej të fillonin punën për shqyrtimin e raportit negativ që erdhi nga Kuvendi, i cili zgjedh pesë nga 13 anëtarët e vetë Këshillit. Duhet të gjejmë një shkas që të fillojmë me një iniciativë të caktuar, neve na e jep ligji për disa nga anëtarët që kemi zgjedhur në Kuvend, sepse ashtu si janë zgjedhur, të njëjtët përfaqësues që i zgjedhin kanë të drejtë të diskutojnë dhe të flasin për punën e tyre, pas votimit të interpelancave do të shohim hapat e radhës nga Këshilli Gjyqësor”, tha ai.

Sipas Micevskit, zgjidhja e këtyre sfidave është e nevojshme për të rikthyer besimin në sistemin gjyqësor dhe për të forcuar sundimin e ligjit.

Advertisement

“Këshilli Gjyqësor është institucion kyç për funksionimin e shtetin e së drejtës dhe ruajtjen e sundimit të ligjit në Maqedoni. Prandaj, çdo hije dyshimi në punën e anëtarëve të tij duhet të analizohet thellësisht dhe publiku duhet të sigurohet se Këshilli punon me ndershmëri, profesionalizëm dhe në interes të qytetarëve. Qëllimi ynë është që të kontribuojmë dhe të bëjmë gjithçka në kuadër të kompetencave dhe mundësive tona kushtetuese dhe procedurale për të mundësuar një sistem gjyqësor më të mirë, më efikas dhe të pavarur që do të thotë dhe do të sjellë drejtësi të madhe për çdo qytetar të Maqedonisë njësoj”, tha Micevski.

Ai dërgoi mesazh se është koha për të vënë rregull në sistemin e rrënuar të drejtësisë së Maqedonisë përmes reformave serioze dhe ndryshimeve rrënjësore që, siç tha ai, “do të nënkuptojnë fillimin e fundit të keqpërdorimeve, padrejtësive, zhgënjimeve dhe praktikave negative të deritanishme në gjyqësorin në Maqedoni”.

Ai kërkoi mbështetjen e të gjitha partive parlamentare opozitare dhe të gjithë deputetëve të tjerë për këto ndryshime.

Lajme nga vendi

Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve

Published

on

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot, më 6 prill 2026, filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin  mars të këtij viti.

Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile.

Po ashtu, përfituesit, të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave.

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sali: Nuk kam premtuar ligj të ri për provimin e jurisprudencës, por do bëjmë çmos që provimi të jepet në gjuhën shqipe

Published

on

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë në emisionin RISHTAZI në kohacast!

Sali ka demantuar thëniet se ka premtuar ligj të ri për provimin e jurisprudencës.

“ Nuk mund të ketë ligj të ri për jurisprudencën. Ligji i ri, për shkak se ekziston ligji. Në asnjë komunikim me studentët nuk kam premtu ligj të ri. Por, kam thënë që do të bëjmë çmos që ju ta jepni provimin në gjuhën shqipe”, deklaroi Sali.

Sali: Studentët janë në të drejtën e tyre të protestojnë!

Sali ka komentuar protestën e sotme duke theksuar se studentët janë plotësisht në të drejtën e tyre për të protestuar.

Advertisement

“ Si një politikan i ri i cili karrierën e tij politike e ka filluar me protesta, mendoj se ndoshta jam më i thirruri për të pasur mirëkuptim për atë që po ndodh sot. Protesta është e drejtë demokratike e cdo qytetari për të shpreh pakënaqësinë, revoltën, mesazhin e tij. Në mënyrë publike, për të senzibilizuar opinionin. E kështu me radhë, për një temë të caktuar. Kam mirëkuptim për studentët, për arsye se ato janë e ardhmja jonë. Dhe mënyrën se si duan ta realizojnë një përcaktim të tyre, kërkesë të tyre ndaj politikave shtetërore. Njëra prej formave është edhe protesta”, deklaroi Sali.

Sali nënvizoi se në këtë rast po flitet për një problem i cili nuk është zgjidhur tash e 22 vite.

“ Mirëpo, në këtë rast, kisha dashur për opinionin të ndaj një informacion se kemi komunikim me përfaqësues të studentëve. Dhe më herët kam pasur edhe takime dhe i kemi njoftuar për mënyrën se si ne këtë çështje duam ta zgjidhim. Natyrisht, kërkesa e tyre ka qenë të zgjidhet brenda një kohe më të shkurtër. Por, duke e pasur parasysh se kjo temë nuk është zgjidhur 22 vite dhe është trajtuar në mënyrë gjysmake dhe ka mbetur ashtu sic e kemi sot që na krijon hapësirë për të komentuar dhe implementuar në mënyrë të ndryshme.  Na bënë me dije se edhe aso kohe mesiguri fokusi apo përcaktimi politik nuk ka qenë aq në drejtimin e zgjidhjes njëherë e përgjithmonë siç dimë ta themi. Në të kaluarën i kemi pasur diku 6 ministra të një partie politike dhe një ministër të një partie tjetër. Po të njëjtit koalicion. Që nuk i dimë rrethanat për cfarë arsye ka mbetur kështu ligji. Dhe sot po mundohemi ta zgjidhim që edhe studentët ta realizojnë të drejtën e tyre, por edhe ne si politikan ta arsyetojmë mandatin që e kemi marr  ”, deklaroi Sali.

Sali: Ne nuk shohim dallime, partner tonë strategjik janë SHBA dhe BE

Sali ka komentuar dallimet midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket konfliktit në Iran. Sipas tij, Maqedonia e Veriut, nuk sheh dallime midis këtyre dy aleancave.

Advertisement

“ Partner strategjik, për shumë tema, siguri, ekonomi e kështu me radhë, i kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtu nuk ka dilema. Këtë e kemi deklaruar gjithë kohës. Kështu do të jetë. Në Unionin Evropian kemi marrëveshjen e bashkëpunimit dhe jemi pjesë e partneritetit strategjik për siguri dhe politika ndërkombëtare. Kështuqë ne nuk shohim ndonjë dallim brenda këtyre dy aleancave”, deklaroi Sali.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bilall Kasami: Kongresi i parë i partisë VLEN, më 9 maj! Kasami

Published

on

Bilall Kasami nga VLEN bëri të ditur se kongresi i parë i VLEN si subjekt politik do të mbahet më 9 maj. Kasami tha se grupet e punës po koordinohen për përgatitje të kongresit.

Do të ketë dy bashkëkryetarë, dy nënkryetarë dhe sekretar gjeneral

Continue Reading

Më të lexuarat