Connect with us

Lajme nga vendi

Faturat e larta! Të enjten protestohet para zyrës së EVN-së në Butel

Published

on

Shkaku i faturave të larta të energjisë elektrike, qytetarët kanë vendosur të shprehin revoltën e tyre me protestë.
Sipas thirrjes që po shpërndahet nëpër rrjetet sociale, protesta do të mbahet ditën e enjte, me fillim nga ora 13:00, para zyrës së EVN-së në Butel.

“Koha për të ngritur zërin ka ardhur! Nuk mund të qëndrojmë më të heshtur përballë faturave të larta të energjisë elektrike, të cilat janë bërë të papërballueshme për familjet tona.

Manipulimet dhe padrejtësitë që po na bëhen si shqiptarë nga EVN Maqedoni nuk mund të tolerohen më! Ju ftojmë të gjithë që të enjten, më 6 mars 2025, të bashkohemi në protestë dhe të bëjmë pritje para zyrës së EVN-së në Butel. Secili qytetar le të marrë me vete faturat e larta të energjisë elektrike si dëshmi e padrejtësive që po na bëhen! Mos lejoni që zëri juaj të shuhet!

Ne nuk mund të pranojmë që familjet tona të vuajnë për shkak të çmimeve të padrejta dhe abuzimeve që po ndodhin. Protesta është e drejta jonë dhe së bashku mund ta bëjmë ndryshimin! Mos qëndroni pasivë! Një komb që hesht përballë padrejtësisë, e pranon atë! Bashkohuni me ne dhe bëjmë ndryshimin së bashku!”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

Published

on

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë e fortë nga veriu (mbi 60 km/orë).

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -5 deri në 1 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 4 deri në 10 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e moderuar nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në -2, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Policia e Maqedonisë hap poligon të ri balistik, për ekspertiza më të sigurta forenzike

Published

on

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme u hap poligon i ri balistik, që pritet të sigurojë të dhëna më të mira për të gjitha ekzaminimet forenzike të provave balistike që kanë të bëjnë me armë të vogla dhe të lehta. Nga MPB thonë se ekspertiza tani do të kryhet në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Saktësia e rezultateve rrit besueshmërinë në hetime dhe siguron prova më të forta para organeve gjyqësore, prandaj një poligon i tillë shërben edhe si qendër trajnimi, ku stafi profesional mund të përmirësojë aftësitë dhe metodat e tij. Në këtë mënyrë, policia e Maqedonisë jo vetëm që përmirëson punën operative, por edhe ngrit nivelin profesional të përgjithshëm. Me vendosjen e një kapaciteti modern të tillë, policia fiton një mjet të fuqishëm për zgjidhje më të shpejta, më të thella dhe më objektive të rasteve,” shtoi Toshkovski.

https://www.facebook.com/watch/?v=1204069561680392

Fatkeqësisht, posedimi, keqpërdorimi dhe tregtimi i armëve të vogla dhe të lehta vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për sigurinë e qytetarëve, dhe prej këtu vjen nevoja për punë të vazhdueshme në këtë fushë, theksoi Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorian.

“UNDP, së bashku me donatorët e projektit, mbetet i përkushtuar për mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në trajtimin e armëve të vogla dhe të lehta. Iniciativa të tilla janë thelbësore për ndërtimin e paqes, drejtësisë dhe institucioneve të forta, si një nga qëllimet e Agjendës 2030, duke pasur ndikim pozitiv në shumë fusha të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm,” deklaroi Grigorian.

Advertisement

Laboratori modern balistik mundëson analiza të avancuara të trajektores, shenjave të brendshme të armës dhe gjurmëve mikroskopike të tjera, të cilat janë kyçe për zbardhjen e veprave penale, duke lejuar policinë të identifikojë shpejt nëse një armë e caktuar është përdorur në një ngjarje specifike.

Investimi në poligon është rreth 200,000 dollarë amerikanë dhe është realizuar me ndihmën e UNDP-së. Donator i projektit është Fondi Multilateral i Besueshëm i Kombeve të Bashkuara për armë të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, i përbërë nga Gjermania, Holanda, Suedia, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Struga drejt zgjedhjeve të parakohshme për Këshillin Komunal

Published

on

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, kryetari i komunés sē Strugës, Mendi Qyra deklaroi se AKI, Lista e Merkos dhe LSDM kanë krijuar një koalicion të fshehtë me qëllim bllokimin e seancave të Këshillit Komunal dhe paralizimin e funksionimit të institucioneve komunale.

Sipas Qyrës, këto veprime po dëmtojnë drejtpërdrejt interesin e qytetarëve dhe po pengojnë realizimin e projekteve të rëndësishme në nivel lokal. Ai theksoi se, pavarësisht bllokadave, ekziston një zgjidhje e qartë për tejkalimin e situatës.
“Nëse vazhdohet me këto bllokada dhe pengesa të qëllimshme, përgjigjja do të vijë nga qytetarët në zgjedhjet e parakohshme për Këshillin Komunal,” u shpreh Qyra.

Ai bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe funksionim normal të institucioneve, duke theksuar se vullneti i qytetarëve do të jetë vendimtar për të ardhmen e qeverisjes lokale.

Continue Reading

Më të lexuarat