Sport
FFM: Milevski publikoi listën për dy ndeshjet e para të eliminatoreve për Botërorin 2026

Seleksionuesi I reprezentacionit ‘’A’’ të Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski ka publikuar listën me futbollist të ftuar për dy ndeshjet e para të ciklit të ri eliminator për Kampionatin Botëror 2026 kundër Lihteshtajnit dhe Uellsit. Në listën e Milevskit janë përfshirë 27 futbollist, ku bie në sy rikthimi i Agon Elezit në ekipin përfaqësues, teksa Luka Stankovski është emër i ri.
Sa i përket futbollistëve tjerë, janë ftuar të gjithë reprezentuesit standart, duke përfshirë edhe shqiptarët tjerë si Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili. Maqedonia ciklin e ri e nis në transfertën ndaj Lihteshtajnit me 22 mars, teksa tre ditë më vonë pret Uellsin në Shkup.
Sport
Skandal në Rusi: Thirrjet ndaj Dakut, federata ruse nis hetimin për ngjarjen e shëmtuar

Një episod i shëmtuar ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg, gjatë ndeshjes së fazës së grupeve të Kupës së Rusisë mes Zenitit dhe Rubinit të Kazanit. Sulmuesi shqiptar i Rubinit, Mirlind Daku, u bë objekt i thirrjeve fyese nga tifozët vendas, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin sportiv.
Kreu i Komitetit të Kontrollit dhe Disiplinës të Federatës Ruse të Futbollit (RFU), Artur Grigoryants, konfirmoi për agjencinë “RIA Novosti” se rasti do të shqyrtohet zyrtarisht:
“Do të analizojmë episodin me brohoritjet ofenduese të tifozëve të Zenitit, të drejtuara ndaj futbollistit të Rubinit, Mirlind Daku”, tha Grigoryants.
Ndeshja përfundoi me fitoren 3-0 të Zenitit, ndërsa Daku arriti të shënonte një gol që më pas u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it. Kujtojmë se gjatë verës Zeniti kishte shfaqur interes për transferimin e 27-vjeçarit shqiptar, por marrëveshja nuk u finalizua dhe Rubin vendosi t’i rinovojë kontratën.
Mbledhja e Komitetit Disiplinor do të zhvillohet më 20 gusht, ku pritet të merret një vendim për sjelljen e tifozëve të Zenitit.
Sport
FFM HEQ KOTIZIMIN PËR EKIPET E LIGËS SË DYTË

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka marrë një vendim të rëndësishëm duke hequr kotizimin për pjesëmarrje në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë.
Për herë të parë në pothuajse 15 vjet, klubet e ligës së dytë nuk janë të detyruara të paguajnë një tarifë regjistrimi për pjesëmarrje në kampionat. Ky vendim, i marrë me iniciativën e Presidentit të FFM-së, Masar Omeragić, përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara drejt krijimit të kushteve më të mira të punës për klubet, lehtësimit financiar dhe promovimit të garës.
Shuma totale financiare nga e cila klubet përjashtohen me këtë masë është 128,000 euro për një sezon garues, që përfaqëson mbështetje të drejtpërdrejtë dhe forcim të stabilitetit të tyre.
Për më tepër, duke marrë parasysh që FK Besa 1976 nuk do të garojë më në sezonin 2025/26, FFM ka vendosur ta mbushë pozicionin vakant me FK Prespa. Në këtë mënyrë, garantohet mbrojtja e integritetit, vazhdimësisë dhe ekuilibrit konkurrues, si dhe respektimi i vazhdueshëm i parimeve të lojës së drejtë në Ligën e Dytë të Futbollit.
Sport
KOMPLETOHET JAVA E DYTË NË LIGËN E PARË TË FUTBOLLIT

Me ndeshjen AP Brera – Pelisteri që u zhvillua mbrëmë kompletohet java e dytë e kampionatit në ligën e parë. Ekipet mysafire me pikë maksimale në të gjitha ndeshjet
Me ndeshjes e djeshme mes AP Brera – Pelisteri që përfundoi me rezultatin 1-2 për mysafirët u kompletua java e dytë e sezonit të ri në Ligën e pare të futbollit vendor. Kjo javë u karakterizua me atë që në pesë ndeshjet e zhvilluara fitues dolën ekipet mysafire , ndërsa edhe ndeshja mes Shkupi – Sileksi që nuk u luajë zyrtarisht është regjistruar 0-3 për ekipin nga Kratova që do të thotë se java e dytë doli 0-6 në favor të ekipeve mysafire ku u regjistruan 15 gola
Në ndeshjen e fundit të javës së dytë që u zhvillua në Strumicë ekipi i Pelisteri pas plot 7 sezoneve shënoi fitoren e pare në cilësinë e mysafirit. Autor të golave në këtë ndeshje ishin Antovski për AP Brera, ndërsa Ivanovski nga penaltia dhe Boshkovski për ekipin e Pelisterit.
Sa i përket golashënuesve në dy ndeshjet e para nga 2 gola kanë regjistruar Kompaore i Struga Trim Lum, Besart Ibraimi i Shkëndijës , Dimitar Danev e Mato Rogers Kassim të Vardarit dhe Fereira Miguel Angel i Sileksit,
Pas dy xhirove të zhvilluara në kampionatin e ri 2025/2026 , tabelën e kryesojnë Shkëndija, Vardari dhe Struga Trim Lum me nga 6 pikë, para Bashkimit që ka 4 pikë, ndërsa ekipi i Makedonij a Gj.P, AP Brera dhe Shkupi nuk kanë të fituar asnjë pikë
Rezultatet komplet të javës së dytë
Arsimi – Struga Trim Lum 1-2
Tikveshi – Vardari 1-2
Rabotniçki – Bashkimi 0-2
Makedonija Gj.P – Shkëndija 1-3
AP Brera – Pelisteri 1-2
Shkup – Sileksi 0-3 zyrtarisht
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve