Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Në këtë moment, aktivitet investues prej rreth dy miliardë denarë për projekte në arsim

Published

on

Arsimi është një nga prioritetet kryesore të kësaj qeverie. Në këtë moment kemi aktivitet investues prej rreth dy miliardë denarëve për projekte në arsim, më shumë se 30 investime kapitale, shtatë objekte tërësisht të reja shkollore, rreth njëzet po rinovohen, salla sportive në Strugë dhe në Manastir, filluam me sallat sportive në Kisella Vodë dhe Aerodrom, në plan është vazhdimi i projektit për rikonstruimin e universiteteve, fillojmë me kampusin “Nënë Tereza”, deklaroi pasdite kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në komunën Studeniçan.

“Ashtu që, arsimi është një fokus i rëndësishëm i kësaj qeverie dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në të njëjtën kohë, do të vazhdojë mbikëqyrja inspektuese e atyre institucioneve të arsimit të lartë, si dhe atyre të tjera arsimore, që nuk i plotësojnë standardet. Do të paralajmërohen. Nëse nuk ndërmarrin asnjë masë për përmbushjen e standardeve, do të duhet të mbyllen”, theksoi kryeministri.

Mickoski tha se fëmijët duhet të fitojnë njohuri evropiane dhe “këtë mund ta ofrojnë institucionet që i respektojnë ligjet dhe ofrojnë këtë lloj transferimi të njohurive”.

“Ashtu që, reforma në arsim është vërtet e gjerë. Këtë vit, diçka që nuk është për t’u mburrur, studentët i morën librat më 1 shtator. E njëjta gjë do të jetë e vërtetë edhe vitin e ardhshëm. Ne para 10-15 vjet kemi folur për një kompjuter për çdo fëmijë, sot jemi të lumtur nëse çdo fëmijë ka libër. Por, për fat të keq, shtatë vite patëm cunami, që edhe atë nuk ka mundur ta bëjë ajo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së, kështu që kjo qeveri duhet t’i bëjë të gjitha ato gjëra elementare”, shtoi kryeministri.

Në kuadër të fushatës “Aty ku zemra është shtëpi”, të organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ai mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për rindërtimin e një rruge lokale.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ulen çmimet e produkteve shkollore – Prindërit kursejnë deri në 2000 denarë

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se tregtarët janë duke e respektuar masën e qeverisë për uljen e çmimit të produkteve shkollore, shkruan Alsat.

Ai rikthekson rregullat për tregtarët. Qeveria mëson se me këtë masë, prindërit do të arrijnë të kursejnë nga 700 deri më 2000 denarë gjatë blerjes së produkteve shkollore në prag të fillimit të vitit shkollor.

“Bazë është çmimi nga 1 korriku 2024. Është detyrë e tregtarëve është caktojnë se cila ka qenë çmimi atëherë dhe nga ajo të sigurojnë lirim prej 10-15% dhe të vendosin në hyrjen e dyqanit mbishkrim “Më pak shpenzime, më shumë për ju”. Inspektorati i tregut është në terren dhe shikon nëse respektohet. Tani nuk kemi arsye të besojmë se dikush nuk është duke e respektuar”, tha Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Paraqitet e zhdukur 17 vjeçarja nga Kumanova

Published

on

Është paraqitur si e zhdukur, kumanovarja 17 vjеcare,. Paraqitjen e saj ne organet kompetente (Polici) e ka bërë babai i saj
“Sot në Stacionin policor të Kumanovës (SPB), në ora 01:30, personi me incialet S.I. (47) nga Kumanova, ka denoncuar se vajza e tij A.I. (17), është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur”, kanë njoftuar përfaqësuesit e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
Organi përkatës ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta zbardhur rastin sa më shpejtë të jetë e mundur.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vajza 14 vjeçe nga Maqedonia, përdhunohet në Pejë,arrestohet 36 vjecari nga Kosova

Published

on

Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin 36 vjeçarit nga Peja, i cili dyshohet për përdhunimin e 14 vjeçares nga Maqedonia e Veriut.

Një burrë nga Peja e Kosovës gjendet në paraburgim, që kur para 3 ditësh u arrestua nga policia e Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e koshte përdhunuar 14 vjeçaren nga Maqedonia e Veriut.

I dyshuar i moshës 36 vjeçare, është arrestuar gjatë uikendit, pasiqë paraprakisht policia e Kosovës kishte gjetur gjurmë të cilat çonin deri tek i dyshuari, ndërkohë që dëshmia e vajzës ishte kyçe për ta arrestuar personi në fjalë, raportojnë mediat e Prishtinës.
Viktima dhe nëna e sajë, rastin e denoncuan në polici, me ç’rast vajza në detaje e kishte rrëfyer rastin, i cili kishte ndodhur në një shtëpi të braktisur në Pejë të Kosovës.

Sipas dëshmisë, tanimë i arrestuari, vajzën e kishte detyruar me dhunë për marrëdhënie seksuale.
Përfaqësues të prokurorisë nga Peja, bëjnë të ditur se procesi hetues është në rrjedhë e sipër. Nëse i akuzuar dënohet, sipas legjislaturës së Kosovës, të dyshuarit i kanoset burg deri në 10 vite heqje lirie.

Continue Reading

Më të lexuarat