Connect with us

Sport

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT, SHQIPËRIA –  ANDORA NË AIR ALBANI

Published

on

Kualifikimet  për Kampionatin Botërorë të futbollit që mbahet  Shtetet e Bashkuara të Amerikës  në vitin 2026 vazhdojnë sonte  me gjashtë ndeshje  të raundit  të  dytë. Kombëtarja  shqiptare  në Grupin K, sonte  në stadiumin ‘’Arena Kombëtare ‘’ në ora  20 e  45   do të  përballet  me  Andorrën .. Pas disfatës së pësuar ndaj Anglisë në “Wembley”, Shqipëria do të hyjë nesër në fushë me objektivin e vetëm që është fitorja. Kuqezinjtë shikohen si favoritë absolutë në sfidën e sotme.  Po n; grupin K  sonte  përballen edhe  Angli- Letoni. Ndërsa  në ndeshjet  tjera  sonte  takohen : Lituani – Finlandë, Bosnjë Hercegovina – Qipro, Poloni  – Maltë  dhe San Marino – Rumani

Shaban Sinani – TV Koha

Sport

Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror

Published

on

Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.

Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.

Continue Reading

Sport

Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen

Published

on

Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.

Ja si do ndeshen ditën e martë:

Continue Reading

Lajme nga vendi

Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!

Published

on

Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.

Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.

Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.

Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.

Advertisement

Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.

“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.

Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.

Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.

Advertisement

Shihemi në Dablin…

Continue Reading

Më të lexuarat