Lajme nga vendi
Arrestohet një person nga rrethi i Likovës, drejtoi makinën me shpejtësi prej 108 km në orë në vendbanim
Një person nga fshati Nikushtak dje u arrestua, pasi drejtoi makinën me shpejtësi prej 108 km në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
Siç njoftoi MPB-ja, në rrugën rajonale Kumanovë – fshati Nikushtak, nëpunës policorë nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Kumanovë sot në orën 11:30 e privuan nga liria F.А.(21) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës.
Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor ishte konstatuar se drejtonte automjetin e pasagjerëve „folksvagen golf“ me shpejtësi prej 108 kilometra në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
Ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297а të Kodit Penal – „drejtimi i automjetit në mënyrë të pandërgjegjshme“.
Lajme nga vendi
ANKETË E TV KOHA: GJASHTË VITE NË NATO – SA JEMI TË SIGURTË?!
Para 6 viteve më 27 mars 2020, Maqedonia u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Kjo datë mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë më të re të vendit.
Por, 6 vite më pas, në kushte të krizave të luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, a ndjehet më e sigurtë vendi ynë.
U bënë 6 vite prej se Maqedonia e Veriut formalisht u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Kjo temë sërish rikthehet në opinion përmes urimeve partiake, meritave të vjetra dhe përballjeve të reja politike. Përtej mesazheve të politikës ditore cështja që shtrohet sot është shumë më praktike; Duke parë zhvillimet në rajon por edhe lëvizjet gjeopolitike në rrafshin global, Çka realisht fitoi Maqedonia e Veriut me hyrjen në NATO?
Qytetarët për Tv Koha, mbase të zhgënjyer nga situata ekonomike, kishin përgjigje interesante.
“Jemi më mirë, se tani në rast rreziku i kemi shtetet tjera afër me na shpëtuar”
“Mendoj se është më keq. Ka hy në NATO vec me fjalë”
“Mendoj se është më I sigurt si shtet, tutje nuk e di, ekonomikisht dihet si është”
“Shkurt e shqip hiç askund. Nga mërgimi I ardhur këtu, 36 vjet në Evropë, jam bë pishman pse jam kthy”
“Kështu si është duke shkuar, asnjë send, kështu sic është duke shkuar në BE në 2050”
Ndryshe, në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, Maqedonia mori ftesë kushtëzuese anëtarësimi, me kusht që ta zgjidh çështjen e emrit me Greqinë, që u arrit me Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018 duke hapur rrugën për përfundimin e procesit të integrimit.
Përcaktimi për integrimin euroatlantik të vendit daton që nga viti 1993 kur Kuvendi I atëhershëm miratoi Rezolutën ku u definuan prioritetet e politikës së jashtme të vendit, anëtarësimi në NATO dhe BE.
Lajme nga vendi
Gjykata e shpalli grevën e kontrollorëve të paligjshme, M-NAV njoftoi për kallëzim penal
Gjykata Themelore Civile në Shkup e ka ndaluar përsëri grevën e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SKT), e cila ishte paralajmëruar për fundin e tetorit, si të paligjshme. Një kallëzim penal është ngritur kundër kryetarit të Sindikatës, Aleksandar Tasevski, për shpërdorim të detyrës, si dhe është vërtetuar identiteti i punonjësit që i zbuloi sekretet afariste portalit “Burevesnik”, njoftoi në konferencën e djeshme për shtyp përfaqësuesi ligjor i Navigacionit Maqedonas (M-NAV), avokati Goran Nikollovski.
Nikollovski shpjegoi se gjykata e ndaloi grevën për shkak të mungesës së kërkesave për mbrojtjen e të drejtave të punës, moskryerjes së një procedure të detyrueshme pajtimi dhe për shkak se SSKL nuk ka legjitimitet ligjor për të organizuar në mënyrë të pavarur greva.
“Edhe një herë, Gjykata Themelore Civile në Shkup e ka ndaluar grevën e paralajmëruar nga dega e SKT si të paligjshme. Greva është e ndaluar për tre arsye, përkatësisht kërkesa për grevë nuk përmban asnjë kërkesë sindikale, përkatësisht kërkesa për mbrojtjen e të drejtave të punësimit, nuk është zhvilluar një procedurë e detyrueshme pajtimi dhe përfundimi përfundimtar i gjykatës është se SKT, si degë, nuk ka legjitimitet ligjor për të organizuar dhe zhvilluar në mënyrë të pavarur greva”, deklaroi Nikollovski.
Për shkak të njoftimeve për greva të reja, M-NAV ka filluar edhe një procedurë të veçantë gjyqësore, duke kërkuar një përcaktim se SKT, në përgjithësi, nuk ka të drejtë të veprojë dhe të organizojë në mënyrë të pavarur aktivitete të tilla. Kjo kërkesë, siç theksoi avokati, bazohet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe statutin e Sindikatës së Pavarur për Transport dhe Komunikacion.
Lajme nga vendi
Zgjidhen katër prokurorë të rinj për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
Këshilli i Prokurorëve Publikë, në seancën e 40-të të sotme, vendosi të zgjedhë Engjëllushe Kadriu-Leshi, Aleksandar Markovski, Ana Gogovska-Jakimovska dhe Ana Stojkoviq-Dimitriovska si prokurorë të rinj publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Kryetari i Këshillit, Bashkim Selimi, fillimisht informoi se tetë kandidatë kanë paraqitur aplikime në konkursin për pesë prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro kanë tërhequr kandidaturat e tyre dhe nuk do të merren në konsideratë.
Pas shqyrtimit të kandidaturave, Këshilli nuk votoi për kandidatët Marija Gorgjieva, Valentina Bislimovska, Suzana Mirçeska-Kuzmanovska dhe Ivana Aleksovska-Trajçevska në një votim publik.
Prokurori Publik i Shtetit Nenad Saveski tha se nuk ka marrë pjesë në intervista, por i ka studiuar materialet për të gjithë tetë kandidatët, i njeh të gjithë dhe është i njohur me punën e tyre, duke treguar se do të votojë për tre kandidatët që nuk vijnë nga Prokuroria Publike, duke pasur parasysh, siç tha ai, qëndrimin e tij se duhet t’u jepet një shans.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

