Sport
KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2026: SONTE NË SHKUP PËRBALLEN MAQEDONIA – UELLSI
Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese në kuadër të Grupit J, për Kampionatin Botërorë që do të mbahet në SHBA në vitin 2026. Kundërshtar i reprezentacionit tonë është Uellsi e cila në raundin e parë shënoi fitore 3-1 kundër Kazakistanit. Në pritje të ndeshjes së sotme, mbrëmë para seancës së fundit stërvitore në arenën ‘’Todor Proeski’’ u mbajt press konferenca zyrtare ku pra mediumeve pikëpamjet e tyre për duelin me Uelsin i dhanë seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe portieri Stole Dimitrievski. Seleksionuesi Milevski tha se kanë analizuar ekipin kundërshtar edhe pse është shumë më ndryshe ndeshja me Lihtenshtajnin
Portieri Stole Dimitrievski theksoi se ndeshja me Lihtenshtajnin ishte mjaftë e vështir duke pasur para sysh se ishin në ankthin e tragjedisë në Koçani-:
“ Gjithmonë që kam ardhur në pres Konferencë kemi pasur një ‘’rrjetë të pastër’’ , le të bëjmë të njëjtën gjë kundër Uellsit. Le të jetë kjo lumturi e re. Do të doja që të kishim një ndeshje tjetër të mirë, po punojmë dhe jemi gati. Nëse arrijmë të mbrohemi, kemi të paktën një barazim dhe pse të mos dalim edhe fitues’’ tha portieri Stole Dimitrievski
Ndeshja e raundit të dytë e grupit J, mes Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit do të zhvillohet sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup me fillim në ora 20 e 45 minuta
Shaban Sinani – Tv Koha
Sport
Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror
Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.
Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.
Sport
Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen
Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.
Ja si do ndeshen ditën e martë:


Lajme nga vendi
Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!
Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.
Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.
Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.
Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.
Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.
Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.
“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.
Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.
Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.
Shihemi në Dablin…
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

