Connect with us

Lajme nga vendi

LIGA E PARË: FITORE E RËNDËSISHME E SHKËNDIJËS DHE KF BESA

Published

on

Dy fitore të skuadrave vendase një barazim dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 14 gola të shënuar dhe dy kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 26-të në Ligën e parë të futbollit vendor

 Derbi i dy skuadrave të rajonit të Pollogut mes ekipit Besa të Dobërdollit dhe Gostivarit që u  zhvillua në kushte tejet të vështira atmosferike përfundoi me fitoren e  nikoqirëve me  rezultatin 2-1. Selmani dhe Shefiti ishin autor të golave për Besën, teksa për Gostivarin shënoi Kalanoski. Me këto tri pike besa  shtonë gjasat për ta  siguruar mbijetesën. Këtë pas  përfundimit të ndeshjes e pohoi autori I golit të parë Remzifaik Selmani

 “ Ishte një ndeshje shumë e vështirë e shihni edhe vet se kushtet atmosferike ishin shumë të rënda. I ftohti i madh në këtë ndeshje na e bënte të vështirë të vrapojnë e të jemi më të lire në këtë ndeshje. Por në fund ia dolëm shënuam dy gola morëm tre pike jemi shumë të lumtur si ekip dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë seri. Kjo fitore do të na  ndihmojë shumë të ngjitemi më lartԯ në tabelë, të largohemi nga kjo situate që jemi poshtë tabelës dhe shpresojmë në ndeshjen e ardhshme të bëjmë të njëjtën gjë të marrim tre pike dhe dal nga dal të sigurojmë mbijetesën” tha futbollisti Remzifaik Selmani

 Ndërkaq klubi i futbollit Gostivari, në rrjetet sociale ka kërkuar  falje  fansave  të tyre  pasi nuk kanë arritur objektivat për të luftuar  titullin kampion “Ju kërkojmë ndjese qe i kemi zhgënjyer tifozët tanë kaq ne fillim te sezonit pasi i kishim dhëne shprese për titull dhe kualifikim ne kupat e Evropës ne fillim te sezonit! Nuk kemi justifikime. Nuk kemi asgjë për të thënë. Ne të zhgënjyem! Na vjen sinqerisht keq” thuhet në  një njoftim të KF Gostivari.

 Fitore ka marrë edhe Shkëndija, ku në Kavadar mundi Tikveshin me golin e vetëm të Liridon Latifit. Shkëndija me tre pikët e fituara në Kavadar tani kryeson me 56 pikë. Pas ndeshje trajneri Jeton Beqiri u shprehë kënaqur me këtë fitore që jep siguri për të fituar titullin kampion. 

Advertisement

 Patjetër se është një fitore e rëndësishme, por më e rëndësishme për mua ishte se si u duk Shkëndija dhe si luajti gjatë 90-të minutave, si kur ishim numerikisht të barabartë, ashtu edhe kur ishim me një lojtar më pak.”  “Kemi probleme në disa momente kur s’jemi sa duhet cinik, nuk realizojmë rastet. Normalisht edhe tensioni edhe dëshira e futbollistëve është shumë e madhe, si duket mungon qetësia e momentit të fundit. Por, ishte e rëndësishme të merren tre pikët nga ndeshja në ndeshje dhe pastaj gjërat tjera vijnë duke u përmirësuar gradualisht.” deklaroi  trajneri Jeton Beqiri

Ndërkohë Voska Sport është mundur në shtëpi me përmbysje nga Sileksi me shifrat 1:2 edhen pse  deri në minutën e 85 –të ishte në epërsi. FC Shkupi dhe Rabotniçki në Çair i ndajtën pikët duke luajtur me barazim pa gola, ndërsa  AP Brera në Strumicë pësoi nga Vardar 0-2. Të shtunën Struga Trim Lum mundi Pelisterin me rezultat të thellë 4-1. Pas  javës së 26-të, tabelën e kryeson Shkëndija me 56 pikë e ndjekur nga Sileksi që ka  52, Rabotniçki me 49 dhe Gostivari me  44 pikë.

SHABAN SINANI – TV Koha

Lajme nga vendi

Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet

Published

on

“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.

Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme nga vendi

48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi

Published

on

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.

Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE

Published

on

Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.

Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.

Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues

Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

Continue Reading

Më të lexuarat