Connect with us

Lajme nga vendi

Mbi 70 vendime pune në arsim, administratë dhe Njësinë e Zjarrfikësve në Gostivar

Published

on

Komuna e Gostivarit ka dhënë mbi 70 vendime pune për mësimdhënësit, punonjësit e administratës komunale si dhe për zjarrfikësit, që nga fillimi i vitit 2025. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Valbon Limani, i cili theksoi se shumica e vendimeve janë dhënë për sektorin e arsimit, konkretisht për shkollat fillore dhe të mesme në qytet dhe fshatra.

“Bëhet fjalë për punonjës të arsimit që kanë përmbushur të gjitha kriteret ligjore dhe që tashmë do të kenë siguri më të madhe në vendet e tyre të punës. Kjo është një mënyrë për të rritur stabilitetin dhe motivimin në sektorin arsimor,” deklaroi kryetari Limani.

Ndërkohë, në administratën komunale dhe Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit janë dhënë gjithsej 20 vendime pune. Kryetari Limani nënvizoi se këto vendime janë dhënë për të gjithë ata punonjës që kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe që kanë kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në institucionet përkatëse.

“Vlerësojmë punën dhe përkushtimin e të gjithë të punësuarve, dhe si komunë do të vazhdojmë t’u qëndrojmë pranë të gjithëve që kontribuojnë ndershmërisht. Vendime të tjera do të ketë edhe në periudhën në vijim,” shtoi ai.

Lajme nga vendi

Fillon faza e zbatimit konkret të Strategjisë 2025–2028 për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë në RMV

Published

on

Pas mbledhjes konstituive të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, të mbajtur më 2 shkurt 2026, sot shënohet hyrja në fazën vendimtare të zbatimit konkret të Strategjisë për periudhën 2025–2028 dhe Planit të Veprimit 2025–2026, njoftojnë nga kabineti i zv. kryeministrit Arben Fetai.

“Me Vendimin e Qeverisë të datës 9 shtator 2025 dhe me emërimin e anëtarëve më 28 tetor 2025, është konsoliduar struktura e plotë institucionale për koordinimin dhe monitorimin e kësaj strategjie.

Megjithatë, siç theksoi Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, struktura në vetvete nuk prodhon rezultate, rezultatet arrihen përmes veprimit të koordinuar, përgjegjësisë së qartë institucionale dhe llogaridhënies konkrete.

Këshilli Nacional përcakton drejtimin politik, ndërsa Komisioni Nacional ka për detyrë të sigurojë që ky drejtim të përkthehet në rezultate të matshme në praktikë. Raporti i parë vjetor evidenton progres normativ, por faza aktuale kërkon angazhim të shtuar operacional, disiplinë në raportim dhe reagim tëmenjëhershëm ndaj pengesave sistemike.

Në këtë kontekst, Komisioni Nacional do të funksionojë si mekanizëm aktiv i zbatimit dhe monitorimit, me fokus në:

Advertisement

-zbatimin e plotë të përgjegjësive institucionale;

-identifikimin dhe adresimin e pengesave reale në sistem;-raportim me integritet, transparencë dhe pa kalkulime politike;

-ndërhyrje të menjëhershme në rast vonesash apo mungese kapacitetesh”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, theksojnë nga atje, u promovua dokumenti i përgatitur në bashkëpunim me United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC), “Checklist për lehtësimin e kthimit të pasurisë”, si instrument praktik për standardizimin dhe fuqizimin e proceseve të rikuperimit të aseteve. Ky dokument përfaqëson një hap konkret drejt forcimit të kapaciteteve teknike dhe harmonizimit me standardet ndërkombëtare.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndërpritet bojkoti i mësimit në Vaksincë! Suspendohet arsimtarja deri në ekzaminimet mjekësore

Published

on

Pas një muaji të plotë bojkot, ka rifilluar mësimin në filloren e Vaksincës. Pas raportimit të vazhdueshëm të TV21 për mos reagim në kohë të institucioneve, më në fund drejtoria e shkollës mori vendim për suspendim të arsimtares së anglishtes S.S. për të cilën dyshohet se ka probleme shëndetësore. Drejtori i Sh. F. “Rilindja” përmes telefonit e konfirmoi se arsimtaren në fjalë e kanë larguar nga puna 3 muaj deri sa të kryhen procedurat administrative dhe ekzaminimet shëndetësore te Instituti i mjekësisë së punës.

Nga Komuna e Likovës thanë se kanë urdhëruar drejtorinë që ta zëvendësojnë përkohësisht me një arsimtare tjetër të anglishtes në mënyrë që mësimi të mos ngecë, ndërsa gjatë pushimit pranveror dhe veror do të kompensohen 4 javët e humbura mësimore. Nga Inspektorati shtetëror i arsimit thonë se brenda afateve ligjore presin raportin e drejtorisë për ekzaminimet mjekësore për të vendosur nëse arsimtarja S.S. i plotëson kushtet për tu rikthyer në mësim ose për përjashtim të përhershëm nga puna.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Tiranë, deklaratë e 5 vendeve për Korridorin 8

Published

on

Shqipëria, Italia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania angazhohen për avancimin pa vonesa të ndërtimit të Korridorit 8 si një ndërlidhje e rëndësishme strategjike, politike, ekonomike dhe të sigurisë. Angazhimi i 5 vendeve u  konfirmua përmes një deklarate të përbashkët në ministerialin e mbajtur në Tiranë.
“Ne thjesht po përfundojmë një detyrë që historia e ka përcaktuar tashmë për ne: ta bëjmë këtë pjesë të Evropës realisht të ndërlidhur. Në të gjithë vendin, korridori është në qendër të strategjisë sonë kombëtare të transportit. Shqipëria po bëhet një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti. Për rajonin tonë, ky nuk është vetëm një projekt transporti. Është një deklaratë politike. Ai tregon se Adriatiku dhe Deti i Zi nuk janë skajet e Evropës, por portat e saj hyrëse.”, – deklaroi ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Për kryediplomatin italian, Antonio Tajani, Korridori 8 është një projekt kyç për ndërlidhjen e një rajoni që pret ribashkim me Evropën.
“Ne do të bëjmë gjithçka që ju të jeni pjesë e Bashkimit Evropian së shpejti. Por, përpara duhet të bëjmë ribashkimin. Nuk është zgjerim por ribashkim. Ju jeni vende evropiane dhe kështu është më mirë të flasim për ribashkim. Do të këmbëngulim në Bruksel për të arritur rezultate shumë të mira për korridorin 8, jam i gatshëm të bëjmë gjithçka për ta përshpejtuar.”, – theksoi ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Angazhimin për të vijuar investimet dhe përfundimin në një kohë sa më të shpejtë e morën edhe Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania.
“Të harmonizojmë hapat në të gjitha anët. Ndërlidhja nuk është vetëm beton. Rajoni duhet të prodhojë rezultate të prekshme për të gjithë, sidomos për të rinjtë.”, – u shpreh ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski.
“Korridori 8 rrit konkurrueshmërinë dhe ekonominë e rajonit, ul varësinë nga korridoret e tjera, është një katalizator zhvillimi dhe  do ta bëjë më tërheqës rajonin.”, – deklaroi zëvendësministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolaj Pavlov.
“Rumania është shumë e përkushtuar të mbështesë këtë infrastrukturë të rëndësishme për Evropën Juglindore. Aspekti strategjik në të ardhmen na bën bashkë dhe është detyra jonë të bashkëpunojmë.”, – theksoi ambasadori i Rumanisë,
Oktavian Sherban.
Korridori 8 është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për integrimin rajonal që synon të lidhë portin e Durrësit dhe Vlorës me Maqedoninë e Veriut dhe më tej me Bullgarinë, duke krijuar një aks strategjik mes Detit Adriatik dhe Detit të Zi.
LULJETA NDOKA
Continue Reading

Më të lexuarat